jonuzi
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
|
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
PD ēel zyrtarisht fushatėn, Berisha: Nisim startin e fitores sė dytė
Bota sot (Tiranė)
“Tirana evropiane! Si Tirana do tė jetė e gjithė Shqipėria!. Do tė jetė Shqipėria e qytetarėve shqiptarė, do tė kemi mė shumė rrugė, autostrada tė standardeve evropiane”, theksoi kryeministri i shtetit shqiptar, dhe kryetar i PD-sė, dr. Sali Berisha, duke hapur siparin e fushatės elektorale nė Tiranė.
Tiranė- Partia Demokratike e Shqipėrisė, ka hapur tė hėnėn nė mbrėmje zyrtarisht fushatėn elektorale me njė miting madhėshtor nė Sheshin Skėnderbeu. Sipas kėngės qe ka shoqėruar pėr kaq kohė fushatėn e kampit blu, grupit Modern Talking, "We can win the race", kreu i kėsaj partie, njėkohėsisht kryeministri i vendit Sali Berisha thotė se PD nis startin e fitores se dytė. Ai shtoi se katėr vitet e ardhshme tė mandatit tė dytė qeverisės do tė jenė vitet e progresit.Lideri i kėsaj partie njėherėsh edhe kryeministėr i shtetit shqiptar, dr. Sali Berisha ėshtė shprehur se nė katėr vitet e ardhshme do tė angazhohet pėr njė Tiranė evropiane, pasi me njė kryeqytet evropian do tė rrugėtohet pėr njė shtet mė tė zhvilluar. Para elektoratit tė djathtė kanė folur edhe kryetari i PD sė kryeqytetit, Aldo Bumēi dhe kandidatja pėr deputete, aktorja Rajmonda Bulku. “Tirana evropiane! Si Tirana do tė jetė e gjithė Shqipėria!. Do tė jetė Shqipėria e qytetarėve shqiptarė, do tė kemi mė shumė rrugė, autostrada tė standardeve evropiane. Tirana dhe Shqipėria evropiane do tė kenė ujė dhe drita 24 orė. Shkolla dhe spitale njėsoj si qytetarėt evropianė. Tirana e progresit dhe e zhvillimit do tė ketė unazėn e madhe tė qytetit dhe mė shumė gjelbėrim”, theksoi kryeministri dhe kryetari i PD-sė, dr. Sali Berisha. Ai ėshtė zotuar se nė tėrė vendit do tė hapen vende tė reja tė punės dhe do tė krijohet perspektivė e re pėr qytetarėt shqiptarė.
"Ne nisim startin e madh pėr fitoren e dytė, e cila do tė ketė pėr mision ėndrrėn e madhe evropiane tė tiranasve, do tė jetė Tirana e Shqipėria me 24 orė ujė nė mbarė vendin, me shkolla mė tė mira, me shėrbimin shėndetėsor dinjitoz pėr njė qytetar evropian. Se bashku, me 28 qershor rikthejmė lavdinė tonė elektorale 22 marsin e vitit '92. Fitore, fitore, fitore", u shpreh Berisha, duke shtuar se qytetarėt shqiptarė duhet tė ndihen krenarė pėr vendin dhe shtetin e tyre. “Nė tė gjithė vendin ne do tė hapim 160 mijė vende pune. Tirana evropiane dhe Shqipėria evropiane do tė kenė pensionet mė tė lartė se 6 vende anėtare tė Bashkimit Evropian. Tirana evropiane do tė jetė Tirana e prestigjit e dinjitetit tė kėtij kombi. Tirana nuse, Shqipėria nuse, mė 28 qershor. Ėndrra jonė vazhdon, pėr njė fitore si mė 22 mars tė vitit 1992. Rroftė Tirana! Rroftė Shqipėria!”, pėrmbyllė fjalėn e tij kryeministri Berisha.
Ndėrkaq, kryetari i PD sė kryeqytetit, Aldo Bumēi, theksoi se Shqipėria nėn udhėheqjen e Berishės, po dėshmon pėr kualitetet tė reja politike, ekonomike dhe nacionale. “Tė gjithė jemi dėshmitarė tė tė arriturave tė pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė kėto katėr vjetėt e fundit, dhe nė kėtė aspekt do tė punohet edhe nė mandatin e ri katėr vjeēar. Shqiptarėt dinė tė zgjedhin dhe tė orientohen pėr tė ardhmen”, vlerėsoi Brumēi. Po ashtu, kandidatja pėr deputete dhe aktorja e njohur Rajmonda Bulku, theksoi se kryeministri Berisha i ktheu dinjitetin Shqipėrisė duke e quar nė familjen e madhe tė NATO-s e sė shpejti edhe nė BE.
Zotimi pėr fitoren mė tė thellė nė historinė e demokracisė shqiptare
Partia Demokratike hyn nė garėn elektorale tė kėtij viti me koalicionin mė tė madh nė histori, me plot 10 parti politike, me synimin e vetėm tė fitores sė thellė nė zgjedhje. Katėr vitet e mandatit qė po mbyllet, qeverisja demokratike arriti tė realizojė tė gjitha premtimet e saj, si rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet nė infrastrukturė, furnizimin me 24 orė me energji elektrike, hapjen e afro 100 mijė vendeve tė reja tė punės, uljen e taksave, realizimin e reformave jetike qė mundėsuan edhe anėtarėsimin e vendit nė NATO e njėherazi dorėzimin nė Bruksel tė kėrkesės pėr statusin kandidat nė BE. Ndėrkohė, kryeministri Berisha premton se nė mandatin e dytė prioritete do tė jenė rritja e mėtejshme e pagave dhe pensioneve, pėr tė parakaluare dhe 6 vendet tė BE, investimet nė infrastrukturė, zgjidhjen e ēėshtjes sė pronėsisė, thellim tė reformave nė sistemin e drejtėsisė, sistemin shėndetėsor etj. Gjithashtu, brenda vitit tė parė tė mandatit tė dytė qytetarėt shqiptarė do tė lėvizin tė lirė, pa viza, nė tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian.
Fjala e Kryeministrit Berisha nė ēeljen e fushatės elektorale nė Tiranė, pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009
Tė dashur qytetare dhe qytetarė tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė,
Vėllezėr e motra,
Zonja e zotėrinj,
Sė pari, ju pėrshėndes vėllazėrisht ju, nė kėtė shesh, tė gjithė qytetarėt shqiptarė, kudo qė ndodhen sot, u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė qytetarėve tė kryeqytetit, tė cilėt me besimin e tyre, katėr vjet mė pare, bėnė qė Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i Shqipėrisė anėtare e NATO-s, Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i Shqipėrisė aplikante pėr anėtare e plotė nė Bashkimin Europian, Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i vendit me rritjen ekonomike mė tė lartė nė Europė, Tirana, sot tė jetė kryeqyteti i vendit me rezultatet ndėr mė tė shkėlqyera pėr klimėn e biznesit, Tirana, sot tė jetė nė startin e madh tė fitores sė re, fitores sė 28 qershorit, Tiranės europiane, Shqipėrisė europiane.
Qytetare e qytetarė tė Tiranės,
Sot, ne nisim startin e madh pėr fitoren e dytė. Fitoren, e cila do tė ketė si motėr 22 marsin e vitit ’92. Fitoren, e cila do tė ketė pėr mision ėndrrėn e madhe europiane tė tirananasve, tė mbarė shqiptarėve. Tirana europiane do tė ndėrtojė Shqipėrinė europiane, si tė jetė Tirana, do tė jetė Shqipėria.
Qytetare e qytetarė tė Tiranės,
Katėr vitet qė vijnė janė vitet e projektit tonė tė madh, projekt, me tė cilin qytetarėt shqiptarė, qytetarėt e Tiranės, njėlloj si ata tė vendeve europiane, do tė kenė rrugėt, autostradat, transportin e standardeve mė tė mira.
Tirana europiane dhe Shqipėria europiane do tė jetė Tirana e qytetarit dhe Shqipėria e qytetarit, me 24 orė ujė nė mbarė vendin, me shkollat mė tė mira, me shėrbimin shėndetėsor dinjitoz pėr njė qytetar europian.
Tirana europiane do tė jetė Tirana e punės, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisė.
Nė Tiranė dhe nė mbarė Shqipėrinė, nė katėr vitet qė vijnė do tė krijojmė sė bashku 160 mijė vende pune tė reja.
Tirana do tė jetė nė katėr vite kryeqyteti me unazėn mė moderne dhe mė tė re nė Europė, i unazės sė madhe dhe korridoreve tė saj.
Tirana evropiane, Shqipėria europiane do tė jetė kryeqyteti i vendit, qytetarėt e pensionistėt tė cilėt do tė paguhen edhe mė mirė se ata tė 6 vendeve anėtare tė BE-sė.
Tirana europiane do tė jetė Tirana e lirive, do tė jetė Tirana e prestigjit dhe e dinjitetit tė kėtij kombi.
Nė katėr vite, ne sė bashku, kėtu nė Tiranė, ku ne e nisėm udhėtimin tonė tė lirisė, do tė shndėrrojmė nė realitet ėndrrėn tonė tė bukur, Tirana gati nuse, Shqipėria gati nuse pėr anėtare tė Bashkimit Europian.
Rroftė Tirana!
Rroftė Shqipėria!
Rroftė fitorja!
Sė bashku, mė 28 qershor tė rikthejmė lavdinė tonė elektorale, 22 marsin e vitit ’92. Fitore!
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|