Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-09, 17:38   #426
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

PK: Bogdanoviq erdhi nė cilėsinė e banorit tė Kosovės

Prishtinė, 9 qershor - Sipas Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės ministri serb Goran Bogdanoviq dje nė veri tė Kosovės kishte hyrė nė cilėsinė e banorit tė Kosovės. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Arbėr Beka, ka thėnė se Bogdanoviq kishte hyrė nė Kosovė tė premten, pėrmes portės 1. "Ai ėshtė banor i Leposaviqit, shtetas i Kosovės. Ka hyrė nė cilėsinė e qytetarit", ka thėnė Beka. Kėshilltari i Ministrit tė Brendshėm, Fisnik Rexhepi, ka thėnė se Bogdanoviq do tė merrte tė njėjtėn pėrgjigje nėse do tė kėrkonte vizitė zyrtare. Por Bogdanoviq ka tejkaluar natyrėn e vizitės sė tij dhe ka zhvilluar njė aktivitet politik nė Leposaviq, duke keqpėrdorur natyrėn e vizitės sė tij.
QIK-u

Sėrish rrėnohen gurėt e kufirit me Kosovėn

Vija kufitare mes Kosovės dhe Maqedonisė nė pjesėn e Tanushės dhe Debėlldesė vazhdon tė jetė mollė sherri mes dy vendeve. Banorėt e fshatrave kufitare nga ana e Kosovės edhe njė herė kanė rrėnuar pjesėn mė tė madhe tė gurėve qė shėnonin vijėn kufitare, nė shenjė pakėnaqėsie pasi vlerėsojnė se 2500 hektarė tokė e tyre i mbetet Maqedonisė. Kontestuese mbetet vendi i quajtur Kodra Fura pėr tė cilėn kosovarėt konsiderojnė se duhet t'i takojė shtetit tė tyre.

“Mė herėt komisioni i Maqedonisė ka thėnė se do tė jetė kufiri aty ku ka qenė, ndėrkohė ka ndėrruar fjalėt, ka thėnė se Kodrėn e Furės nuk do ta lejojmė ta lėshojmė, pėr atė moment janė heq gurėt dhe momentalisht kjo nuk ėshtė e kryer se ato janė prona tona private. I kemi heq nė shenjė pakėnaqėsisė se atė tokė nuk do t'ia lejojmė jo vetėm qeverisė sė Maqedonisė, por askujt se s'kemi tokė t'ia shesim e t'ia falim askujt. Kėrkesat e tona janė qė kufiri tė jetė aty ku ka qenė, tė paguhet dėmshpėrblimi qė tash e 10 vite nuk kemi qasje nė tokat tona”, thotė Shemsedin Murseli, banor i fshatit Debėllde.

“Maqedonia po tenton me ēdo kusht me i marr tokat tona. Pėr mua dhe fshatin tonė ėshtė e papranueshme kjo marrėveshje mes Serbisė dhe Maqedonisė. Ne jemi nė tokat tona, nuk kėrkojmė as mė shumė, as mė pak, vetėm ku ka qenė kufiri aty tė mbetet, tė na lejojnė tė punojmė tokat tona, tė kthehemi nė shtėpitė tona, sepse kufiri qė kanė caktuar maqedonėt ėshtė deri nė murin e shtėpisė. Kjo ėshtė e papranueshme pėr neve si banorė tė fshatit Mjak”, tregon Samet Metallari, banor i fshatit Mjak.

“Gurėt janė heq se banorėt janė tė pakėnaqur me vendosjen e kufirit. Maqedonėt i marrin Kosovės shumė territor, ia marrin sė paku 2530 hektarė, edhe janė tė pakėnaqur banorėt e Debėlldesė, Lubishtės, Bozovikit, Mjakut, Korbliēit, Letnicės. Autoritetet nuk munden pa pėlqimin e banorėve. S'ma merr mendja se munden me i vendos gurėt.”, thotė Rrahim Ismaili, banor i fshatit Debėllde.

Nė zonėn kufitare mes Kosovės dhe Maqedonisė nė fshatin malor Tanushė, i vetmi guri kufitar qė shėnon Kosovėn dhe Maqedoninė ėshtė ky kėtu, gurėt tjerė janė larguar nga banorėt e fshatit Mjak dhe Debėllde tė revoltuar ngase nga demarkacioni i janė marrė pronat e tyre.

Situatėn e krijuar rreth shėnimit tė vijės kufitare e ka komentuar edhe Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha, sipas tė cilit ky proces ka shėnuar ngecje 3 muajt e fundit. Pėr kėtė fajėsoi partnerėt e koalicionit qeveritare BDI-nė dhe VMRO-DPMNE-nė

“BDI-ja dhe VMRO-ja e kanė bllokuar punėn e kufirit. E dimė rastin, na vjen keq qė VMRO-DPMNE-ja e ka kushtėzuar BDI-nė patjetėr tė bėhet demarkacioni i kufirit e mandej tė vendosen marrėdhėniet diplomatike mes Kosovės dhe Maqedonisė, por ne nė kėto intriga tė VMRO-DPMNE-sė, unė personalisht me banorėt e kėsaj ane nuk duam tė marrim pjesė.

Mė njerėz tė pabesė tė VMRO-sė dhe BDI-sė nuk kam parė deri mė sot nė jetėn time, nuk kanė pėrmbush asnjė nga ato marrėveshjet qė janė marr vesh me banorėt e Tanushės apo tė Debėlldejit, Mjakut, Lubishtės apo Stanēiēit qė unė kam qenė ndėrmjetėsues.

Revolta vetėm ėshtė, shumica e gurėve qė i kanė vendosur vet fshatarėt sot nuk janė dhe asksuh nuk e ka guximin me ardh me i vendos ato gurė pėr arsye se ato janė vendosur nė prona private.”, thotė Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha.

Sipas burimeve tė ALSAT, mos pėrfundimi i shėnimit tė vijės kufitare mes Maqedonisė dhe Kosovės ėshtė problemi kryesor qė vendi ende nuk ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn.

Shkėlzen Aqifi
ALSAT M

Deputetja e parė me mbulesė nė Belgjikė

Njė grua me origjinė turke ka arritur tė behėt deputete nė parlamentin Belg gjatė zgjedhjeve tė 7 Qershorit.

Mahinur Ozdemir, njė 28 vjeēare, me origjinė Turke hyri nė Parlamentin Rajonal tė Brukselit, qe ėshtė njė arritje e parė nė historinė belge.

Ajo kishte punuar si kėshilltare nė komunėn Schaerbek nė Bruksel qė nga viti 2006 qė ndryshe quhet "Kuarti Turk".
Ky ėshtė njė sukses i ri pėr tė dhe brezin e ri Turk nė Belgjikė.
Nė zgjedhjet rajonale tė 7 Qershorit, 6 persona me origjinė Turke fituan nė mesin e 60 kandidatėve tė zgjedhur.

Mahinur Ozdemir qė morri 2851 vota ishte nė shėnjestėr tė partive tė djathta ekstreme gjatė fushatės zgjedhore pėr shkak tė mbulesės sė saj.

Disa nga mediat botonin lajme kundėr saj, dhe kishte pasur tensione edhe nė partinė e saj kur mbulesa e saj ishte mbuluar nė afishet zgjedhore.

worldbulletin
Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė