Ēka mendoni?
A duhet qė Kosova ta ndėrroj kryeqytetin?

10 deputetė tė Parlamentit tė Kosovės kanė kėrkuar nga Kryesia e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės qė nė seancėn e radhės tė fusė nė rend dite kėrkesėn pėr tė debatuar dhe marrė vendim qė Prizreni tė shpallet kryeqytet i Republikės sė Kosovės.
Kėrkojmė qė pas debatit dhe vendimit, Parlamenti i Kosovės tė obligoj Qeverinė e Kosovės qė tė pėrgatis infrastrukturėn ligjore pėr tu bartur administrata e shtetit tė Kosovės nė Prizren mė 10 qershor 2016, thuhet nė kėrkesėn e 10 deputetėve.
Sipas tyre, kėrkesa qė Prizreni tė shpallet kryeqytet i Kosovės mbi tė gjitha pėrkon me rėndėsinė historike qė ka ky qytet pėr popullatėn e Kosovės nė pėrgjithėsi dhe pėr popullin shqiptar nė veēanti.
Qyteti i Prizrenit falė kėsaj trashėgimie historike me shumė tė drejtė nga shumė studiues vendor e ndėrkombėtar quhet kryeqyteti shpirtėror i shqiptarėve. Gjatė tė kaluarės historike Prizreni ishte vendi ku lidheshin rrugėt mė tė rėndėsishme qė lidhnin Perėndimin dhe Lindjen, pėr ēka ky qytet u shpėrblye gjatė historisė, duke e pasuruar trashėgimin nga tė gjitha sferat e jetės, thuhet nė arsyetimin e deputetėve.
Sipas deputetėve, nisur nga trashėgimia historike, Prizreni ėshtė qyteti mė i pasur jo vetėm nė Kosovė, por nė gjithė Gadishullin Ballkanik pėr nga trashėgimia kulturore dhe pavarėsisht prej faktit se njė pjesė e kėsaj trashėgimie pėr arsye tė shumta nuk ėshtė sot funksionale me njė pėrkushtim mė tė madh kjo trashėgimi mund tė jetė shumė tėrheqėse si nė aspektin e vizitorėve ashtu edhe tė investitorėve.
Njė specifikė tjetėr qė do tia kishin lakmi Prizrenit edhe qytet mė tė mėdha tė botės sė civilizuar ėshtė edhe bashkėjetesa e popullsisė sė Prizrenit , qė ndryshe mund tė quhet edhe model tipik evropian i bashkėjetesės nė aspektin fetar dhe etnik, karakteristikė kjo qė e ka shoqėruar Prizrenin qė nga lashtėsia".
Sipas deputetėve, janė edhe me qindra arsye tė forta dhe tė bazuara pse Prizreni e meriton tė jetė kryeqyteti i Kosovės, nga se nė kėtė qytet tė gjitha institucionet kulturore, edukative kanė vendlindjen e tyre.
Prizreni nė periudha tė caktuara historike ishte qendėr e vilajetit, vendlindja e shtetit te parė autonom shqiptar, ku u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ndėrsa prej 17 dhjetorit 1944 e deri mė 31 dhjetor 1946 u rizgjodh kryeqendėr e Kosovės.
10 deputetėt qė kanė parashtruar kėrkesėn janė: Zafir Berisha, Hajredin Kuqi, Rita Hajzeraj- Beqaj, Gani Geci, Driton Tali, Shkumbim Demalijaj, Numan Baliq, Ibrahim SH Makolli, Ibrahim Selmanaj dhe Naser Rugova.