Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-09, 16:32   #432
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Diplomat e Kosovės presin dy vjet pėr nostrifikim nė Maqedoni

Ka thuajse dy vjet qė nė Maqedoni nuk ėshtė nostrifikuar as edhe njė diplomė e vetme e Universitetit tė Prishtinės dhe shkollave tė mesme tė Kosovės, bėn tė ditur e pėrditshmja “Lajm” e Maqedonisė.


Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH) tė Maqedonisė duket se ka vendosur t’i mbajė “iso”-n politikės serbe tė mos pranimit tė institucioneve kosovare edhe pse Qeveria maqedonase e ka njohur shtetin e Kosovės nė tetor tė vitit tė kaluar, kurse qė prej vitit 2005 ka nėnshkruar marrėveshjen e bashkėpunimit nė sferėn me tė cilėn Kosova dhe Maqedoni obligohen tė njohin diplomat e kėtyre dy vendeve.

“Kėto ditė do tė lėshohen nostrifikimet e 200 diplomave”, ka thėnė Agim Rushiti, anėtar i brendshėm i MASH-it, ndėrsa ka shtuar se “zvarritja e nostrifikimit ėshtė edhe pėr neglizhencė tė Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės”.

“Lista me rastet e paraqitura tek neve, qėndroi njė kohė tė gjatė nė Ministrinė e Kosovės, ku duhej tė na konfirmonin nėse ishin valide ato diploma”, tha Rushiti, ndėrsa kandidatėt, numri i tė cilėve ka shkuar nė disa qindra, tregojnė diēka tjetėr. Ata thonė se nė MASH kanė marrė pėrgjigje se, duhet pritur vendosjen e marrėdhenieve diplomatike mes dy vendeve.

“Na thuhet se nuk mund tė bėhet nostrifikimi i diplomave pa u vendosur marrėdhėniet diplomatike mes dy shteteve”, ka thėnė pėr kėtė tė pėrditshme Fatmir Fejzullahu, absolvent i farmacisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) – i cili qė nėntė muaj ka dorėzuar nė Shkup kėrkesėn pėr nostrifikimin e diplomės sė shkollės sė mesme.

“Ka studentė qė kanė kryer studimet dhe nuk mund tė marrin diplomė, sepse u bėhet pengesė nė MASH, nuk u nostrifikohen diplomat e shkollės sė mesme”, ka thėnė ndėrkaq, Sihana Ahmeti, kryetare e Unionit tė studentėve tė Fakultetit tė Farmacisė, nė USHT.

Pa dokumentin e nostrifikimit, nė USHT nuk mund tė nisėn procedura pėr paraqitjen e temės sė diplomės. Studentėt dyshojnė se zvarritja ėshtė njė padrejtėsi e qėllimshme qė u bėhet atyre.

Fejzullahu shpjegoi se ndryshe sillet MASH-i i Maqedonisė me diplomat qė mbajnė vulėn e Serbisė, pra me studentėt nga Lugina e Preshevės. “I thėrrasin me telefon, qė tė shkojnė ta marrin vėrtetimin e nostrifikimit kur janė nė pyetje diploma me vulėn e Serbisė, kurse pėr diplomat e Kosovės nxjerrin lloj-lloj arsyetimesh”, ka thėnė ai.

Nostrifikimi i diplomave, nisi tė bllokohet nė masė tė madhe pas pavarėsimit tė Kosovės, mė 17 shkurtit 2008, kurse nė sirtarėt e MASH-it qėndrojnė kėrkesa edhe mė tė vjetra.
Telegrafi

Montgomery propozon ndarjen e Kosovės

Ndarja e Kosovės dhe referendumi pėr pavarėsinė e Republikės Serbe tė Bosnjės sipas ish-ambasadorit tė SHBA-ve nė Beograd, William Montgomery, janė zgjidhje pėr problemet nė Ballkan. Megjithatė, ai ka thėnė se do tė jetė vėshtirė tė bindet administrata amerikane qė t’i qaset kėsaj zgjidhjeje...


Montgomery, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen Blic ka vlerėsuar se, “insistimi qė Bosnje-Hercegovina dhe Kosova tė bėhen shoqėri multi-etnike ėshtė treguar si mision i pamundur”.

“Resurset e plota tė bashkėsisė ndėrkombėtare, financiare dhe ato tė personelit, janė duke u shfrytėzuar qė mė shumė se 15 vjet nė Bosnje dhe mė shumė se 10 vjet nė Kosovė – ndėrsa nuk i jemi afruar pėrmbushjes sė kėtij synimi. Njė numėr i madh i refugjatėve nuk ėshtė kthyer, interaktiviteti nė mes tė grupeve etnike ėshtė i vogėl, qė tė dy bashkėsi janė jofunksionale dhe pėr kėtė gjė shkaktojnė jostabilitet jo vetėm brenda kufijve tė tyre, por edhe nė rajon”, ka vlerėsuar Montgomery.

“Mu pėr kėtė shkak, ndarja e Kosovės dhe referendumi pėr pavarėsinė e Republikės Serbe janė zgjidhje”, ka thėnė ish-ambasadori amerikan.

Montgomery po ashtu ka shpjeguar se do tė jetė vėshtirė tė bindet Perėndimi pėr tė mbėshtetur kėtė propozim, e sidomos administrata amerikane, mirėpo ai vlerėson se, “kjo ide duhet tė hidhet nė tavolinė nga Bashkimi Evropian”.

“Do tė jetė shumė vėshtirė tė bindet administrata amerikane qė t’i qaset kėsaj zgjidhjeje. Njerėzit nė administratė, qė janė direkt tė pėrfshirė nė kėtė rajon, si Richard Holbrooke, nėnpresidenti Joseph Biden dhe zv/ndihmės sekretari James Steinberg, do tė jenė kundėrshtarėt mė tė ashpėr tė kėsaj ideje. Mendoj se iniciativa pėr mendime rreth alternativave pėr ēėshtjen e Kosovės, duhet tė vije nga Bashkimi Evropian”, ka thėnė ai.
Telegrafi

Kryetari i Deēanit paralajmėron padi kundėr kryeministrit Thaēi

Kryetari Deēanit, Musa Berisha, ka paralajmėruar padi pėr shpifje kundėr kryeministrit Hashim Thaēi.


Berisha nuk ka komentuar mė shumė pėr atakimin qė i ka bėrė atij kreu i qeverisė. Ai i ka thėnė KTV-sė se nesėr sė bashku me kryetarin e AAK-sė, Ramush Haradinaj, do tė dalė nė njė konferencė pėr media, pėr tė demantuar Thaēin dhe aty do tė jepen tė gjitha argumentet kundėr deklarimeve tė kryeministrit.

Kreu i ekzekutivit ka thėnė dje nė Kuvendin e Kosovės se kryetari i Deēanit nuk e njehė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, pėr faktin se nuk ka pranuar shumė investime pėr zhvillimin e komunės qė drejton ai.

Thaēi, ka theksuar se kryetari i Deēanit i ka refuzuar investimet e qeverisė nė rrugė, pėr shkolla dhe pėr ujėsjellės.

Edhe deputetėt qė vijnė nga Deēani kanė reaguar ndaj deklaratės sė kryeministrit. Ata i kanė kėrkuar kryeministrit qė tė japė llogari pėr kėtė, ndėrsa kanė thėnė se qytetarėt e Deēanit janė ndier tė ofenduar.

Ndėrsa, ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė pranė ēdo qytetari tė Kosovės dhe se edhe nė tė ardhmen do tė mbėshtesė ēdo iniciativė tė tyre.

Deklarata e kryeministrit Thaēi ka vėnė nė pah bashkėpunimin nė nivelin jo tė duhur ndėrmjet qeverisė dhe komunave, tė cilat udhėhiqen nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
Telegrafi

Sejdiu: Nuk anulova vizitėn nė Maqedoni pėr pikė politike

Anulimi i vizitės nė Maqedoni nuk ėshtė bėrė pėr tė fituar pikė tė brendshme politike, por me kėtė vendim unė kam respektuar vendin tim dhe parimet e njohura ndėrkombėtare. Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė ekskluzive pėr ALSAT, Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu.

“Ftesa ka qenė e drejtuar si vizitė zyrtare. E kam pranuar me kėnaqėsi. Jemi dakorduar qė vizita tė realizohet me 28 maj dhe natyrisht kanė ndodhur ato qė praktikisht e kanė hedhur jashtė normales procesin nė kuptimin qė Republika e Maqedonisė, nė kėtė rast kabineti i Presidentit Ivanov dhe kush mund tė jetė pėrgjegjės bashkė me tė e kanė ndėrruar karakterin e vizitės dhe natyrisht qė unė nuk kam pranuar qė tė shkoj”, sqaroi presidenti Fatmir Sejdiu.

Sejdiu tha se Kosova do tė bashkėpunojė me tė gjitha vendet fqinjė, por vetėm nė baza tė barabarta.

“Ne do tė vazhdojmė me qasjen tonė vėrtetė pėr tė pasur refleksionet mė tė mira tė mundshme, pėr njė fqinjėsi tė mirė dhe njė partneritet tė rėndėsishėm tė bashkėpunimit rajonal. E quaj njė episod qė nuk ėshtė dashur tė ndodhė. Mendoj se nuk ka qenė racionale ajo mėnyrė sesi ėshtė vepruar, por unė kujtoi se do tė gjendet kohė dhe do tė gjenden momente qė secili ta kuptojė se cila ėshtė nevoja mė e mirė e mundshme pėr bashkėpunime nė baza tė barabarta. Absolutisht them nė baza tė barabarta.

Kosova edhe pse ėshtė njė shtet i ri,i porsalindur, respekton parimet ndėrkombėtare tė bashkėpunimeve nė mes shteteve. Dhe nė kėtė kuadėr ne do tė reflektojmė pozitivisht, por natyrisht duke pasur ndjenjėn paralele qė edhe Maqedonia tė ketė qasjen e mirė si ne qė ofrojmė”, thekson presidenti Sejdiu.

Ai muajin e kaluar anuloi vizitėn nė Maqedoni, pasi kabineti i homologut tė tij Ivanov ndėrroi karakterin e saj nga zyrtare siē ishte ftesa nė vizitė pune. Pas anulimit tė vizitės kryeministri i Maqedonisė Nikolla Gruevksi akuzoi Sejdiun se e anuloi kėtė vizitė pėr tė fituar pikė tė brendshme politike.
ALSAT M
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė