Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-09, 12:36   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rrafshi i Dukagjinit

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

21/07/2001 -

--------------------------------------------------------------------------------




--------------------------------------------------------------------------------

Ke dy minuta kohė pėr tė hequr portretin e Rugovės !!


--------------------------------------------------------------------------------


Nga fundi i gushtit, jam informuar nga vendroja, se po afroheshin disa personaqė kishin shfaqur dėshirė tė mė takonin. I pranova dhe m'u prezentuan si "Shtab i pėrgjithshėm" i Ushtrisė Ēlirimtare. Kisha dėgjuar pak pėr ta por nuk dija se kush ishin tė organizuar etj. Nė pėrbėrje tė tij ka qenė Hashim thaēi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj.

Nė zyrėn time, ish zyra e drejtorit tė shkollės sė Prapaqanit, nė mur kanė qenė tė varura fotografitė e Skenderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gėrvallės. Sapo kanė hyrė mė kanė kėrkuar qė tė hiqja fotografinė e Rugovės. "Ke dy minuta kohė pėr tė hequr portretin e Rugovės ! " mė thanė, "Jo u thash, ai ka qenė dhe mbetet pėr mua Komandant Suprem i Forcave tė Armatosura tė Kosovės dhe President i saj !". Nejse ata u tėrhoqėn nga ai qėndrim dhe ne i vazhduam bisedimet diku tjetėr, nė sallėn operative tė shtabit. Fillimisht kanė kėrkuar se pėrse nė tė gjithė dokumentacionin tonė figuronte Republika e Kosovės ?

Ata argumentonin se ne nuk paskeshim republikė ! U deklaruam hapur se ishin kundėr, nuk e njihnin dhe se ishin pėr rrėzimin e qeverisė. Mė kanė pyetur nė se isha edhe unė apo jo pėr rrėzimin e saj. U kam thėnė : "Po, madje jam pėr kapjen dhe dėnimin edhe tė Millosheviēit !" "Jo, nuk po flasim pėr atė mė thanė, a je ti pėr rrėzimin e Bujar Bukoshit ?" I kam thėnė Thaēit se do tė ishte mirė tė flisnim rreth unitetit dhe bashkimit, se sa pėr gjėra tė tilla. I kam deklaruar se, nėse ai angazhohej seriozisht nė atė drejtim, unė do tė ndėrhyja pranė kolonel Ahmet Krasniqit qė ai ta tregonte nė Kosovė, kryeshefin e Shtabit, Halil Bicajn bashkė me disa eprorė tė tjerė, tė bėhej njėherė e mirė unifikimi i shtabeve dhe ne si luftarė tė mos kishim mė kėso problemesh.

Mė kanė pyetur se kush i ka pėrpiuluar disa komunikata tė cilat kishin dalė pa dijenin e tyre. U thashė se ato ishin hartuar nga Faton Mehmetaj, i emruar para disa ditėve si shef i informimit tė Sh.O.Rr.D. Dhe kjo ka qenė e vėrtetė. Fatoni i kishte dėrguar ato komunikata nė Gjenevė tek Xhafer Shatri, ish ministėr i informimit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Fatoni mbante lidhje tė ngushta dhe tė vazhdueshme me tė.

(Bėhet fjalė pėr disa komunikata rreth tė cilave nė atė kohė ėshtė zhvilluar njė polemikė e hapur nė shtyp mes Jakup Krasniqit dhe Xhafer Shatrit). Pastaj bisedimet janė zhvilluar rreth strukturave, rreth profesionalizimit, por ata nuk e kishin hallin atje. Kuptohet qė qysh nė fillim tė atij takimi, ne jemi prezentuar , bashkė me tė gjithė kolegėt e mi ushtarakė.

Ata u prezentuan po ashtu, i vetmi ushtarak mes tyre qe rreshter Bislim Zyrapi, tė tjerėt nuk kishin formim ushtarak. Pėr komandantin e tyre thanė se "ishte sekret" dhe nuk e pėrmendėn. Edhe pėr marrėveshjen tonė tė 20-21 gushtit pėr formimin e Drejtorisė sė Tretė Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit deklaruan se do ta shqyrtonin me organet e tyre dhe se nė fakt nuk ishin dakord !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 18-06-09 nė 12:37
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė