PDK reagon ndaj kėrcėnimeve qė i janė bėrė zv/ministrit Grabovci

Nė njė deklaratė pėr media tė Partisė Demokratike tė Kosovės thuhet se Ėshtė e dhimbshme qė njė zyrtar i lartė i AAK-sė kėrcėnon me vdekje njė zyrtar tė lartė tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Kjo ndikon keq nė imazhin e Kosovės nė botė dhe ėshtė e papranueshme pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Nė demokraci, nuk ka vend pėr sjellje tė tillė. Ramushi duhet ta dijė se zgjedhjet fitohen me vota, jo me plumba! Vullneti i qytetarėve tė Kosovės ėshtė suprem nė Kosovė dhe jo armėt e kėrcėnimet. Ramushi e di se akuzat qe bėri dje nuk janė tė vėrteta. Ai e di se vetėm po mundohej qė tė krijonte lajme, por megjithatė ai e inkurajoi njė zyrtar tė partisė sė tij qė tė bėjė kėrcėnim me vdekje. Kjo ėshtė e dhimbshme dhe shqetėsuese.
Organet e rendit po e hetojnė kėtė kėrcėnim dhe ne kemi besim sė ata do ti kryejnė detyrat e tyre me pėrgjegjėsi, thuhet nė deklaratėn pėr media tė lėshuar nga Zyra pėr informim e PDK-sė.
marr nga rtklive.com