Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-09, 16:13   #37
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Prap Ramushi me SHIK-un.Akuzat kunder Adem Grabovcit.

Kanė vazhduar edhe sot polemikat nė mes tė AAK-sė dhe PDK-sė Kreu i AAK-sė Ramush Haradinaj nė njė takim me gazetarė i ka quajtur spekulime deklaratat e djeshme tė zv/ministrit Grabovci dhe ka kėrkuar qė tė gjitha dėshmitė eventuale ndaj tij dhe Aleancės tė dorėzohen nė polici dhe gjykatė. Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Qeverisė deklaratat e ditėve tė fundit ndaj zėvendėsministrit Adem Grabovci i cilėsoi pėr keqardhje. Lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj tha sot se deklaratat e djeshme dhe gjuha e pėrdorur e zėvendėsministrit tė transportit, Adem Grabovci janė spekulime.
“Ėshtė pikėpyetje nėse ekziston kėrcėnimi i tillė, ngase Musa Berisha ka punuar njė kohė tė gjatė pėr tė drejta tė njeriut dhe ėshtė e vėshtirė tė besohet se ai pėrdorė njė gjuhė tė tillė”, tha Haradinaj, sipas tė cilit deklaratat e tilla kanė pėr qėllim tėrheqjen e vėmendjes sė qytetarėve nga temat jetike siē ėshtė strategjia afatmesme e shpenzimeve buxhetore, keqpėrdorimet nė investime dhe shpenzimet e buxhetit, investimet e jashtėligjshme dhe shkallėn e lartė tė korrupsionit, qė ka marrė pėrmasat e krimit tė organizuar.

“Kėtu mund tė shtoj dhunėn ndaj mediave, fjalės sė lirė, shpalljen armik tė kundėrshtarėve politik qė mendojnė ndryshe, do tė thotė tė gjitha kėto ėshtė qėllim me e heqė vėmendjen. Nėse i shtojmė kėsaj gjendjen nė veri, nė rast se flasim pėr gjendjen e rėndė ekonomike dhe pėr pamundėsinė me siguru rritje ekonomike, nė rast se flasim pėr 200 milion tė buxhetit tė Kosovės tė nxjerra jashtė vendit, tė kthyera nė letra me vlerė. Krejt qėllim i tėrheqjes sė debatit nė kėtė fjalor edhe i lajmėrimit tė kėtyre zhvillimeve tė tjera ėshtė me e tėrheqė vėmendjen nga kėto tema”, ka theksuar Haradinaj.

Nė anėn tjetėr, sot nė njė prononcim pėr RTK-nė, zėvendėsministri i transportit Adem Grabovci e ka akuzuar Haradinajn dhe njerėzit e tij se po iu kėrkojnė, siē ka thėnė, haraē bizneseve nė Pejė. Sipas tij, Haradinaj duhet tė japė llogari edhe pėr shtėpitė dhe kullat e ndėrtuara.

Nė konferencėn pėr shtyp Haradinaj u kundėrpėrgjigj duke dhėnė sqarime pėr pronėn e tij dhe ka ftuar tė gjithė ata qė kanė dėshmi t’i dorėzojnė ato nė organet kompetente.

“Nė Parlamentin e Kosovės jam deklaruar me kėto zhvillime financiare. Nėse dikush ka ndonjė tė dhėnė ndonjė informatė kish bėrė mirė me ia kalu policisė edhe prokurorėve publik, ose prokurorėve profesional qofshin vendor, qofshin ndėrkombėtarė, qė ka ndodhė diēka e ngjashme ndonjė herė nga kushdo qoftė”, ka theksuar Haradinaj.
Haradinaj, pėrsėriti edhe njė herė deklaratat e ditėve mė parė pėr ēėshtjen e Shėrbimit Informativ tė Kosovės. Ai po ashtu tha se nė vendin tonė kemi njė pėrzierje e cila po e rrezikon demokracinė pėr tė cilėn jemi deklaruar dhe po punojmė tė gjithė sė bashku.

Qeveria ndėrkaq i cilėsoi sot akuzat e liderit tė AAK-sė deklarata tė dėshpėruara dhe pėr keqardhje. Zėdhėnėsi Memli Krasniqi ka deklaruar se “ėshtė pėr keqardhje qė kanė rėnė nė kėtė nivel, janė akuza aq bajate, aq tė dėshpėruara sa qė nuk ia vlen tė komentojmė. Z. Grabovci e ka shprehė qėndrimin e vet. Ne mendojmė se nė demokraci nuk ka vend pėr kėrcėnime por ka vend pėr debat dhe atė qė e ka shprehė z, Grabovci, ėshtė qasja mė e drejtė dhe qasja qė e mbėshtesim ne”.
Dje nė Kuvendin e Kosovės zėvendėsministri Adem Grabovci tha se ėshtė kėrcėnuar me likuidim fizik nga kryetari i komunės sė Deēanit Musa Berisha, i cili i ka mohuar kėto akuza.


| s.b & RTK staff |

mbrapa19 qershor 2009 - 15:24:28
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė