Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-06-09, 21:23   #43
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Prap Ramushi me SHIK-un.Akuzat kunder Adem Grabovcit.

Letėr e hapur Ramush Haradinajt


Nga Adem Grabovci mė 21.06.2009 nė ora 20:53

Ndėrtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janė sinonime sublime tė ēdo qytetari tė Republikės sė Kosovės.

Jemi nė fazėn e njohjeve tė fuqishme ndėrkombėtare si shtet i pavarur, anėtarėsimit nė Bankėn Botėrore, nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe sė shpejti nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, nė fazėn e rritjes ekonomike dhe pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve.

Me sa duket disa si ti nuk i gėzohen kėtij suksesi. Sot kur e gjithė bota po na shikon, me tė detyruar po tė drejtohem me kėtė letėr publike.

Ditėve tė fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugėn e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar tė mė njėllosėsh, tė mė kėrcėnosh, tė mė shantazhosh dhe tė mė linēosh.

Sulmet pa fakte aq mė tepėr kur vijnė nga njerėzit si ti qė janė sinonim i anės sė errėt politike, frikės, kėrcėnimit, zhvatjes dhe reketimit tė qytetarėve dhe bizneseve kanė njė qėllim: fshehjen e sė vėrtetės dhe nxitjen e dhunės dhe urrejtjes.

Pėr 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tėrė qenien time. Jam i sinqertė dhe i pėrkushtuar tė punoj pėr tė mirėn e vendit dhe popullit tim.

Pėr 10 vjet kam qenė i detyruar tė migroj nė Zvicėr. Gjatė kėsaj kohe kam punuar dhe vazhdoj tė punoj ēdo ditė. Pasuria ime ėshtė 1 banesė nė Prishtinė 76 m2 dhe pasuria e vjetėr e trashėguar nga babai im ku jetojnė fėmijėt e vėllait tim tė rėnė nė luftė nė maj tė vitit 1999.

Ndėrsa, Ramushi tenton tė mė njėllos edhe nė kėtė fushė, unė, Adem Grabovci, pėr hir tė sė vėrtetės dhe interesit publik i bėj thirrje Ramushit tė bėhet burrė dhe tė ballafaqohet nė debat publik drejtpėrsėdrejti pėr tė qartėsuar tė gjitha ēėshtjet e ngritura dhe ato qė do t’i ngris:

1. Kush e ka dėmtuar imazhin e UĒK-sė pas luftės duke bėrė kėrkesa, kėrcėnime dhe nxjerrė fitime pėr interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinė marramendėse personale?
- shtėpinė disamilionėshe nė Prishtinė,
- banesėn dykatėshe nė Prishtinė,
- banesėn nė Prizren,
- banesėn nė Tiranė,
- banesėn nė Durrės,
- villat nė Durrės, nė Brezovicė,
- pronat disamilionėshe nė Dukagjin,
- tokat nė Miradi,
- kullat disamilionėshe nė Glloxhan,
- dy villa jashtė shtetit, nė Monte Karlo dhe nė Dubai.
Duhet t’i dėshmosh pronėsitė e tyre nė detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke pėrvetėsuar nė emėr tė luftės:
- shtėpinė nė Pejė
- banesėn nė Prizren
- truallin e ēerdhes sė fėmijėve nė Dragodan
- pompat e benzinės dhe shumė tė tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojėrat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni pėrmendur ndihmėn e bizneseve vendore. Dokumento qoftė edhe njė donacion tė evidencuar nė kėto firma pranė Administratės Tatimore tė Kosovės pėr 10 vitet e pasluftės nė Kosovė (hiq fondin tuaj pėr Hagė).

6. Me fondin tuaj pėr mbrojtje keni blerė toka e troje pėr qėllime personale. A ėshtė e drejtė kjo?

7. Jeni involvuar nė kontrabandim mallrash qė vijnė nga Serbia nė veri tė Kosovės dhe nė shumė shtete tė tjera.

Ka edhe shumė ēėshtje tė tjera qė dėshiroj t’i diskutojmė nė debat drejpėrsėdrejti me ju dhe qė janė me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unė ju ftoj nė debat qytetar.

Nėse ju nuk pėrgjigjeni unė i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllėk, kurse opinioni publik le tė gjykojė vetė pėr fenomenin Ramush.

Personalisht do tė pres deri nė fund tė javės, pastaj ēdo akuzė apo shpifje tuajen, pėr hir tė interesit qytetar, nuk nuk do tė merrem me to. Pas kėsaj kohe do t’i drejtohem organeve tė drejtėsisė.

Adem GRABOVCI, zėvendėsministėr i Transportit dhe Postė - Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degės sė PDK-sė nė Pejė

Prishtinė, mė 21 qershor 2009
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė