Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-09, 00:29   #2
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja E Vrasės Buzė Muzdaqes

Vazhdon II
Pas njė ditė tė tėrė lufte, para se tė bjerė terri i mbrėmjes, ata ushtarė qė i shpėtuan rrebeshit tė plumbave, ikin drejt andej nga ardhėn. Prej Qėndresės deri nė kėtė kohė asnjėri nuk ėshtė vrarė e as plagosur. “Kemi kontaktuar me zė njėri me tjetrin dhe me Hamzin, se si qėndron puna me municion luftarak (me fishekė)? Pėrgjigjja e secilit ka qenė qė shumė pak fishekė u kishin mbetur. Atėherė, Hamzi dhe tė gjithė kemi vendosur qė tė furnizohermi me material luftarak tė mbetur nga ushtrėt e vrarė tė Jugosllavisė, tė cilėt nė dėborė duken si duajt e thėkėrit nė arėn e posa korrur”.

“Nė ndėrkohė, Hamzi bashkė me Elmazin dhe Ramadan Bresėn, kanė filluar pėr tė shikuar e kėrkuar municion (fishekė), tė cilėt i shpenzuan shumė. Njė ushtar i plagosur rėndė fshihet nė njė vend (dėllinjė), i cili ndoshta i dėgjonte edhe bisedat e nacionalistėve” - kujton Emra. “Kur, Hamzi, Elmazi dhe Ramadani tė tre sė bashku i janė afruar tė plagosurit ai nė befasi tinės qėllon vetėm njė herė, duke e goditur Hamzin pėr vdekje. Elmazi me njė shpejtėsi tė madhe, me nagantė e vret tė plagosurin pėr vdėkje. Kur kthehet nga Hamzi vėren qė ai tashmė ishte shtrirė i vdekur nė dėborė. Tani, tė pikėlluar me keqardhje tė madhe, tėgjithė (vėllai, i biri, shokėt e ngushtė) dhe luftėtarėt e bashkėluftėtarėt trima u mblodhėm dhe e varrosėm Hamzin, sipas mundėsisė qė kishim duke thėnė tė gjithė nė zė: Rroft Shqipėria Etnikė!
Pas varrimit tė Hamzit dhe pas nisjes sė ēetave naēionaliste, prapė pėr nė Lumė, menjėherė pas njė vinė forca tė tjera partizane maqedonase prej Gostivarit. Me kontrollimin qė i bėjnė vendit egjejnė edhe varrin e Hamzit, ku na trupi i tij pa jetė ia presin kokėn, duke e marrė e duke e ekspozuar para popullit ditėn e pazarit nė Gostivar. E kėshtu, armiqtė sllavomaqedonas, kėsaj beteje, aktit trimėror tė Qėndresės dhe udhėheqėsit tė tyre Hamz Rexhep Bilalit! me tė vėrtetė, i dhanė pėrmasat e njė legjende, sepse pikėrisht njė kėshtu ua patėn bėrė armiqtė turq, njėqind e njėzet e katėr (124) vjetė mė parė Ali Pashė Tepelenės nė Janinė dhe Mahmut Dac Kalisit nė Lumė, qė pėr tė bindur Sulltanin, kokat e tyre i dėrguan nė Stamboll.
Kėshtu faktikisht, si dhe shumė martirė tė tjerė edhe ky martir, sot ėshtė VARRHUMBUR.
Me dekretin presidencial nr 924, date 28.09.1994, Hamz Rexhep Bilali, ėshtė dekoruar me medaljen “Martir i Demokracisė”, me motivacionin: “Veprimtari i dalluar nė luftė pėr liri, tėrėsi tokėsore e demokraci. Kundėrshtar i ideologjisė komuniste deri nė flijim”.
Sipas Emėr Kolgjinit, pjesėmarrės i luftės, nė kėtė betejė ishin kėta trima luftėtarė nacionalistė:
Hamz Rexhep Bilali, Dostan Rexhep Bilali,. Neshat Hamz Bilali, Elmaz Tosun ēejku,
Ramadan Tasim Bresa, Avdi Rakipi, Ermėr Ajdin Kolgjini, Sulė Kamber Asllani, Bajram Dobėrdolli, Musli Hasa (vėlla i Xhemė Simnicės), Xheladin Kalishti, Hazir Tėrnova, nga Tetova, Zilbehar Derveni, etj.
Pas pėrfundimit tė Betejės nė Muzdaqe dhe pas varrimit tė martirit Hamz Rexhep Bilalit, Qėndresa, e pėrbėrė nga dy ēetat, merr drejtimin sėrish pėr nė malet e ngrohta e shumė besnike tė Lumės. Duke kaluar Vracėn e bjeshkėt e Sharrit, nė atė dimėr tė madh, si gjatė luftės, ashtu edhe gjatė udhėtimit ftohen e ngrihen kėmbėsh gati tė gjithė. Ngrirja e kėmbėve bėhet shkallė shkall dhe arrinė bukur lartė, ku fillon pjesėrisht edhe gangrena. Dostani, Elmazi e Neshati, sipas Sabri ēejkut, kanė ardhur dreit e nė Zabelin e Madh vakėf i Lusnės, kurse Ramadan Tasimi shkon te shtėpia e tij nė Buzėmadhe. Pėr njė kohė shkojnė te Hafuz Shtini nė Fshat, i cili i priti me trimėri. Pastaj kthejnė dhe shkojnė mė sė pari bien nė kontakt me Sabri ēejkun, e ky me Zenel ēejkun e me Kadri ēejkun. Sabriu e Kadriu, tė ndihmuar edhe nga Fetah Dani, menjėherė ndėrtojnė njė kasollė nėn tokė nė Zabelin e Madh, nė tė cilėn vendosen nacionalistėt luftėtarė pėr t’i strehuar e mjekuar. Melhemet pėr mjekim, me mjeshtėri tė duhur i pėrgatė Zenel ēefku.
Nė kasollė, nacionalistėt rrinė njė kohė tė gjatė (mė se njė muaj), dhe pasi shėrohen mirė shkojn nė drejtim tė Limthit (mal i Lusnės), ku gjithėnjė aty gjendej trimi i panėnshtruar nacionalisti Liman Peposhi.
Mirėpo, pas dy ditėve forcat e ndekjes sė Shqipėrisė e zbulojnė kasollėn nė Zabel tė Madh tė Lusnės, ku shihet qartė se kėtu strehohen tė arratisurit prej njė kohe tė gjatė, prej kah dalin shumė shpejt. Pėr kėtė, komandanti i forcave tė ndjekjes, Jahe Rrahmani menjėherė i tubon fshatarėt e Lusnės, duke u thėnė qė tė tregojnė se kush e kishte ndėrtuar atė kasolle kaēakėsh. Tė gjithė fshatarėt e fiseve tė tjera pėrgjigjen se nuk dinė gjė. Po kėshtu u pėrgjigj edhe fisi ēejku (thotė Sabriu), i cili ka qenė prezent aty nė atė tubim dhe vazhdon. “Oficieri i forcave tė ndjėkjes, duke e nxjerr njė letėr nga xhepi, thirr emėrat e Zenel ēejkut, t’imin dhe tė Hamit ēejkut. Hamiti nuk qe aty, edhe pėr te u pėrgjigj i vėllau Xhemali ēejku. Tė gjithė fshatarėt tjerė lirohen tė shkojnė nė shtėpitė e tyre, kurse ne na lidhėn duarsh, dhe na nisėn pėr nė Bicaj, nė burg pranė shtabit tė batalionit special tė ndjekjes e tė hetimeve”.
Kur e merr kėtė lajm, Hamit ēejku, i frikėsuar nga torturat golgote tė komunistėve, merr djemtė e vet, Avdilin. dhe Arifin, e arratiset nė mal. Po tė njėjtėn gjė bėn edhe Tosun ēejku, i cili doli nė mal, ku ishte i biri i tij Elmazi me Dostan Rexhepin. Adem. Gjana fshihet pėrkohėsisht.
Nė verėn e vitit 1946, pas shpėrthimit tė rrethimit nė Shpatėz, Demė Nura takohet me Hamit ēejkun. Tani Hamiti bashkė me djemtė, Avdilin e Arifin, ku me ta ėshtė edhe Demė Nura, u hetohen dhe rrethohen nga forcat e ndjekjes,” nė bjeshkėt dhe shpellat e Shtarovicės (afėr Radikės). Pas njė lufte tė ashpėr, Hamiti e Demė Nura vriten nė vend. Arifi plagoset dhe kapet i gjallė, i cili dėrgohet nė burgun e Shkodrės, ku hjek tė zitė e ullirit njė kohė tė gjatė. “Avdili shpėton nga rrethimi i padėmtuar, cili ik dhe shkon nė Tiranė, me qėllim pėr tė punuar e jetuar ilegalisht, e pėr tė shpėtuar nga pėrbindėshit e kuq, qė e kaplojnė popullin tonė. Mė vonė edhe ai hetohet nga larot (sipas Gjetan ēejkut, nga njė laro lusjan), kapet dhe dėrgohet nė burgun famėkeq tė Shkodrės. Aty vdes nga torturat mizore, qė atij dhe shumė tė tjerėve iu bėheshin nga xhelatėt e kuq…”, (pohon Arif ēejku, tani me banim nė fshatin Dome, Tiranė). Prandaj edhe Hamit ēejku me gjithė tė birin Avdilin e Demė Nurėn, si dhe shumė martirė tė tjerė, sot janė VARRHUMBUR.
.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė