FUND!
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
|
Titulli: Pėrsėri arrestohet Agim Ēeku.
Ēeku nė paraburgim deri tė shtunėn?
Nga Express mė 24.06.2009 nė ora 13:05
(Update) Autoritetet bullgare ia kanė zgjatur paraburgimin ish-kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku, deri tė shtunėn. Kėshtu ka bėrė tė ditur sot kryeprokurori bullgar Nikolaj Kokinov, njoftojnė agjencitė e lajmeve.
Ndėrkohė, zėdhėnėsi i partisė sė Ēekut - PSD, Gėzim Kasapolli, tha se tė gjitha institucionet e Kosovės pėrfshirė edhe ambasadat nė Prishtinė janė angazhuar qė Ēeku tė lirohet. Sipas tij edhe autoritetet bullgare vlerėsojnė se kjo ēėshtje ėshtė politike.
“Nė besojmė, se kemi marrė edhe konfirmimin nga autoritetet bullgare qė kjo ėshtė njė ēėshtje politike dhe se z. Ēeku sė shpejti do tė lirohet nga autoritetet e Bullgarisė”, ka thėnė zėdhėnėsi Kasapolli, transmeton RTK.
Kasapolli njoftoi se njė delegacion i Partisė Social Demokrate do tė niset sot pėr nė Bullgari pėr tė parė pėr sė afėrmi situatėn atje, pėrderisa ka mohuar tė ketė neglizhencė tė institucioneve tė Kosovės nė zgjidhjen e kėtij problemi.
“Nuk mund tė flas pėr neglizhencėn e institucioneve tona, ato deri tash kanė qenė shumė kooperative lidhur me kėtė rast, megjithatė duhet njė azhurim i gjithmbarshėm i spektrit politik dhe institucioneve tona me qėllim qė tė bėjnė parandalimin e kėtyre ngjarjeve... Nuk ka fajtorė kėtu, sepse Serbia ėshtė duke punuar me qėllim tė uljes sė vlerave, sė pari tė UĒK-sė dhe minimit tė proceseve nė Kosovė”, ka theksuar Kasapolli.
Ish-kryeministri Agim Ēeku ėshtė arrestuar mbrėmė nga autoritetet bullgare nė vendkalimin mes Bullgarisė dhe Maqedonisė, nė bazė tė njė urdhėr arresti tė Serbisė, i cili ėshtė lėshuar nė vitin 2002.
Ekspertė tė sigurisė konsiderojnė se institucionet kosovare nuk kanė ndėrmarrė masa tė duhura tek Interpol-i qė mos tė ndodhin arrestime tė tilla ndaj kosovarėve.
Eksperti i ēėshtjeve tė sigurisė, Agim Musliu, i ka thėnė RTK-sė se ėshtė njė neglizhencė totale e institucioneve tė Kosovės qė sė bashkė me UNMIK-un nga viti 1999 nuk kanė ndėrmarrė asnjė hap qė tė shfuqizohen urdhėr arrestet e Serbisė nga Interpoli, duke marrė parasysh se janė qindra persona nė kėto lista tė lėshuara nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Serbisė.
“Sa i pėrket institucioneve tona qendrore, ėshtė njė neglizhencė totale qė ėshtė e pafalshme. Njerėz qė kanė funksione publike, thjeshtė qytetarė tė Kosovės, burgosen pa kurrfarė faji dhe gjinden para gjykatave tė huaja pa asnjė mbrojtje ligjore nga shteti i Kosovės”, ka shtuar Musliu. Sipas tij, Serbia me kėtė po tregon funksionalitetet edhe nė institucionet ndėrkombėtare, siē ėshtė Interpoli.
“Po tregohet se funksionaliteti institucional i Serbisė, po funksionon edhe tek institucionet ndėrkombėtare, ndėrsa neglizhenca jonė po na kushton shumė shtrenjtė. Paramendoni tani z. Ēeku qė ėshtė njė qytetarė i merituar i Kosovės dhe ish komandant i UĒK-sė, gjendet nė shtetin qė na ka njohur edhe ndėrkombėtarisht, kjo ėshtė skandal pėr shtetin tonė”, vlerėson Musliu.
Ēeku ndodhej nė Bullgari me ftesė
Ish-kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, po mbahet ende nga policia bullgare, ndėrkohė qė ish-ministri i Jashtėm bullgar, Solomon Pasi, ka thėnė se Ēeku ndodhet nė vizitė nė kėtė vend me ftesėn e tij.
“Unė kam krijuar kontakte tė pėrhershme me Agim Ēekun, me tė cilin kemi kėmbyer vizita. Ne jemi duke punuar nė dy drejtime kryesore - nė integrimin e Kosovės nė strukturat euroatlantike dhe nė veēanti nė formimin e Klubit tė Atlantikut", ka thėnė Pasi pėr agjencinė bullgare “Focus”.
Zėdhėnėsi i partisė sė ish-kryeministrit Ēeku, Gėzim Kasapolli, ka thėnė pėr RTK-nė se Ministria e Jashtme Bullgare ėshtė duke bėrė pėrpjekje sė bashku me atė tė Brendshmen qė ta sqarojnė te Interpoli se fletarresti ėshtė i karakterit politik. Nė kėtė ngjarje janė angazhuar edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Kosovės si dhe autoritetet mė tė larta tė vendit, tha zėdhėnėsi Kasapolli.
“Agim Ēeku ėshtė arrestuar nė Geshevo, kur ai ka hyrė nė Bullgari, nė bazė tė njė kėrkese tė Interpolit”, ka thėnė zėdhėnėsja e Ministrisė sė Brendshme bullgare, Diana Jankulova, duke shtuar se njė gjykatė bullgare, gjatė ditėve tė ardhshme, do ta shqyrtojė rastin e tij, njofton Radio Evropa e Lirė.
“Agim Ēeku do tė mbahet i arrestuar pėr 72 orė, nga e mėrkura”, citon REL kryeprokurorin bullgar, Nikollaj Kokinov.
Kryetari i Partisė Social Demokrate tė Kosovės dhe ish kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ėshtė ndaluar mbrėmė nga autoritetet e Bullgarisė nė vendkalimin kufitar midis Maqedonisė dhe Bullgarisė, derisa ishte duke udhėtuar pėr tė marrė pjesė nė njė takim me zv/ministrin e Punėve tė Jashtme tė Bullgarisė, Kucuko dhe drejtorin e klubit tė Atlantikut tė Bullgarisė Solomon Pasi.
Ndalesa e Ēekut ėshtė bėrė nė bazė tė fletarrestit tė lėshuar nga Interpoli i Serbisė, i pėrtėrirė me datėn 9 maj tė kėtij viti. Ish kryeministri Ēeku pritet brenda orėsh tė lirohet.
Nė orėt e mbrėmjes tė sė martės burime tė RTK-sė kanė bėrė tė ditur se Ministria e Punėve tė Jashtme e Bullgarisė ka kėrkuar qė tė mos publikohet lajmi nė mėnyrė qė tė mos politizohet kjo ngjarje, dhe kanė shtuar se pas procedurave kryetari i Partisė Social Demokrate shumė shpejt do tė lirohet.
Ndėrkohė, nėnkryetari i Qeverisė dhe ministri i Brendshėm i Serbisė, Ivica Daēiq, duke komentuar arrestimin e Ēekut, ka thėnė se Ministria e Drejtėsisė duhet menjėherė tė kėrkojė ekstradimin e Ēekut sepse mund tė pasojnė presione politike pėr lirimin e tij.
Ēeku ėshtė ndaluar edhe disa herė mė parė me fletė-arrest tė lėshuara nga Serbia, por asnjėherė nuk iu ėshtė dorėzuar autoriteteve serbe.
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|