Anėtarėsuar: 17-01-06
Postime: 285
|
Titulli: Vidhet dosja e vrasjes se gazetarit te 'Bota sot' Bekim Kastratit
Kush e vrau Bardhyl Ajetin?
Bota sot
Sot, mė 25 qershor, mbushen 4 vjet nga vrasja mizore e gazetarit tė kombėtares Bota sot. Por sot, pikėrisht kėtyre ditėve, sikur na vjen nga Evropa vėrejtja kundėr kėrcėnimeve ndaj gazetarėve. Po kėrcimet qė i trillojnė ata qė provojnė ta paraqesin median shqiptare si viktimė e dikujt a dikushit, dhe qė kritikohen nga organizata tė ndryshme tė Evropės, sikur asnjėherė nuk u ka rėnė nė mend, pėr kaq vjet, jo pėr kėrcėnime, por tė reagojnė pėr vrasjen e gazetarėve shqiptarė tė Kosovės. Jo qė skanė reaguar, por as qė e kanė pėrmendur rastin e vrasjes sė gazetarėve shqiptarė pas luftės. Pse? Sepse ata ishin gazetarė tė kombėtares Bota sot, mbase pėr kėtė, mbase pse nuk ishin gazetarė tė periodikut tė shoqėrisė civile tė sponsoruar pikėrisht nga ato organizata qė kishin pėrfaqėsi administrative tė OKB-sė nė Kosovė. Dhe gazetarėt e vrarė tė Botės sot nuk janė pak, edhe pse numri nė kėso rastesh nuk definon shkallėn e krimit mbi lirinė e fjalės, mbi lirinė pėrgjithėsisht. Ata, ndaj, nuk janė pak, janė: Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati
por kėta janė dėshmorė tė lirisė sė fjalės, publicistė heronj qė nuk u trembej syri nga falangat e nėntokės politike kombėtare dhe ndėrkombėtare. Bardhyl Ajeti ishte mė trim se tė tjerėt, dhe katėr vjet pas instalimit tė Administratės Ndėrkombėtare, ai megjithatė u vra. Por ironike ėshtė sjellja e mediave tė tjera, tė cilat e heshtėn rastin, e lere mė tė protestonin, madje e dhanė vetėm si lajm. Pse, sepse ai pikėrisht ishte kritik edhe ndaj njė pjese tė medias sė Kosovės, kėshtu qė mund tė shihet jo ndonjė implikim i prejudikuar, por sė paku njė indiferencė. Kėshtu, a nuk ėshtė shumė lehtė tė hetohen motivet e vrasjes sė Bardhyl Ajetit? A nuk ėshtė ky njė motiv mė shumė qė drejtėsia nėn protektoratin ndėrkombėtar kaq shumė tė lavdėruar, nuk bėri asnjė hap nė zbardhjen e sė vėrtetės, sė paku tė shpallė zyrtarisht hetimet kundėr kriminelėve anonimė? Pra nuk janė pėrmendur as hetimet. Pse? Pse ato organizata evropiane qė sot po luftojnė (duke e kritikuar) mungesėn e lirisė sė fjalės nė Kosovė, heshtin pėr krimet e rėnda dhe flasin pėr shkelje etike dhe morale tė tė drejtės sė lirisė sė fjalės. Kjo nuk ėshtė vetėm hipokrizi, por ėshtė edhe politikė, politikė e qartė qė bėn diferencime tė kategorive ideologjike tė gazetarėve, dhe nėse ata nuk i takojnė shoqėrisė civile ballkanike ortodokse, menjėherė janė persona adapta pėr tu inkriminuar, pėr tu indeksuar, dhe nė fund edhe pėr tu vrarė. Pėrvjetori i vrasjes sė Bardhyl Ajetit, pėr ne redaksinė e nacionales Bota sot ėshtė njė ditė zije dhe pikėllimi. Dhe ky pikėllim sot ėshtė edhe mė i madh, sepse nė asnjė media tė Kosovės as nuk jepet njė lajm pėr kėtė pėrvjetor. Ēka flet kjo? Dhe edhe ēka tjetėr duhet tė themi nė qėndrimin e administratės ndėrkombėtare ndaj shoqėrisė civile dhe asaj qė me ngulm ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet shoqėri e fizionomisė politike nacionale. Vetėm kjo mėnyrė e pėrkujtimit tė vrasjes sė njė gazetari nė moshėn e tij shumė tė re, pra vetėm kjo vetmi nė mbrojtjen e jo vetėm tė fjalės sė lirė, por tė drejtės sė jetės sė gazetarit, dėshmon shumėēka pėr kėtė shoqėri nė tė cilėn jetojmė sot. Por nuk do tė dorėzohemi. Dhe, edhe pse ata qė prezantohen si nacional bėhen objekt cinizmi dhe urrejtjeje qė shpreh kultura mediale mercenare e fondeve tė huaja ndaj ēdo qėndrimi nacional, si qėndrim i demoduar. Koha dėshmoi atė qė bota sot insistonte para dhjetė vjetėve dhe deri sot nė kontinuitet. Shqiptarėt nuk kanė shans tė arrijnė atje ku nuk janė shqiptar. Djathtizmi, si edhe nė Evropėn e sotme, do tė triumfojė edhe nė Kosovė e nė Shqipėri, dhe gjaku i gazetarėve tė vrarė pėr tė, si dėshmori Bardhyl Ajeti, nuk do tė shkojė kot!
|