KEK-u diskriminues
Pėr hatėr tė situatės politike, KEK-u serbėve ua ngrinė rreth 130 milionė euro borxhe. Kėtė privilegj nuk do ta kenė edhe konsumatorėt e tjerė tė Kosovės.
Tė gjithė konsumatorėt serbė qė nė marrėveshje me Korporatėn Energjetike tė Kosovės pranojnė se do tė paguajnė faturat e energjisė elektrike, nuk do tė ngarkohen me borxhin prej 130 milionė eurosh qė u ėshtė grumbulluar pėr dhjetė vite.
Kėtė privilegj nuk do ta kenė edhe konsumatorėt e tjerė, qė aktualisht kanė marrėveshje me KEK-un.
Ministrja e Energjisė dhe e Minierave, Justina Pula-Shiroka, nė Ēagllavicė, ka thėnė se ky vendim vlen pėr tė gjitha zonat ku KEK-u nuk ka pasur qasje qė nga viti 1999.
Kėtė vendim Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut e vlerėson diskriminues dhe ėshtė shkelje drastike e tė drejtave tė njeriut. Por, ministrja Pula nuk e pranon kėtė kualifikim, duke thėnė se nuk do tė ketė falje tė borxheve, por mbetet pėr tė vendosur mė vonė se ēfarė do tė behet me to.
Nuk ka falje tė borxheve. Nė fatura do tė evidentohet edhe borxhi i vjetėr, pohon Pula, duke mos specifikuar se ēfarė do tė ndodhė me borxhin kur tė skadojė kontrata.
Ajo shpjegon se konsumatorėt serbė fillimisht duhet tė paguajnė nga 26 euro dhe tu mundėsojnė punėtorėve tė KEK-ut regjistrimin e njehsorėve. Pas kėsaj obligohen qė gjatė 12 muajve tė paguajnė aq sa shpenzojnė energji elektrike, pa asnjė ndėrprerje. Poqe se kanė ndėrprerje, atėherė ngarkohen me borxhin e vjetėr. Konsumatorėt nė kategorinė e bizneseve duhet tė paguajnė pa ndėrprerė 36 muaj.
Ministri i Punės dhe i Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thėnė se edhe pse nė fatura figuron edhe borxhi i vjetėr, marrėveshja me KEK-un lė mundėsinė pėr shlyerjen e borxhit paraprak.
Ju lus ti lexoni me kujdes marrėveshjen. Besoj se do tė jeni tė kėnaqur pasi qė rasteve sociale qeveria do tua paguajė 500 kilovat energji, ka thėnė Rashiq.
Sipas tij, borxhi i vjetėr nuk duhet tė paraqesė kurrfarė ngarkese pėr konsumatorėt serbė.
Kryetari i KMLDNJ-ės, Behxhet Shala, thotė se derisa KEK-u favorizon njė kategori tė borxhlinjve, padyshim bėn shkelje e tė drejtave tė njeriut, duke i diskriminuar tė tjerėt.
Vendimi i MEM-it ėshtė politik dhe nuk ėshtė shtyrje e pagesės sė borxhit, por intencė pėr faljen e tij.
Shlyerjen e kanė kamufluar me shtyrje tė pagesės, thekson Shala.
Ai thotė se ėshtė shumė e pandershme dhe e papranueshme qė punėtorėt e KK-ut shkojnė me polici i shkyēin borxhlinjtė shqiptarė dhe boshnjakė, kurse enklavave ua falin borxhet.
Mirėpo, kreu i KEK-ut, Arben Gjukaj, e vlerėson histori tė kaluar borxhin e vjetėr. Sipas tij, marrėveshja e kompanisė me konsumatorėt serbė nuk paraqet diskriminim ndaj konsumatorėve shqiptarė.
Po flasim pėr konsumatorėt specifikė, te tė cilėt ne nuk kemi pasur qasje, ka pohuar Gjukaj.
Sipas tij, 10-11 pėr qind nga totali i energjisė qė prodhohet nė Kosovė shkon nė enklava. Ai ka bėrė tė ditur se tashmė janė punėsuar njė numėr i caktuar i serbėve lokalė, tė cilėt me uniforma tė KEK-ut do tė regjistrojnė njėsorėt nėpėr enklava.
Gazeta expres