Sipas qeverisė serbe, policėt serbė janė kthyer nė bazė tė gjashtėpikėshit
Beograd, 3 korrik - Qeveria e Serbisė nė takimin e saj ka konkluduar se zgjedhjet lokale nė Kosovė "nuk janė nė pajtim me rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit 1244, as nė pajtim me Kornizėn Kushtetuese pėr vetėqeverisjen lokale dhe se nuk ka kushte qė serbėt e Kosovės tė marrin pjesė nė ato zgjedhje". Pas mbledhjes ministri pėr tė drejtat e njeriut dhe minoriteteve Svetozar Ēipiq ka deklaruar se kthimi i serbėve nė policinė e Kosovės ėshtė realizuar nė pajtim me zbatimin e Marrėveshjes sė gjashtė pikave, konform rezolutės 1244 dhe politikės sė neutralitetit tė faktorėve pėrgjegjės ndėrkombėtarė.
QIK-u
Dodik: Kosova tė ndahet, tė mos jemi peng i saj
Kryeministri i Republikės Serbe tė Bosnjės, Millorad Dodik ka deklaruar se situata rreth Kosovės nuk do tė duhej ti bėnte serbėt robėr nė 20 vitet e ardhshme duke shtuar se, interesi nacional serb nuk guxon tė lidhet ekskluzivisht pėr Kosovėn.
Sipas tij, zgjidhja mė e mirė do tė ishte, ndarja e Kosovės. "Mendimi im personal ėshtė se, zgjidhja mė e mirė do tė ishte ndarja e Kosovės, ku veriu do tė integroj nė Serbi ndėrsa pjesa tjetėr le tė bėjė ēkado qė dėshiron, ka thėnė Dodik.
Dodik ka thėnė se ky ėshtė vetėm mendim i tij, qė nuk korrespondon me mendimet publike nė Beograd por, sipas tij, disa qėndrime private shkojnė nė atė drejtim.
Duke parashtruar njė pyetje hipotetike ēka do tė ndodhte po qė se Kosova do tė integrohej nė Serbi? - Dodik ka vlerėsuar se, ajo do tė ishte edhe njė strukturė homogjene, qė ndoshta, sipas rregullave evropiane, do tė mund tė kėrkonte postin e kryetarit apo edhe tė kryeministrit tė Serbisė.
Telegrafi
Protestojnė mishtarėt
Pėrpunuesit e mishit kanė dalė sot nė rrugėt e Prishtinės me mė shumė se 300 kamionė, ku po kėrkojnė anulimin e udhėzimit administrativ pėr importimin e mishit.
Udhėheqėsit e Shoqatės sė mishtarėve janė takuar sot me Presidentin, Fatmir Sejdiu dhe pritet tė takohen edhe mė kryeparlamentarin Jakup Krasniqin.
Sipas shoqatės, Presidenti nuk ka qenė i njoftuar pėr pėrzgjedhjen paraprake tė kompanisė ndėrkombėtare pėr tė importuar mishin pėr qytetarėt e Kosovėn.
Express ka shkruar se Qeveria e Kosovės e ka ditur para njė vitit se kush do tė fitoj tenderin pėr importin e mishit nė Kosovė. Madje, zyrtarėt qeveritar kanė hartuar udhėzimin administrativ, me tė cilin paraprakisht dihet kompania fituese.
Pėrfaqėsuesi i mishtarėve, Burim Piraj tha pėr Express se sot nė ora 14 do tė mbajnė takim tė gjithė prodhuesit e mishit dhe do tė vendosin pėr hapat qė do t`i ndėrmarrin.
Kundėr tenderit tė mishit
Zekirja Shabani
Shoqata e mishtarėve dhe organizata Ēohu kanė akuzuar Qeverinė e Kosovės qė po ngulfat bizneset kosovare tė mishit pėr pėrfitime personale. Ata thonė se tenderi pėr import tė mishit, i pėrpiluar nga Qeveria, ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha ligjet. Kryeministri Hashim Thaēi thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndryshojė rregulloren dhe tenderi do tė shkojė deri nė fund. Sot mbahet protesta e mishtarėve.
Tenderi pėr import tė mishit, qė i pėrjashton kompanitė kosovare, ka filluar tė shkaktojė tensione. Shoqata e mishtarėve ka lajmėruar se do tė protestojė ashpėr pėr kėtė ēėshtje dhe nėse nuk do tė anulohet ky tender, masat do tė radikalizohen. Kjo punė, thonė ata, po bėhet pėr interesa personale tė njerėzve tė Qeverisė. Njėjtė kanė deklaruar edhe drejtues tė organizatės Ēohu.
Burime tė gazetės Express thonė se qė para njė viti ėshtė pėrgatitur skenari se si t`u ndalohet importuesve vendorė importi i mishit dhe ti jepet njė kompanie tė parapėrcaktuar nga Qeveria. Sipas tenderit, kompania fituese, do tė furnizojė krejt Kosovėn me produkte qė janė me prejardhje shtazore. Monopol.
Nė anėn tjetėr, kryeministri Hashim Thaēi deklaron se nuk e ka ndėrmend tė ndėrrojė rregulloren, e as tė anulojė tenderin. Kėtė tha se e bėn pėr tė mirėn e qytetarėve kosovarė.
Shpalljes sė tenderit nga Agjencia Veterinare e Ushqimit, qė funksionon nė kuadėr tė Zyrės sė kryeministrit tė Kosovės, i ka paraprirė nxjerrja e njė udhėzimi administrativ nga Qeveria e Kosovės, i cili, sipas prodhuesve dhe pėrpunuesve tė mishit, nė Kosovė ėshtė nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi.
Pėrveē kėsaj, kryetari i Shoqatės sė mishtarėve, Burim Piraj thotė se me kėtė udhėzim administrativ, Qeveria e Kosovės e shkel edhe Kushtetutėn e Kosovės. Mishtarėt kanė paralajmėruar protestė pėr sot. Kėrkojnė anulimin e tenderit dhe tė shpallet i pavlefshėm Udhėzimi administrativ 09/2009, qė ua ndalon atyre importin e mishit.
Ai thekson se ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin e prokurimit publik, shpallja e tenderit nga Qeveria pėr import tė produktit qė paguhet nga paratė e qytetarėve.
Kemi diskutuar gjatė ditės me zyrtarė tė Odės Ekonomike dhe kemi pritur tė takohemi me kryeministrin. Por nuk ėshtė realizuar takimi dhe protesta do tė mbahet, thekson Piraj. Ndėrkaq nė tenderin e shpallur mė 17 qershor nga AUV-ja, specifikohet se kompania e cila do tė jetė fituese, duhet qė pėr 3 vitet e fundit tė ketė tė hyra financiare minimum 8 milionė euro.
Mishtarėt thonė se me angazhimin e kompanive ndėrkombėtare pėr import tė mishit, nė Kosovė do tė mbyllen 100 biznese qė janė marrė me kėtė veprimtari dhe do tė mbesin pa punė mbi 4000 persona. Gjithashtu, sipas tyre, rrezikojnė tė mbesin pa u kthyer miliona euro kredi nė bankat komerciale, me tė cilat kanė funksionuar deri mė tash si biznese.
Tashmė kur kanė mbetur edhe pesė ditė pėr pėrzgjedhjen e fituesit, ndaj kėtij vendimi tė Qeverisė kanė reaguar edhe opozita dhe organizata joqeveritare.
Kryeministri kosovar hodhi poshtė reagimin e Shoqatės sė pėrpunuesve tė mishit.
Qeveria ėshtė e determinuar qė tė mbrojė shėndetin e qytetarėve kosovarė dhe nė kėtė mėnyrė, nuk do tė lejojė qė qytetarėt tė kequshqehen, tha Thaēi. Prandaj, edhe reagimin e shoqatave tė pėrpunuesve tė mishit, Thaēi e quajti si reagim ndaj standardeve tė BE-sė.
Tė gjitha vendimet qė merren nga Qeveria e Kosovės dhe Kuvendi, nxirren nė pėrputhshmėri tė plotė me kriteret e Bashkimit Evropian. Prandaj, pėr kėtė ēėshtje nuk marr vendim nėn ndikimin e grupeve politike apo grupeve tė interesit.
Organizata Ēohu, nė njė komunikatė pėr media ka deklaruar se Qeveria e Kosovės po nxjerr vendime e instruksione qė jo vetėm qė nuk kanė bazė ligjore, por edhe pėrfaqėsojnė politika diskriminuese e tė dyshimta.
Ėshtė shumė e qartė se ky vendim i Qeverisė sė Kosovės ėshtė marrė nė rrethana tė dyshimta dhe ėshtė e mundur qė ky tender, sikundėr edhe shumė tenderė tė tjerė nė sektorin publik, ėshtė ndikuar nga njerėz qė kanė lidhje me kompani tė huaja dhe qė duan tė kenė pėrfitimin e vet nga vendosja e monopolit edhe nė kėtė sektor, thuhet nė njoftim.
Sipas organizatės Ēohu, tregu me qarkullim vjetor prej mbi 600 milionė eurosh ėshtė mė se i dėshiruar nga kompani tė huaja. Importi i mishit me tender, sipas kėsaj organizate, ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin pėr prokurim publik duke qenė se ky ėshtė njė biznes qė i takon sektorit privat dhe shteti nuk ka ndonjė kompetencė, pėrveēse tė bėjė kontrollin e kualitetit tė produkteve tė importuara.
Tenderi qė jo vetėm nuk ka bazė ligjore, por edhe dėmton rėndė kompanitė vendore, ėshtė ai pėr importimin e mishit, kushtet e tė cilit janė bėrė ashtu qė pothuajse nė mėnyrė eksplicite pėrjashtohen kompanitė vendore. Ēohu thotė se dyshimet forcohen edhe mė shumė pas futjes sė AVUK-sė nėn ombrellėn e Qeverisė.
Shoqata e mishtarėve me protestėn e vet do tė bllokojė tėrė rrugėt e Prishtinės me kamionėt e tyre me sloganet qė janė kundėr kėtij udhėzimi dhe tenderi.
Gazeta expres
Dogana kėrcėnon argjendarėt
Doganierėt pa marrė fare parasysh faktet e argjendarėve, u kanė konfiskuar arin. Ata konfiskuan edhe mall qė argjendarėt i mbulonin me dokumente. Doganierėt n`aksion, madje edhe i kanė kėrcėnuar argjendarėt se do t`ua marrin prapė arin vetėm sa tė largohen mediat.
Dogana e Kosovės ka marrė njė aksion pėr konfiskimin e arit i cili ėshtė i pa regjistruar apo i pa mbuluar me dokumente.
Pronarėt e argjendarive nėpėr Kosovė kanė treguar se Dogana po iu konfiskon mallin edhe kur po kanė mbulueshmėri me dokumente.
Madje tė premten argjendarėt, gjatė njė aksioni tė doganave, janė pėrleshur verbalist duke tentuar qė t`i bindin doganierėt qė nuk duhet t`u marrin arin.
Por doganierėt, nuk kanė marrė fare parasysh kėrkesat dhe arsyetimet e tyre. Me plotė arrogancė, pjesėtarėt e Doganave, kanė marrė arin dhe kanė kėrkuar nga argjendarėt qė duhet t`i heqin mediat pėrndryshe edhe mė shumė do t`iu marrin arin.
Prapė kemi me ardh me ju marrė arin, e shihni ju, kėrcėnoi njė doganier argjendarėt.
Njėri prej argjendarėve tregoi se doganierėt i kanė dėgjuar ata pėr disa kohė, dhe pa asnjė kundėr pėrgjigje iu kanė marrė dukatin qė e kanė pasur nėpėr lokalet e tyre.
Zėdhėnėsi i doganave, Adriatik Stavileci, tha se ky ėshtė njė aksion qė po vazhdon nė gjitha qytetet e Kosovės. Deri mė tash, tregoi se kanė inspektuar mbi 150 dyqane tė arit.
Tė gjithė ata qė nuk kanė dėshmuar qė paguajnė doganė, dhe prejardhjen e mallit, malli iu ndalohet pėrkohėsisht, tha Stavileci.
Ky aksion ėshtė shpėrndarė nė krejt Kosovėn dhe do tė zgjasė edhe pėr njė kohė.
Gazeta expres