Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-09, 09:14   #37
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hidhe n'borllėg "pasoshin" e serbisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani
Nuk ksiha te them diē sikur mos te isha mire i informuar, por edhe deshmitar:
Per marrjen e nje pasaporte te tille dikush bene shperngulje (permes dokumentave, qytetari i Kosoves behet banor i Komuns se Presheves apo Bujanocit ), athua pse ?
Jo per diē tjeter, por qe te ket leternjoftim dhe pasaporte te Serbise !

flm ne besim !
E po ti ke qene i informuem drejte : nese ne pasaporten serbe shenohet ndonje adrese jasht serbise, ai pasaport nuk eshte i vlefshem. Personi qe disponon me nje pasaporte te tille konsiderohet si "ilegal" dhe arrestohet menjehere nga policia per falsifikim dokumentash.
Pra asnje qytetar i shtetit te fuqishem te Kosoves(qoft ai shqiptar, serb, rom, etj.)nuk ka te drjte te kete nje pasaporte biometrik serb sepse kjo do konsiderohet si delikt ne zonen e shengenit.

Lexoje artikullin ne vazhdim per detaje tjera:

______________________________________
A ju kam tregue ku e kane vendin "pasoshat" servise : po e riperseris: ne bėrllog.
Shkoni e jepni €uro serbise more njerez te marre. Keni mendue qe serbia ka fuqi me komandue evropen a !
serbia eshte sllav dhe skllave ka me met.
__________________________________________________ _________________________
Pasaporta kot
Asnjė qytetari tė Kosovės, pavarėsisht nacionalitetit tė tij, nuk do t’i vlejė pasaporta biometrike serbe. Komisioni Europian ka vendosur qė liberalizimi i vizave tė vlejė vetėm pėr ata qė adresėn e banimit e kanė nė territorin e Serbisė. Deri mė tash, 1. 500 kosovarė kanė marrė pasaporta tė tilla, ndėrsa 7. 647 kanė aplikuar.



pasaportė biometrike serbeLidhur me mundėsinė qė Serbisė t’i hiqet regjimi i vizave pėr nė BE nė fund tė kėtij viti, kosovarė tė shumtė kanė shfrytėzuar rastin qė tė marrin pasaporta biometrike tė kėtij shteti.
Mirėpo, pas shumė debatesh tė Komisionit Evropian lidhur me kėtė ēėshtje, tani ėshtė marrė vendimi qė asnjė qytetar i Kosovės, pavarėsisht nacionalitetit tė tij shqiptar, serb apo rom, nuk do t’i vlejė pasaporta biometrike serbe pėr tė udhėtuar pa viza nė BE.
Sipas gazetės serbe, Dnevnik, nėse nė pasaportėn e tyre, adresa e banimit nuk i pėrket territorit tė Serbisė, atėherė ata nuk do tė pėrfitojnė nga liberalizimi i vizave.
“Propozimi ka tė bėjė me liberalizimin e vizave pėr shtetasit me vendbanim nė territorin e Serbisė, por jo edhe pėr qytetarėt qė jetojnė nė territorin e Kosovės”, thuhet nė propozimin e kėtij komisioni, nė tė cilin gazeta Dnevnik thotė se ka pasur qasje.
Sipas kėtij mediumi, Komisioni Evropian do tė fusė Serbinė nė listėn e bardhė “Schengen”, vetėm pasi tė miratohet vendimi qė liberalizimi i vizave tė mos aplikohet pėr qytetarėt e Kosovės.
Arsyet sipas kėtij komisioni, janė pasi Kosovėn nuk e kanė njohur tė gjitha shtetet e BE-sė dhe se arsyet e tjera pėr kėtė vendim kanė tė bėjnė me siguri – teknike dhe ato me faktin qė autoritetet nė Beograd nuk e kontrollojnė territorin e Kosovės.
Pra duhesh tė kesh adresė vendbanimi brenda territorit tė Serbisė, qė tė vlejė pasaporta biometrike e Serbisė.
Kėshtu Komisioni Evropian merr kėtė vendim, i vetėdijshėm se kosovarėt, pavarėsisht nacionalitetit, duke pėrfshirė edhe serbėt qė jetojnė kėtu, do ta kenė tė vėshtirė pėr tė marrė njė pasaportė ku iu shkruhet adresa e banimit jashtė territorit tė Serbisė.
Mirėpo, kosovarėt e nacionalitetit shqiptar, duke u nisur nga mundėsia pėr tė udhėtuar nėpėr BE, deri tani kanė marrė rreth 1 mijė e 500 pasaporta biometrike serbe, ndėrsa kanė aplikuar rreth 7 mijė e 647 tė tjerė. Kėto tė dhėna i ka bėrė tė ditur ministri i Punėve tė Brendshme i Serbisė, pėr tė pėrditshmen Danas.
Kosovarėt kanė mundur t’i marrin kėto pasaporta, pasi Serbia ende e konsideron Kosovėn pjesė tė shtetit tė saj.
Vuk Jeremiq, ministėr i Jashtėm i Serbisė, pati deklaruar se pasaportat biometrike do t’iu jepen edhe qytetarėve tė Kosovės, dhe se kjo, sipas tij, nuk ėshtė ēėshtje politike, por teknike. Ai pati thėnė se, “do tė zbatohen kontrolle tė veēanta sigurie pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėt do tė kėrkojnė pasaporta, pėr shkak tė rrethanave tė veēanta tė sigurisė".
Ndėrsa, sipas ekspertit pėr ēėshtje tė sigurisė, profesorit Zoran Dragishiē, shqiptarėt e Kosovės kanė tė drejtė pėr pasaportė serbe, sepse "Kosova ėshtė njė pjesė integrale e Serbisė".
“Sipas Kushtetutės, shqiptarėt janė qytetarė tė Serbisė dhe nuk ka arsye qė administrata jonė mos t’iu lėshojė atyre pasaporta. Ndėrsa, shqiptarėt qė kanė ardhur nga Shqipėria nė Kosovė pas vitit 1999, nuk janė tė ligjshėm pėr pasaporta serbe", pati deklaruar Dragishiē pėr gazetėn Danas.
Lėshimi i pasaportave biometrike tė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė njė nga temat e vazhdueshme tė diskutimit gjatė takimeve pėr liberalizimin e regjimit tė vizave ndėrmjet ekipit negociator serb dhe ekipit tė ekspertėve tė Komisionit Evropian dhe e tėra pėr shkak tė mundėsisė sė emigrimeve.
Derisa sė fundmi, ky komision ka marrė vendimin qė kosovarėt tė mos mund ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi, pa qenė banorė tė Serbisė.
Nga mediet serbe po ashtu bėhet e ditur se me datėn 14 tė kėtij muaji, nė Strasburg do tė miratohet ky propozim, i cili do tė jetė pozitiv pėr tė futur Serbinė nė listėn e Schengenit.
Sipas Komisionit Evropian, qėllimi i punės do tė pėrfundohet deri mė 30 nėntor dhe liberalizimi i vizave pėr Serbinė do tė fillojė mė 1 janar 2010.
Nė procesin e liberalizimit tė vizave janė e futur edhe Mali i Zi e Maqedonia. Ndėrsa Shqipėria e Bosnja janė nė tė njėjtėn rrugė, kėshtu qė Kosova mbetet e vetmja jashtė kėtij procesi.
______________________________
Gazeta express
Nga Besiana Xharra mė 06.07.2009 nė ora 8:02
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė