Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-09, 08:05   #263
Rozafa
Libri !
 
Avatari i Rozafa
 
Anėtarėsuar: 22-05-08
Vendndodhja: Buzė Detit..!!!
Postime: 6,051
Rozafa e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Edhe une shkruaj...

Ne dhomen tende,shiqoj pikturat qe dikur i pikturonim,gjumi nuk me ze.S'mund te bej dot asgje.Madje ka kaluar mesnata dhe nuk mund te rri pa menduar ne ty.Gjithqka duket si aspak e vertete,a ke ndjere ndonjehere dicka te fuqishme dhe te thelle saqe ne castet qe vijne me pas duket sikur behet pjese e vete lekures tende,pjese e nuhatjes,shijimit e frymemarrjes tende dhe asgje tjeter nuk egziston vec atyre momenteve,atyre kujtimeve?Ja ku je sonte me mua ne dhomen tende,sonte ketu.Une shkruaj,mbyll syte,ulem tek pres,dhe ja ti je ketu.E kaluara dhe e tashmja ne te njejten kohe.Ketu dhe jo ketu. Mbeshtetesh tek une dhe me veshtron.Asgje s'ka ndryshuar,jo per mua.

Ecnim ne mengjesin e bukur me rreze dielli,ti nuk reshte se qeshuri dhe se veshtruari.U perplasem me njeri-tjetrin,ecja jote e lekundur,sikur e zoteronte rrugen nga ishulli,ajo arome qe po trazohej perreth meje....po po atje ndodhi?Nuk e di.Nuk e di se si gjerat erdhen e moren keshtu.Gjithqka mund te duket njeherazi kaq e rastesishme,e turbulluar dhe mizorisht e planifikuar.Ketu je ne keto qindra kujtime ne koken time dhe une e shtriqur ne dhomen tende flas me ty....

__________________
Dr.Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės.

http://www.youtube.com/watch?v=eqh7qSCTMR4&feature=related
Rozafa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė