Titulli: Kukės,sulmohet familja nga Kosova
Policia e Kukėsit ka identifikuar autorin e dytė tė ngjarjes qė ndodhi njė ditė mė parė nė afėrsi tė qytetit, kur u sulmua me armė njė automjet me udhėtarė kosovarė, me pasojė plagosjen e njėrit prej tyre.
Pas ndalimit tė shtetasit K.S, 15 vjeē, njė nga autorėt e akuzuar tė kėsaj ngjarjeje, policia e Kukėsit ka identifikuar dhe bashkėpunėtorin e tij tė dyshuar, gjithashtu adoleshent.
"Ėshtė identifikuar autori i dytė, edhe ai adoleshent, por emri i tij nuk bėhet i ditur pėr shkak tė sekretit hetimor", tha zėdhėnėsja e drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Kukėsit, Irena Laknori.
Sipas saj, kėrkimet pėr ndalimin e tij janė shtrirė nė njė zonė tė gjerė, ndėrsa krahas forcave tė policisė sė qarkut tė Kukėsit janė angazhuar dhe forca tė ardhura nga Shkodra, tė cilat kanė patrulluar e vazhdojnė tė kontrollojnė aksin kryesor rrugor qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė.
Ditė mė parė njė shtetase e Kosovės u plagos me armė zjarri, teksa mbronte tė birin 8-vjeē, nga dy persona tė armatosur qė tentuan ta rrėmbenin, pasi mė parė i kishin zėnė pusinė pėr ti grabitur.
Ngjarja ndodhi nė orėt e vona, 2-3 km larg Kukėsit, kur shtetasja Makfine Berisha sė bashku me dy fėmijėt dhe vėllain e saj po udhėtonte nė drejtim tė Durrėsit pėr pushime.
Shumė pranė vendit tė quajtur Ura e Rexhepajt, pjesė e aksit Tiranė-Kukės-Morinė, dy persona tė armatosur kanė ndalur makinėn dhe kanė tentuar tė rrėmbejnė djalin 8-vjeēar tė saj.
Nė pėrleshje e sipėr, atė e kanė qėlluar me armė zjarri dhe e kanė plagosur rėndė. Gruaja u shoqėrua nė spitalin e qytetit, ku ndodhet nėn kujdesin e mjekėve.
Pas ngjarjes, Policia e Kukėsit ndaloi njė adoleshent, i dyshuar si autor kryesor i ngjarjes sė ndodhur nė tė gdhirė tė ditės sė sotme, kur nė vendin e quajtur "Ura e Uzinės" nė kėtė rreth u sulmua me armė njė automjet ku udhėtonin disa shtetas kosovarė, me pasojė plagosjen e njėrit prej tyre.
"15 vjeēari i ndaluar, me inicialet K.S., ėshtė njė nga dy autorėt e dyshuar tė kėsaj ngjarjeje", thanė burimet policore, duke shtuar se nė komisariat janė shoqėruar rreth 15 persona.
Ndėrkohė qė po hetohet pėr zbardhjen e ngjarjes, policia ėshtė nė kėrkim tė autorit tjetėr. /Shekulli/
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
|