KE: Liberalizimi i vizave nuk vlen pėr qytetarėt e Kosovės, me pasaporta biometrike tė Serbisė
Komisioni Evropian do propozojė javėn tjetėr heqjen e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė, ka konfirmuar Jaques Barrot, komisioneri evropian pėr pune tė brendshme dhe drejtėsi. Ai ka konfirmuar se nė propozimin, qė do tė zbardhet mė 14 korrik nė Strazbur, do pėrfshihen tri shtete tė Ballkanit Perėndimor dhe ka precizuar se ky propozim do duhej tė hyjė nė fuqi mė 1 janar tė vitit 2010.
Sipas draftit tė dokumentit, propozimi qė i pėrket Serbisė pėrfshinė edhe fusnotėn ku thuhet se liberalizimi i vizave nuk vlen pėr ata qytetarė qė kanė pasaportė biometrike tė Serbisė, por janė rezident tė Kosovės.
Ndryshe, nė procesin e liberalizimit tė vizave janė edhe Shqipėria e Bosnja e Hercegovina, por kėto dy shtete nuk i kanė pėrmbushur kushtet e domosdoshme pėr kalim nė tė ashtuquajturin shengen tė bardhė.
Sipas burimeve nga Komisioni Evropian, kėto dy vende duhet tė angazhohen mė shumė nė kėtė proces, dhe, pėr liberalizim tė plotė do tė duhet tė presin sė paku edhe njė vit.
Propozimi i 14 korrikut duhet tė kalojė mė pas tek ministrat e Bashkimit Evropian dhe duhet tė merr dritėn e gjelbėr tė Parlamentit Evropian. Pasi qė vendimmarrja nė nivel tė ministrave tė BE-sė nuk ka nevojė pėr uaninimitet, zyrtarėt e kėtushėm shpresojnė se mund tė arrihen tė gjitha afatet nė mėnyrė qė procedura tė pėrfundojė deri nė fund tė kėtij viti dhe qė udhėtimi pa viza pėr qytetarėt maqedonas, serbė e malazias tė jetė valid nga dita e parė e vitit tė ardhshėm. /Gjeraqina Tuhina/
RTK
Ekstradohet nga Mali i Zi nė Kosovė, keqpėrdoruesi i parave tė PTK-sė, Ove Johansen
Ish udhėheqėsi i Postės sė Kosovės, Ove Johansen, i cili akuzohet pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare - pėrfitime financiare nė dėm tė Postės sė Kosovės ėshtė ekstraduar nga Mali i Zi nė Kosovė. Ai pritet tė dalė sot para gjyqtarit te procedurės paraprake pėr te u ballafaquar me veprat penale qe i vihen ne barrė.
Shtetasi norvegjez Johansen ėshtė i kėrkuar nga autoritetet e drejtėsisė ne Kosovė pėr dyshimin se ne vitin 2003 gjatė kohės kur ka qenė Ushtrues Detyre i Shefit Ekzekutiv nė Posten dhe Telekomunikacionin e Kosovės, pėrgjegjės pėr ēėshtjet e biznesit, ka nėnshkruar kontrate te dėmshme nė mes tė PTK-se dhe kompanisė se quajtur Norway Invest.
Ministria e Drejtėsisė e Republikės se Kosovės nė bashkėpunim tė ngushtė me Policinė e Kosovės ka kryer me sukses ekstradimin e shtetasit Norvegjez Z. Ove Johansen i lindur 4 dhjetor 1962, nė Moskedalen, Norvegji, nga Mali i Zi pėr nė Kosove, thuhet nė njoftimin e policisė.
Nga njė marrėveshje e nėnshkruar nga Johansen nė kohėn sa ka qenė ushtrues detyre i drejtorit tė PTK-sė, dyshohet se ka pėrfituar financiarisht.
Kėshtu qė Z. Johansen dyshohet se ka kryer veprat penale Shpėrdorim i Pozitės Zyrtare ose i Autorizimit nė kundėrshtim me nenin 339 te Kodit Penal tė Kosovės dhe Lidhja e Kontratės sė Dėmshme nė kundėrshtim me nenin 237 te Kodit Penal tė Kosovės, thuhet nė njoftimin e Policisė.
Kėrkesa e pare pėr Ekstradimin e Johansen nga Mali i Zi nė Kosovė ėshtė bėrė me 3 nėntor 2006, nga autoritetet e UNMIK-ut.
RTK
ISHP: Virusi AH1N1 do tė mbėrrijė mė shpejt nė Shqipėri
Tre marinsa tė huaj tė shtruar nė spitalin e Durrėsit dhe dy shtetas nga Kukėsi qė kishin udhėtuar me personin e prekur nga gripi i derrit nė Malin e Zi u identifikuan javėn e shkuar si tė dyshuara pėr gripin e derrit nė vendin tonė.
TIRANE- Rreziku i gripit tė derrit shtohet edhe mė. Ndėrkohė vetė drejtori i ISHP-sė, Alban Ylli, e pranon kėtė gjė dhe thotė se herėt e vonė edhe ne do tė prekemi nga ky virus. Tre marinsa tė huaj tė shtruar nė spitalin e Durrėsit dhe dyshtetas nga Kukėsi qė kishin udhėtuar me personin e prekur nga gripi i derrit nė Malin e Zi u identifikuan javėn e shkuar si tė dyshuara pėr gripin e derrit nė vendin tonė. Por pas rezultateve pėrfundimtare ata janė pėrjashtuar si tė tillė.
Mediat greke duke iu referuar ministrise greke e Shėndetėsisė informuan se njė grua 36 vjeēare dhe njė djalė 17 vjeēar nga Shqipėria rezultojnė tė prekur nga virusi, ndėrkohė qė njė tjetėr shqiptar i prekur nga gripi i derrave ėshtė shėruar plotėsisht.
Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban ylli deklaron se ardhja e virusit AH1N1 mund tė jetė mė e shpejtė sa ē'ėshtė parashikuar. "Rastet e infektimit fare pranė kufijve tanė dhe nė vende ku ne kemi shumė emigrantė, tė cilėt do tė vijnė gjatė verės tek tė afėrmit e tyre, do tė thotė se herėt e vonė edhe ne do tė prekimi nga virusi i gripit tė derrit AH1N1, por duket se kjo do tė ndodhė me shpejt nga parashikimet tona", - ka shpjeguar drejtori i ISHP-sė, Alban Ylli.
Sipas tij deri mė sot, virusi i gripit tė derrit qė ka prekur Evropėn nuk ka shėnuar forma tė rėnda. Por, vdekshmėria mund tė rrezikojė ata persona, tė cilėt pėrveē se tė prekur nga virusi mund tė kenė imunitet tė ulėt ose tė vuajnė nga sėmundje tė renda kronike. Alarmi pėr njė ardhje mė tė shpejtė se parashikimet tė gripit tė derrit nė vendin tonė i ka detyruar instituticionet e larta shėndetėsore tė hartojnė planin e masave pėr tė pėrballuar njė situatė epidemie.
Nė strategjinė e menaxhimit tė krizės pėrcaktohen qartė hapat sipas katėr niveleve tė rriskut qė paraqet ky virus. Niveli i parė ėhstė niveli i vetėdijes nė tė cilin duhet identifikuar e parandaluar pėrhapja e mėtejshme e virusit. Mė pas vijon hapi i dytė, menaxhimi i shqetėsimit social ku theksohet identifikimi i grup popullatės sė prekur, niveli i tretė pėrcakton shkallėzimin e epidemisė ku thelbėsore janė standardet e shėrbimit, forcimin e kapaciteteve laboratorike etj. Niveli i katėrt ėshtė faza pandemike ku theksohet sigurimi i kapaciteve maksimale nė spitale pėr tė qenė tė afta tė pėrballojnė pandeminė.
BalkanWeb
Pėrkujtohet 12 vjetori i ngjarjeve tė Gostivarit
Shqiptarėt e Gostivarit dhe Maqedonisė sot pėrkujton 12 vjetorin e ngjarjeve tė hidhura tė Gostivarit dhe intervenimin e egėr tė policisė qė la si pasojė disa tė vrare qindra tė plagosur e mijėra shqiptar tė keqtrajtuar. Shkas i dhunės policore ishte flamuri kombėtar shqiptar qė ishte vendosur pėrpara ndėrtesave komunale nė Gostivar dhe Tetovė si dhe nėpėr komunat tjera ku dominonin shqiptarėt.
Organet lokale tė komunave, duke u bazuar nė kompetencat e veta, sollėn vendimin pėr pėrdorimin zyrtar tė flamurit kombėtar shqiptar para objekteve tė komunave vendim qė u shfuqizua nga gjykata Kushtetuese vendim tė cilin nuk e respektuan kryetarėt shqiptar tė Gostivarit dhe Tetovės. Kjo shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė Qeverisė sė atėhershme tė Cėrvenkovskit. Ky i fundit dha dritė jeshile pėr ndėrhyrjen e egėr tė njėsiteve speciale tė policisė mbi shqiptarėt e Gostivarit.
Pasojat e ndėrhyrjes policore mė 9 korrik tė 1997 ishin tragjike: u vranė tre shqiptarė, u plagosėn 100, dhe u keqtrajtuan nė mėnyrė mė tė egėr mijėra shqiptarė tė Gostivarit. Pėr shkak tė kundėrshtimit tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr heqjen e flamurit kombėtar nga ndėrtesat e komunave tė Tetovės dhe Gostivarit u burgosėn dhe u dėnuan me burg tė rėndė kryetarėt dhe kryesuesit e kėshillave komunale: Rufi Osmani, Alajdin Demiri, Refik Dauti dhe Vebi Bexheti.
ALSAT M