Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-09, 06:46   #200
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: FITOJE PD-ja FITOJE SHQIPERIA URIME SALI BERISHA

Dėshtimi i turpshėm i Ramės
Dėshtimi i turpshėm i Ramės, fundi i interesave sorosiane nė Rajonin Ballkanik
E enjte, 09 Korrik 2009 23:41




Autor: Altin Goxhaj


Prej ditėsh publiku pret dorėheqjen e Ramės nga kreu i Partisė Socialiste, si njė standard demokratik minimal evropian por edhe ligjor i formacionit politik qė e zgjodhi pėr t'i dhėnė socialistėve fitoren e pritur prej 4 vjetėsh. Por duket qartė qė Rama po pėrpėlitet brenda dilemės sė dorėheqjes dhe nė ndihmė vazhdojnė t'i qėndrojnė besnikė analistėt sorosianė tė Tiranės, tė cilėt kėrkojnė tė devijojnė vėmendjen drejt LSI pėr arsyen e vetme sepse i mbijetoi kurthit socialist elektoral. Teza qė unė dua tė ngre bazohet nė njė logjikė pak tė ēuditshme pėr shqiptarėt por krejtėsisht reale pėr ata qė kanė informacion mbi anėn e errėt tė qarqeve sorosiane, qė prej vitesh kanė kapur segmente tė medias, shoqėrisė civile, politikės, institucioneve financiare dhe bizneseve tė dyshimta tė George Soros nė Tiranė dhe qė sot janė shfaqur nėn okelion "Politika e Re".

Prej gati njė viti nė faqet e Gazetės "SOT" unė kam dekonstruktuar skemat spekulative kriminale tė Soros nė shoqėrinė civile, nė media, nė politikė dhe nė sistemin financiar. Tashmė Partia butaforike e spinoff-eve tė Soros nė Tiranė, G99 u rrėnua nga vota ndėshkuese e elektoratit shqiptar duke iu referuar pikėrisht anės sė errėt financiare tė kukullave mediatike qė u vendosėn nė krye tė saj. Po ashtu, Partia Socialiste u ndėshkua nga elektorati shqiptar si njė ndėshkim ndaj mafies sė lejeve tė ndėrtimit tė diktatorit potencial Edi Rama.

Por si Veliaj ashtu dhe Rama nė emėr tė "politikės sė re" nuk pranojnė tė japin dorėheqje dhe kjo po ēudit si opinionin publik ashtu edhe komunitetin ndėrkombėtar. Por ata qė nuk ēuditen janė dy kategori: qarqet e Soros nė Rajon dhe subjektet anti-Soros (tė cilave u pėrkas dhe unė). Arsye pėrse kėto dy palė nuk ēuditen ka tė bėjė me njė problem tė ri rajonal gjeopolitik, i paparashikuar nga qarqet Soros por i investuar tej mase nga subjektet anti-soros nė Rajon.

Prej vitesh nė Rajonin e Ballkanit Juglindor janė investuar nėpėrmjet dhjetėra miliona dollarėve skemat e Soros nė shoqėrinė civile, politikė dhe institucionet financiare. Nė Kosovė, dekada mė parė, ish-anėtarėt e Fondacionit Soros nė Beograd themeluan Fondacionin me tė njėjtin emėr nė Kosovė dhe mė pas nėpėrmjet parave tė tij dhe tė ndėrkombėtarėve tė interesuar pėr tė mbėshtetur faktorin shqiptar nė Kosovė ngritėn mediat e tyre nė Prishtinė. Veton Surroi i sponsorizuar totalisht nga Soros nė bazė tė kėsaj mbėshtetje krijoi Partinė ORA ndaj dhe u quajt nė fushatė si Veton Soros Surroi. Humbja e tij totale dėmtoi rėndė interesat e Soros nė Kosovė dhe kjo medias sorosiane iu duk si fundi i botės. Nė fakt qarqet sorosiane tė Prishtinės morėn njė goditje tė paparashikuar dhe me dhjetėra sorosistė tė Tiranės qė vegjetonin si shushunja nė formė kėshilltarėt dhe ekspertėsh me nė krye Milva Ekonomin (themeluesen e spekulacionit "Besa" nė Tiranė) mbetėn tė pambrojtur politikisht nė lojėn e tyre pėr kontrollin e ekonomisė dhe tė informacionit tė artė imobiliar tė Kosovės. Shpresa e tyre mbetej nė Tiranė pasi tashmė Edi Rama nė krye tė PS do tė ndihmonte nėpėrmjet partneritetit tė tij tė ri me Partitė Kosovare nė pushtet.

Por rrėnimi elektoral i Ramės nuk ėshtė rrėnim vetėm i mafies sė lejeve tė ndėrtimit por nė radhė tė parė rrėnim i interesave tė Soros nė rajon, pasi pika e vetme mė e fortė e Soros nė rajon ėshtė Edi Rama, njeriu qė nėpėrmjet ekzekutivit shqiptar do tė menaxhonte nė rast fitoreje interesat kriminale financiare sorosiane nė tė gjithė rajonin.

Nevoja e Ramės pėr tė marrė nė kontroll ekzekutivin shqiptar nuk ishte njė nevojė e thjeshtė bazuar tek etja pėr pushtet e njė sharlatani politik. Nevoja e Ramės pėr kontroll tė ekzekutivit ėshtė njė investim 17 vjeēar i Soros nė Shqipėri dhe Rajon.
Edi Rama erdhi nė krye tė PS sė pas njė historie tė gjatė tė mbėshtetjes sorosiane. Para se ai tė zgjidhej si Ministėr Kulture ai ishte njeriu qė edhe paret e xhepit i siguronte nga dietat e Soros nė Paris dhe Tiranė. Edi Rama ishte nė vitet 1992 – 1997 anėtar i Bordit Ekzekutiv tė Fondacionit tė Shoqėrisė sė hapur nė Tiranė dhe kur u emėrua Ministėr Kulture, i njėjti Fondacion nė Tiranė dhe rrjeti ndėrkombėtar OSI (Soros) hapi thesin pėr kėdo qė ndihmonte Ramėn nė suksesin e tij virtual kulturor mjaftonte tė shkruante 5 faqe letėr dhe ēdo buxhet qė shkruhej nė faqet e fundit miratohej. Kur Rama u bė Kryetar Bashkie, njeriu mė i rėndėsishėm i Soros nė Tiranė, Milva Ekonomi organizonte dhe menaxhonte buxhetin ēdo fillim dhe fund viti. Me dhjetėra ekspertė tė huaj me pagesa astronomike vinin nė Shqipėri pėr tė mbėshtetur Kryebashkiakun e suksesshėm qė firmoste punėt e Bashkisė shtrirė nė kolltuk duke vrarė kohėn me vizatimet e tij imbeēile. Hyrja nė lojė e skemės sė re sorosiane me emrin MJAFT e cila publikisht prezantohej nga njė anonim me emrin Erion Veliaj (nė tė vėrtetė drejtohej nga njerėzit mė tė rėndėsishėm tė Soros nė Tiranė si Remzi Lani, Piro Misha, Valdete Sala, Milva Ekonomi, Delina Fico dhe Ēapajev Gjokutaj) i shėrbeu Edi Ramės si njė bandė mediatike shantazhiste pėr ta ndihmuar pėr tė marrė nė kontroll Partinė Socialiste.

Ndėrkohė influenca e Soros ra ndjeshėm kur Partia e tij nė Kosovė e drejtuar nga intelektuali i njohur Veton Surroi dėshtoi me turp nė zgjedhjet e 2005. E gjithė shpresa e qarqeve sorosiane nė rajon u pėrqendrua tek Edi Rama. Po ashtu ardhja e Berishės nė pushtet dhe faktorizimi i Metės si balancė demokratike e pushtetit solli njė zbehje reale tė influencės sė Soros nė Shqipėri duke e bėrė tė vėshtirė planin e Ramės pėr tė marrė nė kontroll nė zgjedhjet e 2009 pushtetin ekzekutiv.

Pėrgjatė gjithė mandatit tė Partisė Demokratike u investua e gjithė makina sorosiane e shoqėrisė civile, medias, politikės, think tankut, pėr tė mbėshtetur Ramėn dhe goditur Berishėn, Metėn dhe kėdo qė pengonte ambiciet e Ramės. Qarqet sorosiane tė shoqėrisė civile si MJAFT, Instituti i Medias, Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Instituti Agenda, Universiteti Europian i Tiranės, Qėndra Aleanca Gjinore pėr Zhvillim, Lėvizja Europiane, etj., thithėn me miliona euro qė i investuan underground nė favor tė planit sorosian pėr t'i dhėnė Ramės kreun e Ekzekutivit shqiptar. Tė gjithė donatorėt dhe ambasadat qė ofronin donacione pėr shoqėrinė civile ishin vėnė ndėrkohė nėn kontrollin e stafeve shqiptare tė Soros.

Ndėrkohė subjektet anti-soros nė Tiranė nė nivel individual, institucional dhe mediatik (tė pėrqendruara tek Gazeta SOT) filluan tė koordinohen dhe tė dekonstruktojnė skemat sorosiane nė Tiranė duke rritur vėmendjen e klasės politike shqiptare dhe tė ndėrkombėtarėve pėr rrezikun Soros pėr Tiranėn zyrtare dhe interesat rajonale.
Lėvizja ZGJOHU si njė vektor rezultant i subjekteve anti-soros e cila faktorizoi dhe bashkoi hapur dhe underground kėta vektorė nė Tiranė dhe jashtė saj, arriti tė shkatėrrojė grupimin shantazhist dhe devijant sorosian G99 i cili humbi gradualisht peshėn "shantazhiste" tė Soros nė politikė. Mobilizimi final i tė gjithė aktorėve sorosianė tė shoqėrisė civile nė listat e PS sė dhe G99 ishte njė pėrpjekje e dėshpėruar qė riskonte hapur reputacionin e shoqėrisė civile sorosiane por duket se nevoja pėr tė mbėshtetur Ramėn nė aksionin final ishte jetike pėr interesat e Soros nė rajon. Me qindra miliona dollarė qė Soros kishte fituar nė rajon prej muajsh ishin ngrirė nė pritje tė fitores sė Ramės pėr tė realizuar hapin final tė kapjes sė shtetit nga kjo mafie financiare ndėrkombėtare.

Humbja e zgjedhjeve nga Edi Rama nė fakt ishte njė katastrofė e vėrtetė pėr interesat e Soros nė Shqipėri. Vetėm njėra nga skemat spekulative tė Soros nė rajon, nė njė vlerė prej 280 milionė dollarėsh tashmė mbetet e ngrirė dhe askush nuk mund tė pėrcaktojė fatin e saj nė ditėt nė vazhdim.

Dorėheqja e Ramės nga PS dhe humbja rrėnuese e G99, ėshtė preludi i ikjes sė Soros me turp nga rajoni shqiptar pas humbjes spektakolare nė 2005 nė Kosovė.
Duket se ka njė mospėrputhje natyrale midis gjeopolitikės amerikane dhe asaj sorosiane dhe kur kėto dy gjeopolitika tentohen tė vihen nė balancė, dihet mirė se kush fiton.

Tashmė dorėheqja e Ramės ėshtė e barabartė me ikjen pėrfundimtare tė Soros nga Rajoni Juglindor i Ballkanit pasi edhe vetė Soros, ashtu si Rama, rrezikoi gjithēka pėr tė marrė gjithēka. Me dorėheqjen e Ramės dhe me armiqėsinė e tė gjithė klasės politike tė dėmtuar nga planet sorosiane, Soros ėshtė kthyer 10 vjet mbrapa, dhe nė biznes ky quhet falimentim.


Autori eshte perfaqesues i Levizjes Qytetare ZGJOHU ne Tirane e cila njihet pervec te tjerave si nje Levizje AntiSoros.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 10-07-09 nė 06:47
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė