Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-09, 16:14   #49
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK - LDD: Shpresė pėr bashkim

LDK – LDD ka bashkim, s’ka bashkim ?

Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Dardanisė ka hapur njė debat tė ri, me bazė bashkimin e kėtyre dy partive. Nė njė konferencė pėr media, Sekretari i pėrgjithshėm i LDK-sė, Ramė Manaj, tha se LDK e mirėpret kthimin e ēdo anėtari tė LDD-sė, dikur ish pjesėtarė tė LDK-sė. Ndėrkohė, Lidhja Demokratike e Dardanisė ka hedhur poshtė mundėsinė e bashkimit tė kėsaj partie me LDK-nė, derisa ajo vazhdon me politikėn e njėjtė.
Nė prag tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė, disa subjekte politike kanė hapur debate publike lidhur me anėtarėsimin ndėrmjet tyre por jo edhe pėr lidhjen e koalicioneve. Njė komunikim pėrmes konferencave pėr media kanė zhvilluar sot, dy subjektet politike dikur tė bashkuara, LDK dhe LDD. Sekretari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Ramė Manaj, theksoi se LDK, ėshtė e hapur dhe e gatshme pėr pranimin dhe rikthimin e tė gjithė atyre qė kanė shkuar nė subjektet tjera politike, pėrfshirė edhe LDD-nė. Por, sipas Manajt, mundėsia e lidhjes sė koalicionit me LDD-nė ėshtė e vogėl.

“Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė pėr kthim tė atyre qė kanė shkuar, por pret edhe anėtarėsim tė ri gjithsesi dhe ne presim se mund tė jetė njė moment i forcimit tė mėtutjeshėm edhe kthimi i njė pjesė tė numrit mė tė madh tė anėtarėsisė, nė kėtė rast nga LDD-ja. LDK nuk ėshtė e gatshme tė bėj koalicion parazgjedhor me askėnd, nė tashmė kemi dorėzuar aplikacionin dhe kemi konkurruar, apo hyrė nė garė si subjekt i vetėm ndėrsa ēėshtje tjetėr ėshtė periudha e balotazheve”, ka theksuar Manaj.

Ndėrkaq, nga ana tjetėr pėrfaqėsues tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, deklaruan sot nė njė konferencė pėr media se nuk mund tė pritet nga LDD- ja qė ti riparojė dėmet e bėra nga LDK-ja.

Sekretari i LDD-sė, Lulzim Zeneli, bėri tė ditur se nuk mund tė ekzistojė asnjė formė bashkėpunimi pozitiv pėrderisa lidershipi i LDK-sė aktuale vazhdon me politikėn e vet destruktive. Pėr gjendjen ekzistuese, aspak tė kėnaqshme nė mes tė kėtyre dy subjekteve politike dikur tė bashkuara, sekretari Zeneli akuzoi presidentin, Fatmir Sejdiu.

“Lidhja Demokratike e Dardanisė asnjėherė nuk e ka konsideruar si kundėrshtare anėtarėsimin e LDK-sė. Asnjė zhvillim pozitiv nuk mund tė realizohet, apo formė e lidhjes, derisa lidershipi aktual i LDK-sė vazhdon me politikėn e njėjtė, e cila solli deri te ndarja e LDK-sė sė dikurshme tė presidentit Rugova”, ka theksuar Zeneli.

Nga deklaratat e zyrtarėve tė dy subjekteve politike u bė e ditur se transferimet janė tė lira dhe tė pranueshme, duke mohuar kategorikisht lidhjen e koalicionit. Sot pasdite, LDD-ja, prezanton nė Gjilan, kandidatin pėr kryetar komune, nė zgjedhjet e 15 nėntorit.




Huazuar nga RTK
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė