Republika Dominikane njeh pavarėsinė e Kosovės
Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės ka marrė njė letėr, lėshuar nga Sekretariati i Shtetit i Republikės Dominikane pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, pėrmes sė cilės shprehet pozicioni i qartė i Republikės Dominikane pėr Kosovėn.
Nė letėr thuhet: Qeveria e Republikės Dominikane, nė bazė tė autoritetit kushtetues dhe nė pajtim me praktikat dhe normat ndėrkombėtare pėr njohjen e shteteve ėshtė pajtuar ta njohė Republikėn e pavarur tė Kosovės.
Po ashtu nė letėr theksohet se, Republika Dominikane pėrgėzon autoritetet dhe popullin e Kosovės pėr tė arriturat dhe krijimin e strukturave institucionale qė i mundėsuan popullit tė Kosovės tė ketė shtet Sovran dhe tė njohur ndėrkombėtarisht.
Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės i shpreh mirėnjohje institucioneve dhe popullit tė Republikės Dominikane dhe do tė punojė nė intensifikimin e raporteve deri nė vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj ministrie.
Paraprakisht, kryetari i Aleancės Kosova e Re, Behgjet Pacolli kishte njoftuar se Republika Dominikane kishte njohur pavarėsinė e Kosovės. Ai nėpėrmjet njė telekonference nga Luganoja e Zvicrės, ka thėnė se para dy ditėsh kjo njohje i ėshtė konfirmuar nė telefon nga kryetari i Republikės Dominikane, ndėrsa mbrėmė ka marrė notėn kredenciale.
Republika Dominikane ėshtė bėrė shtetit i 62 qė ka njohur pavarėsinė e Kosovės.
Telegrafi
Jessen-Petersen: Serbia po i ngatėrron prioritetet
Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen e ka vlerėsuar arrestimin e ish-kryeministrit Agim Ēeku nė Bullgari, nė bazė tė fletė-arrestit tė Serbisė, si diēka absurde.
Nė njė reagim tė botuar tė premten nė tė pėrditshmen prestigjioze amerikane, New York Times, Jessen-Petersen ka vlerėsuar se - Ēeku ėshtė shkarkuar nga akuzat pėr krime ndaj serbėve gjatė luftės nė Kosovės, vite mė parė, nga Tribunali Ndėrkombėtar i Drejtėsisė nė Hagė.
Ai thekson mė tej se, pėrderisa ndaj Ēekut nuk ka akuzė i akuzuari si kriminel lufte, gjenerali serb Ratko Mlladiq, vazhdon tė gėzojė mbrojtje tė gjerė nga njerėzit e spikatur nė Serbi.
Jessen-Petersen po ashtu ka potencuar se - duket qė Serbia i ka ngatėrruar prioritetet e saj. Ai pyet nė reagimin e tij - nėse Serbia duhet tė harxhojė kohė duke e ndjekur Ēekun me akuzat e shpifura, dhe i cili derisa ishte kryeministėr i Kosovės, nė vitet 2006-2008, ka punuar shumė dhe nė mėnyrė tė sinqertė me serbėt e Kosovės pėr tė arritur pajtimin? apo duhet tė investojė energjinė dhe vullnetin e saj politik pėr ta arrestuar Mlladiqin dhe pėr ta dorėzuar atė nė Hagė?
Duke vepruar kėsisoj, sipas Jessen Petersenit, Serbia do tė mbyllte njė kapitull tė errėt tė historisė sė re, dhe do ti lejonte shtetit tė fokusohej nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme evropiane pėr qytetarėt e tij dhe njėkohėsisht nė zhvillimin e marrėdhėnieve konstruktive me fqinjėt e saj, pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn.
Telegrafi
Krasniqi ndėshkon deputetėt
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka vendosur pėr herė tė parė tė pėrdor institucionin e ndėshkimit. I revoltuar nga mungesa e kuorumit gjatė miratimit tė ligjeve, Krasniqi siē bėn tė ditur e pėrditshmja Koha Ditore - ka marrė vendim tua heqė mėditjet tė gjithė deputetėve qė nuk kanė qenė prezentė nė seancėn e sė premtes.
Masa e ndėshkimit, sipas kėsaj tė pėrditshmeje, i ka kapur 71 deputetė, tė cilėt nė fund tė muajit do ti marrin 120 euro mė pak pėr shkak tė mungesės nė seancė.
Tė premten Kuvendi i kishte ndėrprerė punimet pasi nuk kishte pasur numėr tė mjaftueshėm tė deputetėve pėr tė votuar Projektligjin pėr ndryshimin e Ligjit pėr prokurim publik.
Telergafi
Thaēi kritikon Del Ponten
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka deklaruar se, ish-kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Carla Del Ponte, ėshtė turpi i drejtėsisė dhe i tė drejtės ndėrkombėtare.
Thaēi ka vlerėsuar se, pretendimet pėr trafikimin e organeve tė serbėve gjatė luftė nė Kosovė janė pjellė e shtypit tė verdhė tė Beogradit, qė mė vonė janė bartur nė librin e Carla Del Pontes sė frustruar.
Nė njė prononcim pėr televizionin malazez Atlas Thaēi, siē thekson B92, ka thėnė se Kosova ėshtė shtet i pavarur, demokratik dhe me integritet tė plotė.
Duke folur pėr ndarjen e Kosovės, Thaēi ka thėnė se, bėhet fjalė pėr njė ide tė tejkaluar, e cila nuk ėshtė edhe aq e menēur. "Nuk ka ndonjė ndikim dhe nuk ėshtė nė pajtim me politikėn e Prishtinės, politikave nė rajon, dhe as nė politikat e Washingtonit dhe tė Brukselit. Ėshtė njė mendim shterpė dhe i pasuksesshėm, ka thėnė ai.
Thaēi i ėshtė falėnderuar kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq pėr njohjen e Kosovės, ndėrsa ka shtuar se, shpreson qė shumė shpejt do tė vendosen edhe marrėdhėniet diplomatike nė mes tė dy vendeve.
Telegrafi
Dyshimi i parė
Gripi i Derrit dyshohet se ka ardhur edhe nė Kosovė. Njė banore serbe, nga fshati Uglar i Fushė Kosovės, ka qenė pėr vizitė nė Nish tė Serbisė. Kur ėshtė kthyer, ka dyshuar se ėshtė prekur nga ky virus. Instituti Kombėtar Pėr Shėndetin Publik pret analizat.
Njė banore e Kosovės dyshohet se ėshtė infektuar me gripin e derrit. Ajo jeton nė fshatin Uglar, afėr Fushė Kosovės, dhe ditėve tė fundit ishte pėr vizitė ne Nish tė Serbisė, vend ky tashmė i prekur nga ky virus.
E dyshuara, emri i tė cilės pėr shkak tė ekzaminimeve ende nuk publikohet, bashkė me familjen e saj ka dyshuar se ėshtė prekur nga ky virus, ka alarmuar se mund ta ketė marrė virusin. Pėr kėtė arsye menjėherė ėshtė njoftuar edhe Instituti i Kosovės pėr Shėndetin Publik (IKSHP).
Ministria e Shėndetėsisė bėn tė ditur se ky institutut menjėherė ka shkuar pėr verifikim nė shtėpinė e tė dyshuarės, por nuk e ka gjetur pacienten aty.
Ekipi i epidemiologjisė ėshtė kthyer pasdite nga fshati Uglar dhe ka informuar MSH-nė se pacientja e dyshimtė pėr grip tė derrit dhe familja e saj nuk gjenden nė Uglar, por nė Nish, bėn tė ditur Faik Hoti, shef i zyrės pėr informim nė MSH, i cili i referohet IKSHP-sė.
Sipas tij, IKPSH nė kontakt me Serbinė ka kuptuar se tashmė janė marrė mostrat pėr diagnostifikim dhe priten rezultatet laboratorike.
Derisa nuk ka konfirmim tė rezultatit laboratorik, rasti trajtohet si i dyshimtė, thotė Hoti pėr Express.
Kėshtu tani mbetet tė pritet rezultati i analizave tė kėsaj gruaje. Pėrhapja e virusit ėshtė pritur tė vijė edhe nė Kosovė, pasi tashmė nė Serbi, Maqedoni dhe Mal tė Zi gripi ka infektuar me dhjetėra njerėz.
Duke qenė shtet fqinj me kėto vende, Kosova ėshtė nė kontakte tė shumta, duke mos pėrjashtuar se nė Kosovė ka shumė qytetarė qė kanė lidhje me qytetarėt e kėtyre vendeve.
Pėr tu mbrojtur nga kjo sėmundje, MSH-ja ka marrė disa masa duke siguruar rreth 13 mijė doza tė Tamiflusė qė nevojiten pėr kėtė grip.
Mirėpo, sipas IKSHP-sė, kjo dozė nuk do tė mjaftonte as pėr 1 pėr qind tė popullatės, nėse gripi shpėrthen nė formė tė pandemisė, siē ka filluar tė ndodhė nė Greqi.
Ky shtet tė enjten e ka shpallur gjendjen e pandemisė.
Madje, sipas ekspertėve tė kėtij vendi, pritet qė ēdo i treti person nė Greqi tė infektohet me gripin e derrave.
Gazeta expres
Arrestohet Muharrem Gashi
Autoritetet italiane kanė arrestuar njė shqiptar nga Kosova, i akuzuar nga Serbia pėr krime lufte tė kryera nė vitin 1999. I dyshuari, i identifikuar si Muharrem Gashi, ishte pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Njė urdhėr-arrest ndėrkombėtar ėshtė lėshuar pėr arrestimin e tij, dhe ai ėshtė kapur nė afėrsi tė qytetit tė Riminit, nė Itali, ku ai punonte si shofer kamioni.
Gashi iu bashkua UĒK-sė nė vitin 1999 si vullnetar, pėr tė marrė pjesė nė njė sulm mbi njė shtėpi gjatė tė njėjtit vit. Pronari i shtėpisė ishte qėlluar dhe vrarė, ndėrsa anėtarėt e tjerė tė familjes u plagosėn. Siē raportojnė mediet serbe, i dyshuari jetonte nė Itali si refugjat. Pėr ekstradimin e tij nė Serbi, do tė vendosė njė gjykatė nė qytetin e Bolonjės.
Gazeta expres