Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-09, 17:35   #485
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ndėrtimi i autostradės Merdar-Morinė nis nė nėntor

Punimet nė ndėrtimin e autostradės Merdar-Morinė, nė pjesėn kosovare, do tė nisin nė muajin nėntor ndėrsa ndėrtimi i kėsaj arterie tė rėndėsishme qė lidh Kosovėn dhe Shqipėrinė do tė pėrfundojė brenda mandatit tė qeverisė Thaēi.

Kėshtu deklaroi nė njė intervistė ekskluzive pėr ALSAT, Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit nė Kosovė, Fatmir Limaj.
“Nėse gjėrat vijojnė ashtu siē kemi planifikuar, atėherė sivjet planifikojmė nė mėnyrė simbolike fillimin e punimeve. Tė gjitha orientimet tona janė qė tė nėntor tė fillojmė punimet. Ajo qė ju siguroi, dhe jam i bindur ėshtė se autostrada edhe do tė fillojė edhe do tė pėrfundojė gjatė qeverisė sė kryeministrit Thaēi. Pėr dy vjet do tė pėrfundojmė mbi 90 pėr qind tė punės”, premton ministri Fatmir Limaj.

Limaj thotė se ėshtė mrekulli pjesa e autostradės qė ėshtė ndėrtuar nga shteti shqiptarė nga Morina deri nė Rrėshen.
“Ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet. Pėr mua ėshtė mrekulli dhe tė bėn tė ndihesh krenarė. Mendoj se ēdo qytetar i Shqipėrisė duhet ta vizitojė atė rrugė pėr tė parė vlerėn e shtetit dhe pėr t’u ndier krenarė pėr shtetin. Paramendojeni kur kjo rrugė tė kalohet edhe nga tė huajt. Atė rrugė nuk mund ta bėjė njė shtet i cili nuk ka pasur vullnet dhe qė nuk ka qenė i gatshėm tė futet nė projekte tė tilla. Kjo rrugė jo vetėm qė ka lidhur kombin por ėshtė edhe krenaria e shtetit shqiptarė. Pėr mua ėshtė mrekulli ajo qė kam parė“, shton ai.

Tani kanė mbetur tė ndėrtohen edhe 118 kilometra autostradė nė pjesėn kosovare, nga kufiri qė lidh Kosovėn me Serbinė nė Merdar deri nė Vėrmicė pėr tė pėrfunduar kėtė arterie tė rėndėsishme qė lidh kombin kosovar. Institucionet e Kosovės po shqyrtojnė mundėsinė e marrjes sė kredive nga mekanizmat financiarė pėr tė pėrfunduar kėtė autostradė e cila shihet si domosdoshmėri pėr thellimin e bashkėpunimit ekonomik dhe nė fusha tjera midis Tiranės dhe Prishtinės.
ALSAT M

Tre tė lėnduar nė njė rrahje ndėretnike nė Tetovė

Tre persona tė lėnduar dhe disa tė tjerė mė lehtė tė lėnduar ėshtė bilanci i rrahjes midis maqedonasve dhe shqiptarėve, qė herėt nė mėngjes ndodhi nė qendėr tė Tetovės.
Sipas policisė sė Tetovės, nė incident morėn pjesė dy grupe me nga pesė deri nė gjashtė persona maqedonas dhe shqiptarė, tė cilėt qė mė herėt janė tė njohur pėr policinė si shkelės tė rendit dhe tė qetėsisė publike.
Rrahja, nė tė cilėn ishin pėrdorur grushta, por edhe karrige tė furrės sė afėrt, ndodhi pas pėrplasjes verbale midis dy grupeve. Policia theksoi se pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve nė rrahje ishin nėn ndikimin e alkoolit.
Janė arrestuar dy persona tė nacionalitetit maqedonas si dhe njė shqiptar. Policia po punon pėr gjetjen dhe kapjen edhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė tė kėsaj rrahjeje.
ALSAT M

Buēkovski, sopotasit nuk janė vrasėsit e ushtarėve tė NATO-s

Ish ministri i Mbrojtjes Vllado Buēkovski per Alsat thotė se ėshtė absurde dhe krejtėsishtė e palogjikshme tė mendohet se shqiptarėt e Sopotit nė vitin 2003 kanė vendosur minėn, nė tė cilėn humbėn jetėn dy ushtar tė NATO-s. I tėrė rasti sipas tij ka qenė kontraverz. U ndjeva i obliguar tė publikoj njė pjesė tė bisedės me ambasadorin e atėhershėm Bigman, pasiqė nė opinion doli deklarata e dėshmitarit kryesor, Ramadan Bajarami se dėshmitė e tij kundėr tė akuzuarve kanė qenė tė rrejshme.

"Shqiptarėt jo vetėm nė Maqedoni, por nė pėrgjithėsi nė rajon e konsiderojnė NATO-nė pėr aleatė tė tyre dhe si njė nga partnerėt tė cilat krahas SHBA-sė janė tradicionalishtė miqtė numėr njė tė tyre dhe andaj unė pėrmenda njė pjesė tė rrėfimit qė pėrfundoi me njė porosi tė ambasadorit Bigman, i cili ishte i vetėdijshėm se nė moment tė caktuar i tėrė ky rast do tė merr kahje krejt tjetėr. Ai ishte mė sė shumti i njoftuar me hetimin paralel tė rastit qė bėnte NATO, dhe sipas tij tė dhėnat qė ata kanė poseduar kanė ēuar nė pėrfundim, se tė dyshuarit janė tė pafajshėm dhe unė isha i obliguar ta them kėtė pasiqė nė opinion doli deklarata e dėshmitarit kryesor Ramadan Bajarami", deklaron Vllado Buēkovski, ish minister i Mbrojtjes.

Buēkovski nuk pėrjashton mundėsin qė pas rastit tė Sopotit tė qėndrojnė eshe shėrbimet sekrete serbe, andaj ai propozon qė Komisioni parlamentar tė marrė nė shqyrtim edhe informatat kundėrzbuluese tė asaj kohe pėr motivet eventuale tė kėtij akti kundėr ushtarėve tė NATO-s.

"Kishte spekulime tė shumta nė atė kohė se nė kėtė rast janė pėrfshirė shėrbime tė huaja duke pas parasysh faktin se kundėrzbuluesit tanė vazhdimisht flisnin se nė territorin e Serbisė ekzistojnė tendenca qė Maqedonia vazhdimishtė tė mbetet nė njė situatė tė paqės sė brishtė, ku eventualishtė do tė pėrfitonin serbėt nė periudhėn e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės. Kėshtu qė nga ajo kohė duhet tė shifen, nė punėn serioze, qė besoj do ta bėjė Komisioni parlamentar tė gjitha informatat kundėrzbuluese, pėr motivet dhe kush eventualishtė mund tė jetė kryerėsi i kėtij akti terrorist, nėse ata nuk janė tė dėnuarit", thekson Vllado Buckovski.

Ai thotė se nuk mbajnė as supozimet e asaj kohe se mjeti shpėrthyes ka qenė i vendosur kundėr pjestarėve tė Armatės sė Maqedonise. Nė asnjė moment nė atė kohė nuk ekzistonte dyshim se te kjo popullatė ka cfardo qoftė animoziteti ndaj Armatės thotė Buckovski.
"Njė pjesė e supozimeve qė bėheshin se mjeti shpėrthyes nuk ka qenė i dedikuar pėr pjestarėt e NATO-s, por pėr tė ARM-sė ranė nė ujė", shton Buckovski.

Pėr rastin e Sopotit ku humbėn jetėn dy pjestar tė NATO-s, janė dėnuar 11 shqiptarė tė kėtij fshati me 156 vjetė burg. 5 prej tyre janė duke vuajtur dėnimin ndėrsa 6 tė tjerė janė dėnuar nė mungesė.
Shkėlzen Aqifi
ALSAT M
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė