Titulli: Si u kap rob gjenerali Davies nga ballistėt
Si e pėrshkruan nė librin e tij gjenerali Davies momentin e plagosjes dhe kapjes rob
Disa partizanė dhe mushkaxhinjtė tanė ktheheshin herė pas here nga armiku dhe qėllonin me pushkėt Sten dhe Beretat, me shpresė tė frikėsonin ndjekėsit tanė. Nuk mund tė ndalonim asnjė ēast derisa tė merrnim sipėr nė buzė tė pyllit duhej patjetėr tė vazhdonim ngjitjen.
Pushkėt qėllonin me saktėsi nga perėndimi dhe jugu, rrotull nesh plumbat zhyteshin nė dėborė. Pėr mrekulli askush prej nesh nuk u godit.
Po arrinim nė hyrje tė pyllit dhe thashė se do shpėtonim shpejt, kur krisi njė breshėri mitralozi Spandau nga e djathta. M'u duk sikur mė shkelmoi kali nė brinjė. U rrotullova dhe rashė midis njė pirgu dėbore nė njė rrėpirė djathtas. Pas meje Ēizshajerin e qėlluan nė kofshė, kolonelin italian Barbacinto nė qafė, ndėrsa njė partizan shqiptar nė tė dyja kėmbėt. Edhe ata ranė nė rrėpirė. Tė gjithė po luftonim tė mos zhyteshim nė pirgun e dėborės qė u ngjye me pulla tė kuqe gjaku. Sipėr nesh, kolona kishte ndalur e tmerruar nga kjo tragjedi. Kishim folur shpesh se ē'duhej bėrė nė raste tė tilla, kur s'kishte as mjek, askėnd qė tė bartte nė barelė dhe tė jepte ndihmėn e parė. Ishte e pamundur tė bartej barela nė njė shpat tė mbushur me dėborė. Mora vendimin e padėshiruar qė tė plagosurit rėndė tė liheshin nė mėshirė tė fatit dhe tė shėndoshėt tė mos i ndihmonin. Kjo do tė thoshte qė ata tė vriteshin ose tė kapeshin robėr. Plumbat pėrreth kėrcisnin vazhdimisht, dhe nga ēasti nė ēast mund tė goditeshin tė tjerėt. I bėrtita Nikollsit, "Vazhdo pėrpara, mė goditėn merre ti komandėn."
..
Rrsh. Smith doli jashtė dhe i ra rreth plevicės duke bėrtitur, "Inglisi firiti", qė ia tregoi Roberto se donte tė thoshte "Anglezė tė plagosur kėtu". Ata nuk e pėrfillėn fare, gjithsesi mbase s'e kanė dėgjuar mes breshėrisė sė zjarrit. Smithi do tė ketė lindur me kėmishė, pasi plumbat po kėrcisnin rreth tij duke hedhur borėn pėrpjetė.
..
Pastaj u hap ferri. Grupi mbėshtetės hapi zjarr me breshėri me tė gjithė armėt, grupi i sulmit hodhi granata dhe u vėrsul, duke thirrur me sa zė kishin nė kokė, i pamė kur dolėn nė maj tė kodrės, me poture tė varura, me flamuj me kryqe, me mjekra. Nė ēast plevica u mbush me shqiptarė, qė na drejtuan tytat e armėve me gishtat, nė kėmbėz, tė gjithė vinin vėrdallė, duke na shtyrė, duke bėrtitur, duke na pėrplasur. Njė trupmadh me mjekėr ma vuri pushkėn nė brinjė. Smithi e goditi me grusht. Njė tjetėr u pėrpoq tė mė hiqte ēizmet. Dukej sikur do na copėtonte turma. Pastaj kryetari i tyre, njė i ri, hapi rrugėn dhe i urdhėroi qė tė dilnin jashtė. Roberto i shpjegoi se cilėt ishim. Ai m'u afrua dhe mė pyeti, "Si ta marr vesh se ti je gjeneral anglez?" I tregova me gisht luanin dhe kurorėn mbi beretė. Ai pyeti, "A mund ta marr pak sa pėr tė dhėnė njoftimin?" Ai ma zhvati nga koka dhe doli jashtė.
Shpėrthyen tė shtėnat nga gėzimi. Smithi dhe Roberto kėrkuan nė njė kapicė dhe i hodhėn prapė dru zjarrit. Jashtė shqipot po bisedonin gjithė gjallėri, ndėrsa brenda na ruanin vetėm dy vetė.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
|