Shkronja ė po humb vleren.Zevendesohet me "e" !
Nė njė histori tė mundshme tė shkronjave, nė tė vėrtetė krejtėsisht e pagjasė, me siguri do tė thuhej se nė vitet e para tė postotalitarizmit shqiptar, shkronja ė pėsoi njė trysni tė madhe nga mediat e shkruara. Nė fakt, ajo kohė mund tė quhet si periudha e zezė pėr ė-nė shqiptare, meqė pothuajse u eliminua tėrėsisht nga shtypi i pėrditshėm.
Arsyet mund tė jenė tė shumta, por dy mund tė citohen menjėherė. E para ka lidhje me humbjen e statusit (prestigjit) nga ana e shqipes tek pėrdoruesit e saj. Kjo temė mund tė trajtohet gjerėsisht nga sociolinguistika, e cila nuk do ta ketė tė vėshtirė tė konstatojė se nė vitet Nėntėdhjetė u verifikua edhe njė rritje e jashtėzakonshme e prestigjit tė gjuhėve tė huaja nė Shqipėri. Dy dukuritė nuk janė krejtėsisht pa lidhje.
Nga ana tjetėr, nė atė periudhė, por edhe nė fillim tė viteve Dymijė me pėrhapjen e internetit, vėrshuan nė vendin tonė mjetet e reja elektronike. Meqė kėto nuk e parashikonin nė tastierat e tyre shkronjėn ė, si produkte importi qė ishin, shumė gazeta parapėlqenin ta zėvendėsonin ė-nė me tullacen e (e kam me shaka, nuk dua ta fyej poaqdinjitozen e).
Pėrhapja e komunikimit me postė elektronike, dhe si rrjedhim pėrdorimi i gjerė i e-sė nė vend tė ė nga shkruesit, u krijoi kushtet ideale barishteve pseudogjuhėsore, qė tė mbinin aty kėtu, herė me praktikė, herė me teori. Pati nga ata qė propozuan heqjen e ė-sė dhe zėvendėsimin e saj me dy e, ose propozime tė tjera tė fandaksura, nė kufijtė e marrėzisė gjuhėsore. Vijuan polemika tė gjata, shpeshherė midis ekspertėve dhe amatorėve, ashtu siē ndodh rėndom nė hapėsirėn publike shqiptare.
Sot ė-ja paraqitet me njė ēehre tjetėr nė publik, meqė ka filluar tė gjallohet mirė nėpėr faqet e gazetave shqiptare. Me disa rreziqe mė shumė paraqitet lundrimi i saj nėpėr arkipelagėt e internetit, por edhe aty sikur po e ndihmon busulla e disa vullnetmirėve.
Shkruar nga Pisak Z
__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.“ø.“Ø) ø.*Ø)
(ø.“ (ø.“ .“ : (“ø.*“Æ`*-->>>>
~ A n n A ~
Ø"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØØ"ŗŗ°"ØØØ"°
|