Titulli: Atdhetari qė ka vendosur ta shkrijė gjithēka pėr Kosovėn
Pacolli: Republika Dominikane e njohu Kosovėn
Behgjet Pacolli konfirmoi para mediave se ka marrė notėn zyrtare nga Republika Dominikane pėr njohjen e Kosovės.
E shtunė, 11 Korrik 2009 14:14
Kryetari i Aleancės Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli konfirmoi tė shtunėn para mediave kosovare, se ka marrė notėn zyrtare nga Republika Dominikane, pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, duke e shtuar, sipas tij, nė 62 numrin e njohjeve.
Pacolli, i cili shpesh herė nuk ka qenė i saktė nė prognozat e njohjes, i bėri kėto komente nė njė video konferencė qė ai e zhvilloi nga Lugano e Zvicrės, qė u transmetua nė selinė e AKR-sė nė Prishtinė.
Ai tha se notėn zyrtare tė njohjes sė Kosovės e ka marrė mbrėmė nga diplomacia e Republikės Dominikane. Ndėrkaq konfirmoi se letrėn zyrtare ia ka dėrguar edhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Qeverisė sė Kosovės.
Megjithatė kėta tė fundit akoma nuk e kanė konfirmuar letrėn e njohjes.
"Njohja nga Republika Dominikane ėshtė shumė me rėndėsi pasi qė vjen menjėherė pas fushatės nė media tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremic, i cili shpesh e ka theksuar se do tė punojė nė atė aspekt qė tė ndalė njohjet nė Amerikėn Qendrore pėr pavarėsinė e Kosovės", tha Pacolli.
Ky ėshtė paralajmėrim i dytė, brenda njė kohė jo tė gjatė, qė Pacolli alarmon qytetarėt dhe institucionet pėr njohje nga shtetet e botės. Ai kishte paralajmėruar njohjen nė fillim tė qershorit nga shteti i El Salvadorit, por kjo njohje nuk ka ndodhė deri mė tani.
Afaristi kosovar i angazhuar nė politikė, Pacolli kėmbėngul qė njohja nga El Salvadori do tė ndodhė shpejt, ndėrsa pa adresė, fajėsoi diplomacinė kosovare se po i bėnė shantazh pėrpjekjeve tė tij pėr njohje.
Njohja nga El Salvadori ėshtė duke u vonuar edhe pėr njė fakt tjetėr, sepse dikush, sipas tij, i ka dėrguar njė letėr Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti, nė tė cilėn ka shkruar se Behxhet Pacolli nuk ėshtė pėrfaqėsues i shtetit tė Kosovės.
Kjo letėr, siē tha ai nė konferencėn e tė shtunės, ka krijuar huti tek autoritet e jashtme tė El Salvadorit. Pacolli nė fund pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės pėr njohjen e 62-tė tė shtetit kosovar, ndėrsa tha se javėn tjetėr do tė sjellė edhe njohje tė reja, por nuk e specifikoi se nga cila pjesė e botės vijnė ato.
/gazetaexpress/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 12-07-09 nė 07:49
|