Titulli: Lajme Aktuale....
Pėrkujtohet sot gjenocidi nė Srebrenicė
Myslimanėt e Bosnjės pėrkujtojnė sot 14-vjetorin e gjenocidit tė Srebrenicės.
E shtunė, 11 Korrik 2009 12:36
Myslimanėt e Bosnjės pėrkujtojnė sot 14-vjetorin e gjenocidit tė Srebrenicės, ku mbetėn tė vrarė nė mėnyrė barbare mbi 8 mijė burra myslimanė nga okupatori serb, duke shėnuar masakrėn mė tė rėndė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Disa dhjetra mijėra persona do tė marrin pjesė nė ceremonitė qė do tė zhvillohen nė Potocari, pranė Srebrenicės, njė memorial i ngritur mė 2002, ku trupat e rreth 3 200 viktimave tė identifikuara pasi u zhvarrosen nga 70 varre tė zbuluara nė kėtė rajon u varrosėn nė kėtė ditė. Ceremonitė do tė pėrfshijnė gjithashtu varrimin e 500 trupave tė zhvarrosur nga varre tė pėrbashkėta dhe tė identifikuar.
Rreth 8 000 burra dhe djem myslimanė u vranė nė njė hark kohor prej disa ditėsh nė korrik tė 1995 nga forcat serbo-boshnjake. Masakra, e cilėsuar si gjenocid nga Gjykata Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė dhe Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, instanca mė e lartė juridike e OKB-sė, do tė pėrkujtohet nė mbarė Bashkimin Evropian sipas njė rezolute tė miratuar nė janar nga Parlamenti Evropian.
Duke shprehur keqardhje qė kjo ''kasaphanė'' pėrbėn njė ''simbol tė pamundėsisė sė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė ndėrhyrė nė konflikt dhe pėr tė mbrojtur popullsinė civile'', deputetėt evropianė ranė dakord ta shpallin 11 korrikun si ditė nė kujtim tė gjenocidit tė Srebrenicės, nė Bashkimin Evropian duke pėrfshirė kėtu dhe Ballkanin. Qė prej pėrfundimit tė luftės, Bosnja ėshtė ndarė nė dy entitete, serbe dhe kroato-mysliman tė bashkuar nga institucionet qendrore.
Autoritetet serbo-boshnjake pranuan nė vitin 2004 qė forcat serbe kishin masakruar rreth 8 000 myslimanė tė Srebrenicės, por ata kanė dėnuar shpeshherė rezolutėn e Parlamentit Evropian me motivin se pėrkujtimi duhet tė pėrfshijė edhe 100 000 tė vdekurit nė konfliktin boshnjak. Masakra e Srebrenicės konsiderohet si vrasja mė e tmerrshme nė Europė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kėtė vit rreth njė mijė policė do tė angazhohen pėr tė ruajtur sigurinė nė kėto ceremoni. (Start)
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 12-07-09 nė 08:21
|