Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-09, 12:35   #488
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....


Pika kontestuese

PDK dhe LDK duket se e kanė harruar marrėveshjen qė nėnshkruan nė janar tė vitit 2008. Kėto ditė ato u shprehėn tė gatshme tė hyjnė nė koalicione parazgjedhore, nė garėn pėr komuna. Kjo u ndalohet atyre, nė bazė tė pikės 3 tė Marrėveshjes sė koalicionit qeverisės. Hajredin Kuēi ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė, por Lutfi Haziri ka njė interpretim tjetėr. Koalicioni po rrėshqet nė njė debat qė nuk tė kalojė pa pasoja.


Njė nen i marrėveshjes pėr koalicion ndėrmjet Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės duket se do tė prishė shumė plane nė projeksionet e partive politike pėr koalicione parazgjedhore. LDK’ja ėshtė shprehur shumė e interesuar kohėve tė fundit pėr tė hyrė nė raporte kontraktuale parazgjedhore me partitė e tjera, nė pėrpjekje pėr ta rikthyer kontrollin nė komunat tė cilat i humbi nė zgjedhjet e nėntorit tė vitit 2007.

Por, para se t’i bindė partitė pėr koalicione parazgjedhore, ajo duket se do t’i duhet t’i hyjė njė beteje tjetėr: qartėsimin e asaj pėr tė cilėn ėshtė marrė vesh me PDK’nė kur ka vendosur tė jetė partnere me tė nė koalicionin qendror.
Nė janar tė vitit 2008, PDK’ja dhe LDK’ja nėnshkruan marrėveshjen me tė cilėn ato si dy partitė mė tė mėdha nė vend do tė hynin nė koalicion qeveritar. PDK’ja mori kryeministrin, njė zėvendėskryeministėr dhe shtatė ministri, kurse LDK’sė i mbeti presidenti, njė zėvendėskryeministėr dhe pesė ministri.

Nė ndėrkohė, dy ministritė e reja tė krijuara - ajo e Punėve tė Jashtme dhe Ministria e Forcės sė Sigurisė u ndanė ashtu siē ishte parashikuar me marrėveshje. E para pėr LDK’nė, kurse e dyta PDK’nė. Deri kėtu, krejt nė rregull.

Ėshtė njė pikė nė kėtė marrėveshje qė pritet tė jetė objekt trajtimi nga palėt nėnshkruese pėr sa kohė tė zgjasė procesi pėrgatitor pėr zgjedhjet komunale tė 15 nėntorit. Pika 3 e Marrėveshjes i obligon partitė qė tė mos bėjnė koalicione parazgjedhore me partitė e tjera.
Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotshėm tė gazetės Express.
Gazeta expres

Imuniteti i ndėrkombėtarėve pėrballė ligjeve kosovare

Komisionari pėr tė Drejtat e Njeriut nė KE ka kėrkuar nga EULEX-i qė tė rrisė pėrgjegjshmėrinė ndaj qytetarėve tė Kosovės. Deri mė tani, tė gjitha misionet ndėrkombėtare kanė qenė imune ndaj ligjeve tė Kosovės.


Ligjet kosovare vazhdojnė tė mos kenė efekt ndaj pjesėtarėve tė misioneve ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė.

Nė emėr tė imunitetit qė gėzojnė, tė dhėnė nga Rezoluta 1244 apo Plani i Ahtisarit, ata nuk ndiqen penalisht, edhe nėse bėjnė shkelje ligjore.

Nė njė raport tė fundit pėr Kosovėn, Komisionari pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kėshillin e Evropės, Tomas Hamarberg, ka kėrkuar nga misioni evropian pėr sundimin e ligjit (EULEX) qė tė rrisė pėrgjegjshmėrinė ndaj qytetarėve tė Kosovės.

“EULEX mund tė luajė njė rol tė madh pėr tė siguruar se sundimi i ligjit po funksionon nė Kosovė. Por, Komisionari rekomandon qė EULEX-i tė pėrmirėsojė pėrgjegjshmėrinė, duke i ofruar Kosovės njė mekanizėm efektiv, qė sfidon tė gjitha sjelljet e supozuara tė paligjshme tė pranisė ndėrkombėtare civile e tė sigurisė”.

“Nė pikėpamjen e Komisionarit, ēdo organizatė ndėrkombėtare qė vepron si kuazi-qeveri, duhet tė mbahet pėrgjegjėse”, thotė zėdhėnėsi i Komisionarit, Stefano Montanari.

Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsja e EULEX-it, Karin Limdal, shpjegon se personeli qė punon nė kėtė mision, ka imunitet diplomatik.

Tė njėjtit nuk u nėnshtrohen ligjeve vendore. Nė rast tė shkeljeve tė mundshme trajtohen nga drejtėsia e shtetit prej nga vijnė. Imuniteti po ashtu mund tė hiqet nga shteti pėrkatės.

“Kemi 27 vende anėtare, qė kanė dėrguar stafin nė Kosovė pėr tė punuar nė emėr tė EULEX-it, por edhe tė shteteve veē e veē. U pėrket shteteve anėtare qė tė marrin qėndrim pėr kėtė. Mendoj se nė raste tė tilla, personi pėrkatės do tė trajtohet nga drejtėsia e vendit tė tij, jo ajo lokale. Pra, shteti e heq imunitetin”, thotė Limdal.

Por, pėrvoja me UNMIK-un, sipas aktivistėve tė tė drejtave tė njeriut, tregon se nuk ėshtė mirė qė ndėrkombėtarėt tė mos i nėnshtrohen ligjeve vendore.

Avokati Tomė Gashi, njėherėsh, kėshilltar pėr ēėshtje ligjore i kryeministrit, tregon se i ka rastisur t’i mbrojė viktimat, tė drejtat e tė cilėve janė cenuar nga pjesėtarė tė UNMIK-ut.

Por, heqja e imunitetit nga ana e OKB-sė nė Nju Jork ka ndodhur tepėr rrallė dhe kjo ka bėrė qė drejtėsia tė mos vihet nė vend. Gashi frikėsohet se kėtė privilegj do ta shfrytėzojnė edhe pjesėtarėt e EULEX-it.

“Ata, tė cilėt kanė ardhur nė Kosovė qė tė na mėsojnė se si ta respektojmė ligjin, faktikisht nuk e respektojnė, sepse imuniteti ka njė lloj aurele, qė nuk lejon ndjekje penale pėr veprime antiligjore”, thotė Gashi.

Ndėrsa UNMIK-ut i ka dhėnė imunitet Rezoluta 1244, pėrfaqėsuesve tė EULEX-it e ICO-sė imuniteti u ėshtė dhėnė nga vetė institucionet. Kjo ėshtė specifikuar nė propozimin gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės, mbi bazė tė tė cilit ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės.

“Ne kemi imunitet diplomatik. Ky na ėshtė dhėnė nga autoritetet kosovare, nė pėrputhje me ligjet kosovare pėr imunitet, qė janė pjesė e Kushtetutės sė Kosoėvs. Kjo nėnkupton se nuk kemi detyrime ndaj ligjeve lokale”, tha Limdal, duke shtuar se kjo nuk do tė thotė se ndėrkombėtarėt janė tė paprekshėm.

Aktivistė pėr tė drejtat e njeriut kanė evidentuar njė sėrė rastesh kur ndėrkombėtarėt kanė bėrė shkelje ligjore nė Kosovė.

Njė nga rastet mė tė rėnda konsiderohet vrasja e dy personave nė protestėn e Lėvizjes Vetėvendosje, mė 10 shkurt tė 2007-ės, nga ana e policėve rumunė.

Vetė prokurori i UNMIK-ut, Robert Din, konkludoi se vrasja ėshtė bėrė nga njėsiti policor rumun, por asnjėherė nuk u akuzua askush, pėr shkak tė, siē u tha, pamundėsisė sė identifikimit tė personit tė caktuar, qė kishte qėlluar me plumba gome viktimat.

Mekanizmi qė ka pėr qėllim tė hetojė shkeljet, qė bėhen nga misoni i OKB-sė nė Kosovė, i quajtur Paneli Kėshillėdhėnės pėr tė Drejtat e Njeriut, ka nisur shqyrtimin e kėtij rasti. Por, ende s’e ka pėrmbyllur atė.

Tomė Gashi thotė se deri mė tash, ky panel, i konsoliduar mė 2007-ėn, nuk ka marrė asnjė vendim nė favor tė qytetarėve tė Kosovės.

“Paneli ka qenė ēadėr pėr tė justifikuar OKB-nė, qė pėrfaqėsohet kėtu pėrmes UNMIK-ut, qė dėshirojnė qė t’i respektojmė ligjet, qė imuniteti tė mos jetė ombrellė pėr shkelėsit e ligjit, por deri mė tash nuk ka nxjerrė asnjė vendim qė do tė ndikonte nė respektimin e tė drejtave tė njeriut, tė personave tė caktuar, apo grupeve tė caktuara”, shprehet Gashi.

Anėtari i Komisionit Parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut, Ibrahim Makolli, thotė se ėshtė paradoksale qė ndėrkombėtarėt tė mos iu nėnshtrohen ligjeve kosovare, meqė ato janė nė pėrputhje mė tė gjitha konventat pėr tė drejtat e njeriut.

“Diēka do tė duhej tė kihej parasysh. Nė raport me tė drejtat e njeriut askush nuk duhet tė ketė imunitet. Fatkeqėsisht, prania ndėrkombėtare nuk u ėshtė pėrgjigjur ligjeve dhe drejtėsisė kosovare”, tha Makolli.

Ai propozon krijimin e njė gjykate pėr tė drejtat e njeriut, duke marrė shembull nga gjykata nė Strasburg. Ai thotė se njė organ i tillė do tė merrte pėr bazė ligjet dhe konventat ndėrkombėtare. Para saj, sipas Makollit, nuk do tė duhej tė kishte askush imunitet. /Radio Evropa e Lirė/
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė