S`merren vesh
AVUK-ja, KRPP-ja e, edhe mishtarėt japin informacione krejt tė ndryshme nė lidhje me anulimin apo jo tė tenderit pėr import tė mishit. Me rėndėsi ėshtė se diēka ka lėvizur nė kėtė drejtim. Agjencia e Veterinės deklaron se KRPP-ja ka nisur procedurat pėr anulimin e kėtij tenderi. KRPP-ja mohon se do ta anulojė, por thotė se ka kėrkuar shpallje tė njė forme tjetėr tė tenderit. E, mishtarėt thanė se tenderi ėshtė anuluar.
Pas shumė kritikave, akuzave dhe protestave, ka nisur tė lėvizė diēka pėr anulimin, pezullimin apo rishpalljen e tenderit pėr import tė mishit. AVUK-ja ka deklaruar se KRPP-ja ka filluar procedurat pėr anulimin e kėtij tenderi. Nė anėn tjetėr, KRPP-ja ka mohuar se ėshtė duke punuar nė kėtė drejtim, por konfirmon se ka kėrkuar nga Qeveria qė tė shpallė njė tender tė njė forme tjetėr, e jo sipas ligjeve tė prokurimit publik.
Ndėrsa, prodhuesit e mishit me plot bindje thonė se tenderi ėshtė anuluar. Qė tri ditė, krejt institucionet janė ēuar peshė pėr kėtė tender. Pėrfundimi i kėsaj amullie, pritet tė sqarohet nė fillim tė javės sė ardhshme kur nė Kosovė do tė jetė edhe kryeministri Hashim Thaēi. Mė herėt, KRPP-ja ka hartuar njė raport me tė cilin u rekomandon bartėsve tė tenderit qė ta shpallin atė tender pėrmes ligjeve tė akreditimit, e jo tė prokurimit publik.
Kėtė e konfirmoi vetė shefi i KRPP-sė, Ilaz Dula, i cili thotė se KRPP-ja vetėm bėnė rekomandime dhe nuk anulon tenderė. Ne vetėm e japim mendimin tonė se a ėshtė njė tender i ligjshėm apo i paligjshėm. Ėshtė e vėrtetė se i kemi rekomanduar AVUK-sė qė tenderi tė anulohet dhe mos tė shpallet nė bazė tė Ligjit pėr prokurim publik, pasi ėshtė shkelje e tij, tha ai.
Sipas tij, tenderi nuk do tė duhej tė shpallej nė bazė tė Ligjit tė prokurimit, por mė mirė do tė ishte qė tė shpallej nė bazė tė Ligjit pėr akreditim, pasi askush nuk mund tė shpallė tenderė pėr kompanitė private, duke u thirrur nė Ligjin e prokurimit.
Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotshėm tė gazetės Express.
Gazeta expres