Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-09, 16:26   #489
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

A po mbetet Kosova e izoluar?

Komisioni Evropian do tė sqarojė ēėshtjen e pėrfshirjes sė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave nė fillim tė nėntorit, thonė nė Qeverinė e Kosovės. Problem mė vete, thuhet se paraqet mosnjohja e Kosovės nga pesė vendet anėtare tė BE-sė.Kosova mbetet vendi i fundit i rajonit, i papėrfshirė nė procesin e liberalizimit tė vizave. Qeveria e Kosovės shpreson se ky proces do tė sqarohet nga Komisioni Evropian gjatė vjeshtės sė kėtij viti. Problem mė vete, thuhet se paraqet mosnjohja e Kosovės nga ana e pesė vendeve tė BE-sė.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi thotė se Kosova po i zbaton kėrkesat dhe rekomandimet evropiane nė lidhje me pėrfshirjen e vendeve nė procesin e liberalizimit tė vizave. Ai pret qė edhe Brukseli t’i pėrshkruajė rrugėn Kosovės drejt kėtij procesi gjatė vjeshtės sė kėtij viti, pėrmes raportit tė progresit dhe atij tė studimit tė fizibilitetit.

“Kosova ka bėrė disa pėrgatitje. Kemi miratuar udhėzimin pėr menaxhimin e integruar tė kufijve, kemi autorizuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme qė tė udhėheqė procesin e liberalizimit tė vizave dhe jemi nė pėrgatitje teknike dhe administrative qė kėrkohen nga Kosova ta bėjė njė gjė tė tillė”. “Kemi marrė sinjalet e duhura nga Komisioni Evropian, qė nė raportin e progresit, qė do tė publikohet nė fillim tė nėntorit tė kėtij viti, dhe nė studimin e fizibilitetit, do tė shihet rruga e qartė e liberalizimit tė vizave edhe pėr Kosovėn”, tha Kuēi.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi tha se pėrfshirja e Kosovės nė kuadėr tė liberalizimit tė vizave kėrkon edhe konsensusin me pesė vendet anėtare tė BE-sė, qė nuk e kanė njohur Kosovėn e pavarur. Sidoqoftė, ai tha se beson qė Kosova nuk do tė mbetet e izoluar dhe e vetmuar nė kėtė proces. “Ajo qė dua tė them dhe besoj, ėshtė se Kosova nuk do tė jetė e izoluar. Qytetarėt e Kosovės nuk do tė jenė tė izoluar dhe besoj qė Kosova nuk do tė jetė e vetme dhe e fundit nė kėtė proces”.

“Por, procesin e liberalizimit tė vizave duhet ta kuptojmė si diēka qė kėrkohet nė mėnyrė tė dyanshme. Jo vetėm nga pala kosovare, por edhe nga vetė Komisioni apo Unioni Evropian”, theksoi Kuēi. Nė anėn tjetėr, deputeti i Aleancės Kosova e Re, Shkumbin Demaliaj, zėvendėskryetar i Komisionit pėr punė tė brendshme dhe siguri, konsideron se mbetja jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave, ėshtė shqetėsuese. Ai fajėson institucionet, duke vlerėsuar se qeveria nuk e ka bėrė punėn e duhur qė Kosova tė mos mbetet njė oazė e izoluar nė mes tė Evropės sė integruar.

“Flitet gjithmonė pėr suksese, mirėpo kėtė po e vuajnė qytetarėt e Kosovės. Edhe nė kėtė rast, me mbetjen jashtė mundėsisė qė tė jemi pjesė e liberalizimit tė vizave krahas qytetarėve tjerė tė Bashkimit Evropian nė proceset mė tutje, si nė rrjedhat e punėsimit, por edhe nė mundėsitė e punėsimit tė qytetarėve, qė mund tė jenė nė kuadėr tė integrimit tonė si shtet”, tha Demaliaj. Duke fajėsuar institucionet pėr moszbatimin e ligjeve, deputeti Demaliaj thotė se ky hendikep ėshtė pėrcjellė dhe me pėrgatitjen e dokumenteve tė udhėtimit tė Republikės sė Kosovės.

Ai merr shembull pasaportėn diplomatike tė Kosovės, e cila nuk njihet nga vendet tjera, dhe kjo, sipas tij, sqaron se sa kanė arritur institucionet qė tė tregohen serioze nė pėrgatitjet pėr procesin e liberalizimit tė vizave. “Si deputet qė posedoj njė pasaportė diplomatike, mund tė shkoj me tė deri nė rajon, them nė Maqedoni apo nė Shqipėri dhe askund tjetėr, pėr shkak se duhet tė marrim viza”.

“Thjesht, vetėm shkruan se ėshtė pasaportė diplomatike, por nuk posedon diē mė shumė se ajo e qytetarėve tjerė tė Kosovės dhe pikėrisht edhe kjo ėshtė pjesė e mosharmonizimit tė procedurave me ligjet nė fuqi”, deklaron Demaliaj. Ndėrsa Kosova po pret fundin e vitit qė tė marrė instruksionet e reja nga Komisioni Evropian pėr liberalizimin e vizave, vendet tjera pėrreth Kosovės paralajmėrojnė pėrfshirjen nė kėtė proces nga janari i vitit 2010. (Radio Evropa e Lirė)
Gazeta expres

Bigman: Tė dėnuarit e Sopotit tė pafajshėm

Nikolas Bigman ish ambasadori i NATO-s nė Maqedoni ka konfirmuar bisedėn qė ka zhvilluar nė atė kohė me ministrin e mbrojtjes Vllado Buēkovski rreth pafajsisė sė tė arrestuarve nė rastin e Sopotit. Nė njė intervistė ekskluzive pėr ALSAT, ambasadori Bigman i cili tani jeton nė Janjinė tė Kroacisė thotė se asnjėherė nuk ėshtė dėshmuar fajsia e banorėve tė Sopotit . Sikur atėherė edhe tani thotė Bigman jam kurioz tė dijė dhe tė zbulohen motivet e vendosjes sė minės, kryersit e kėtij akti dhe ata qė kanė urdhėruar vendosjen e mjetit shpėrthyes.

“Ishte vėshtirė tė besosh se ata njerėz mund ta kenė bėrė njė gjė tė tillė, nuk mund tė shohėsh motiv, thuhet se sulmi ishte kudėr NATO-s, por ne nuk jemi shumė tė sigurtė se ėshtė ashtu, sepse po tė kishte qenė sulmi kundėr NATO-s nuk mund tė ndalem tė mos mendoj se fshatarėt atje qė pėrbėnin 99 pėrqind shqiptrarė etnik, ishin shumė nė favor tė NATO-s, ata e shifnin NATO-n si forcė e stabilitetit ēka edhe jemi. Nuk mund tė ndihmoj duke menduar se njerėzit nė fshat janė ndoshta pak tė edukuar, por ata nuk janė idiotė, nėse dėshironi tė bėni njė gjė tė tillė, atėherė nuk do tė bėni nė fshatin tuaj sepse atėherė e kėrkoni vet problemin", tregon Nikolas Biegman, ish ambasador i NATO-s.

Bigman tha se pėr tė dėnuar banorėt e Sopotit gjygi ka pėrdorur fakte tė zbehta duke u bazuar nė dėshminė e bashkėfshatarit tė tyre Ramadan Bajrami, i cili tani ka pranuar se dėshmia e tij ka qenė e rrejshme dhe ėshtė dhėnė si rezultat i dhunės sė pėrdorur mbi tė nga policia.

“Nėse nė bazė tė dėshmive tė tilla mund tė shkoni pėrpara dhe pėr tė dėrguar njerėzit pėr gjygj pėr 165 vjet nuk duket e logjikshme pėr mua.Pėr mua janė njerėz tė pafajshėm deri sa nuk ka prova se janė fajtor, kjo ėshtė e drejtė ndėrkombėtare dhe unė mendoj se ndaj kėtyre njerėzve akoma nuk ėshtė dėshmuar fajėsia.”, thekson Nikolas iegman.

Bigman tha se tash pas hapjes sė debatit pėr rastin e Sopotit nga ALSAT me publikimin e deklaratės sė dėshmitarit kryesor Ramadan Bajrami dhe paralajmėrimin pėr formimin e Komisionit tė posaēėm parlamentar qė do tė merret me kėtė rast, nėse e kėrkon nevoja ėshtė i gatshėm tė flas pėr pafajsinė e sopotasve.

“Nuk kam folur pėr kėtė njė kohė tė gjatė sepse isha jasht Maqedonisė, ju tash e keni hapur kėtė pėrsėri, parlamenti gjithashtu ka hapur kėtė ēėshtje mendoj se ėshtė shumė punė e mirė, dhe jam ku jam pėrsėri tė flasė pėr pafajėsinė e njerėzve. Nėse komisioni dėshiron tė ndėgjoj kėto ėshtė ēėshtje qė u takon atyre ja ku jam.”,ofrohet Nikolas Biegman.

Pėr nesėr ėshtė caktuar mbledhja e Komisionit tė pėrhershėm anketues pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, i cili do tė bėjė publike emrat e anėtarėve tė grupit tė punės, i cili do tė merret me grumbullimin e fakteve plotėsuese pėr rastin e Sopotit. Ndryshe pėr rastin e Sopotit ku humbėn jetėn dy pjestarė tė NATO-s, janė dėnuar 11 shqiptarė tė kėtij fshati me 156 vjetė burg. 5 prej tyre janė duke vuajtur dėnimin ndėrsa 6 tė tjerė janė dėnuar nė mungesė.
Shkėlzen Aqifi
ALSAT M
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė