Titulli: Lajme Aktuale....
Pacolli nuk kandidohet pėr Prishtinė
Behgjet Pacolli ka bėrė tė ditur pėr Express se nuk do kandidohet pėr Prefekt tė Prishtinės.
E hėnė, 13 Korrik 2009 09:13
Kur emri i Behgjet Pacollit ishte shtyrė nė opinion si kandidat potencial i Aleancės pėr Kosovėn e Re pėr Prefekt tė Prishtinės, partitė e mėdha ishin detyruar ta marrin garėn e 15 nėntorit pėr kryeqytetin me mė shumė nervozizėm.
Mbėshtetja masive e elektoratit tė Prishtinės nė zgjedhjet e nėntorit 2007 - atėherė AKR kishte dalė partia e dytė pas LDK'sė nė votimet pėr kuvendet komunale - si dhe profili biznesor i Pacollit e bėnin atė njė kandidat interesant potencial.
Kėtė tė diel ai e ka pėrjashtuar vetėn nga llogaritė pėr prefektin mė tė rėndėsishėm nė Kosovė, njė post ndoshta po ashtu i dyti vetėm pas Kryeministrit sa i pėrket rėndėsisė politike.
Lideri i AKR'sė Behgjet Pacolli i ka thėnė Expressit se ai nuk do tė kandidohet pėr Prishtinėn.
"Nuk mund t'u kthejė shpinėn gjithė mbėshtetėsve tjerė tė AKR'sė nė rajonet tjera tė Kosovės", ka thėnė Pacolli, ndėrkohė qė ishte rikonfirmuar Kryetar i partisė me vota tė hapura dhe pa kundėrkandidatė, nė Kuvendin e tretė tė kėtij subjekti.
"Duam tė ndėrtojmė profilin e njė partie gjithėkosovare, dhe jo njė partie pėr Dukagjinin, Drenicėn apo Llapin", ka thėnė Pacolli, qartėsisht duke aluduar nė bazat e koncentrimit tė subjekteve mė tė mėdha kosovare, rivale tė tij.
Pacolli ka thėnė se brenda dy ditėsh do tė bėhet publik emri i kandidatit tė AKR'sė pėr Prishtinėn.
"Ėshtė njė kandidat shumė serioz tek i cili kemi vėnė besimin tonė tė plotė. Nuk vjen nga radhėt e partisė, vjen nga jashtė", ėshtė shprehur Pacolli.
Kuvendi i AKR'sė ka ardhur vetėm pak kohė pėrpara se vendi tė hyjė nė periudhėn e fushatės zgjedhore pėr nivelin komunal, qė janė edhe zgjedhjet e para pas pavarėsisė.
Gjatė ditės tė dielėn, duke iu drejtuar Kuvendit tė AKR'sė, Pacolli ka qenė i bindur nė suksesin nė zgjedhjet e nėntorit.
"Unė, sė bashku me ju, nė nėntor tė kėtij viti, do tė dalim pėr herė tė dytė nė zgjedhje. Unė dhe ju do t'u tregojmė qytetarėve se sa pak ka punuar pėr ta pushteti komunal, e sa shumė ka punuar pėr vete", ka thėnė Pacolli.
"Do t'u tregojmė se pushteti komunal i Prishtinės (LDK), Pejės (AAK), Gjilanit (PDK) nė dy vjetėt e fundit nuk kanė qenė shėrbim i qytetarėve, por shėrbim i partive politike", ėshtė shprehur ai.
Pacolli ka thėnė se pėr kėtė duhet vetėm shikuar "radhėt e gjata tė njerėzve qė presin pėr njė leje tė njoftimit, ose njė certifikatė tė lindjes".
"Mos mė besoni mua, Besojuni maleve tė mbeturinave qė kanė zėnė trotuaret tuaja.
Besojuni gropave nė rrugė qė po shkatėrrojnė veturat tuaja. Shkoni e shikoni spitalet nėpėr komuna. Nė ato vende tė mbuluara prej papastėrtisė, mė shumė ka gjasa tė infektohesh sesa tė shėrohesh", ka thėnė Pacolli.
Lideri i AKR'sė ka deklaruar se shoqėria ka nevojė pėr kontributin e kėsaj partie. /gazetaexpress/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 13-07-09 nė 14:41
|