Sulm dhe grafite antishqiptare nė njė qytet tė Vojvodinės
Novi Sad, 13 korrik - Policia e Novi Sadit ka bėrė tė ditur se kundėr njė personi nė lokalitetin Baē ka bėrė kallėzim penal pėr shkak se nė objektin e njė shqiptari ka thyer shtatė portale tė xhamit dhe ka shkruar grafite me tė cilat ka provokuar urrejtje nacionale, racore e fetare dhe intolerancė. Nė qytetet Vojvodinės janė tė shpeshta sulmet dhe provokimi si ky fundit ndaj shqiptarėve.
QIK-u
Merkel tė deklarohet kundėr armiqėsisė ndaj Islamit
Kėshilli Qendror i Muslimanėve ka kėrkuar nga Angela Merkel qė ajo tė qėndrojė krah muslimanėve.
Megjithė se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka dėnuar vrasjen e Marwa al-Sherbini dhe se i ka shprehur ngushėllime kryetarit egjiptian Hosni Mubarak, Kėshilli Qendror i muslimanėve nė Gjermani, ka shkuar mė larg duke deklaruar pėr shtyp se "Islamofobia, e hapur apo e fshehtė, mjerisht ajo ekziston nė vendin tonė dhe ėshtė e pėrhapur qė njė kohė tė gjatė".
Kėshilli Qendror i Muslimanėve ka kėrkuar nga Angela Merkel, pas vrasjes me thikė ndaj egjiptianės nė gjyqin e Dresdenit, qė ajo tė qėndrojė krah muslimanėve. "Ne e pėrshendesim aktin e kancelarės dhe ministrit pėr punė tė jashtme, tė cilėt dhjetė ditė pas vrasjes sė Marwa al-Sherbini, janė deklaruar haptas kundėr njė akti tė tillė", ka thėnė sekretari gjeneral e Kėshillit, Aiman Mazyek. Mirėpo, dėshirojmė dhe e lusim atė qė ajo "direkt t'iu drejtohet mė shumė se 4 milion muslimanėve nė kėtė shtet, dhe ta dėnojė vrasjen raciste nga motive antiislame".
Ky do tė ishte "njė signal i mirė dhe i rėndėsishėm", ka thėnė sekretari gjeneral i Kėshillit Qendror i muslimanėve nė Gjermani, me seli nė Köln, pėr gazetėn "Tagesspiegel". "Islamofobia, e hapur ose e fshehtė, ajo ekziston nė vendin tonė qė njė kohė tė gjatė". Akti i vrasjes sė gruas qė kishte kokėn e mbuluar, ėshtė vetėm njė dimension i saj".
Ėshtė koha tani qė "Lirinė e pakufizuar tė besimit ta mbrojmė", por edhe lirinė e bartjes sė shamisė. Mazyek tha se dėshiron njė luftė tė pėrbashkėt kundėr antisemitizmit dhe antiislamizmit, qė s'janė tjetėr veēse njė kujdes ndaj njeriut.
Tė shtunėn ėshtė mbajtur nė Dresden njė pėrkujtim publik nė shenjė nderimi pėr egjiptianėn e vrarė me 1 qershor, ku kanė marrė pjesė afėr 1500 veta, nė mesin e tė cilėve, pėrveē Aiman Mazyek-ut ka marrė pjesė edhe kryetari i partisė sė SPD-sė Franz Müntefering si dhe ministrja pėr shkencė Eva Maria Stange (SPD).
Marwa al-Sherbini ka qenė duke marrė pjesė nė njė seancė gjyqėsore nė gjykatėn republikane nė Dresden, tė cilėn njė 28 vjeēar rus-gjerman e ka therė me thikė duke e vrarė. Aktori i kėsaj vepre ėshtė arrestuar. Ai ka qenė i akuzuar pėr fyerje qė i ka bėrė 31 vjeēarės nga Egjipti, tė cilėn nė njė vend lojėrash pėr fėmij e kishte ofenduar atė me fjalėt: "Rrugaēe", "Islamiste" dhe "Terroriste". Sipas gjykatėsit-prokuror bėhet fjalė pėr njė "fanatik kundėr tė huajve" nė Gjermani. /Zuletzt aktualisiert/
Mesazhi.com
Azem Vllasi e parashikon tė ardhmen e tij prej ambasadori nė Podgoricė
Avokati kosovar, Azem Vllasi, ka thėnė sėrish se do tė jetė ambasadori i parė i Kosovės nė Podgoricė, kur Mali i Zi dhe Kosova tė vendosin marrėdhėnie diplomatike. Ende nuk e di se kur do tė ndodhė kjo. Sipas tė gjitha gjasave, pas pushimeve verore, diku nė fillim tė vjeshtės, do tė emėrohem ambasador i Kosovės nė Mal tė Zi, i ka thėnė Vllasi gazetės malaziase Dan. Sipas tij, vendosja e marrėdhėnieve nė mes tė Kosovės dhe Malit tė Zi ėshtė shumė e rėndėsishme pėr marrėdhėniet ndėrmjet dy shteteve.
KTV
AAK, nė rresht tė parė
Deputetėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nga shtatori, do tė ulen nė rreshtin e parė nė Kuvend. Nė AAK, kjo lėvizje konsiderohet si paraqitje e tablosė sė re politike nė vend, duke fituar peshė ndaj partive tjera nė opozitė. AKR kundėrshton kėtė kėrkesė pėr ndėrrimin e ulėseve.
Kryeministri Hashim Thaēi duket se nga shtatori - kur fillon sesioni vjeshtor i Parlamentit - nuk do tė mundet mė ti referohet Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės si rreshti i fundit.
Ky mbiemėr sarkastik nuk do tė jetė mė adekuat pėr kreun e Qeverisė.
Partia e Ramush Haradinaj aktualisht ka 13 deputetė, derisa AKR dhe LDD kanė nga 11 deputetė. Ky fakt e bėn AAKnė partinė e tretė nė Parlament, prandaj, sipas Rregullores, asaj i takon rreshti i parė.
Shefi i Grupit Parlamentar tė AAKsė, Ardian Gjini tashmė ka shtruar kėrkesėn pėr ulėsen e parė dhe pret qė ajo tė miratohet nga Kryesia e Parlamentit nė ditėt e para tė sesionit vjeshtor.
Deputeti i AAKsė, Ahmet Isufi konsideron se Kryesia e Parlamentit nuk ka sesi tė veprojė ndryshe.
Ne jemi Grupi i tretė Parlamentar, nė bazė tė deputetėve. Dhe, sipas Rregullores sė Punės, ne kemi pėrparėsi nė renditje, ka deklaruar deputeti Ahmet Isufi pėr Express, tė dielėn.
Dalja e AAKsė nė rreshtin e parė, nė partinė e Ramush Haradinajt kuptohet si paraqitje reale e tablosė aktuale politike nė vend, ku AAK ka fituar ndjeshėm peshė kundrejt partive tjera nė opozitė.
Zhvillimet politike nė Kosovė kanė nxjerrė nė pah fuqinė e partive politike nė bazė tė prezencės nė opinion apo nė bazė tė angazhimit politik. Prandaj AAK konsiderohet partia mė aktive nė vend, pėr sa i
pėrket ngritjes sė ēėshtjeve kapitale. Dhe Parlamenti ska sesi mos ta paraqes kėtė tablo tė te, konsideron Isufi, i cili njėherėsh ėshtė Nėnkryetar i AAKsė.
Por a do tė miratohet kjo kėrkesė e AAKsė nė Kryesinė e Parlamentit, organ ky qė dominohet nga partitė nė pushtet?
Sherif Konjufca, Zėdhėnės i Parlamentit, thotė se Kryesia do tė deklarohet pėr kėtė ēėshtje muajt e ardhshėm.
Kjo ēėshtje ėshtė shqyrtuar nė Kryesi, pasi qė tash AAK, duke marrė deputetė nga subjekte tjera, ka bėrė mė shumė deputetė. Por anėtarėt e Kryesisė, pėr tė mos krijuar telashe, kėtė ēėshtje e kanė lėnė ta shqyrtojnė edhe njėherė nė sesionin vjeshtor, ka thėnė Konjufca.
Sipas tij, normalisht, ėshtė dashur qė grupet parlamentare tė ulėn vertikalisht, nga poshtė, lartė.
Kėshtu ėshtė dashur tė veprohet. Por, pas zgjedhjeve, AKR si partia e tretė, kishte insistuar tė marrė komplet ulėsen e parė. Tash mbetet tė shihet se si do tė veprohet, ka shtuar Zėdhėnėsi i Parlamentit.
Nga ana tjetėr, AKR e Behgjet Pacollit, e cila aktualisht gjendet nė rreshtin e parė, e konsideron si tė paarsyeshme kėrkesėn e AAKsė.
Shefi i Grupit Parlamentar tė AKRsė, Ibrahim Makolli thotė se nėse do tė aprovohej kėrkesa e AAKsė, do tė shkelej vota e qytetarėve, e cila nxori dy vjet mė parė AKRnė si forcėn e tretė politike nė vend.
Unė nuk e besoj se kėtu ėshtė vendi pėr qejfbėrje, tha deputeti Makolli pėr Express, tė dielėn.
Ulėset caktohen me votė, e votat e kanė nxjerrė AKRnė si partinė e tretė. Nėse flasim pėr demokraci dhe votė tė qytetarėve, atėherė do duhej tė respektohej vota e qytetarėve, shton ai.
Makolli shkon edhe mė larg, duke hedhur akuza nė adresė tė lidershipit tė AAKsė.
Kjo flet mė sė mirė se pėr ēka luftohet kėtė, pra luftohet pėr karrige e jo pėr parime, thotė ai.
Deklaratat e Ibrahim Makollit kundėrshtohen nga Ahmet Isufi.
Kjo kėrkesė e jona nuk bazohet nė dėshirė, por nė rregullat qė ka Parlamenti nė bazė tė rregullores nė fuqi, thotė Isufi.
Gazeta expres
Mijėra kosovarė nė bregdetin shqiptarė
Pritjeve tė gjata disa orėshe nė kufirin me Shqipėrinė, posaēėrisht nė pikėkalimin e Vėrnicės sė Prizrenit i ka ardhur fundi, sepse tash e tutje pėr tė kaluar kufirin mė frekuentues nė vend, nevojiten vetėm 15 minuta, tha tė hėnėn komandanti i Policisė Kufitare pėr regjionin e Perėndimit, Azem Malaj.
Ka pas pritje dy deri nė tri orė, tė cilat ka bėrė qė kolona e automjeteve tė jetė e gjatė deri nė 5 kilometra. Shkas kryesor ka qenė se nė hyrje tė kufirit shqiptar punohej me njė sistem tjetėr tė marrjes sė shėnimeve nga udhėtarėt, mirėpo tash, pasi dy qeveritė kanė nėnshkruar marrėveshjen sipas tė cilės kontrollimi do tė bėhet nė njė pikė nė hyrjet e tė dy vendeve, pritjet e gjata janė shmangur, tha Malaj.
Sipas tij, tash e tutje qytetarėt e Kosovės do tė kenė kontroll vetėm nė hyrje tė Shqipėrisė, kurse nga kthimi i Shqipėrisė do tė kenė kontrollin vetėm nė hyrje nė Kosovė.
Interesimi i shtetasve kosovarė pėr ta vizituar Shqipėrinė, pos pushimeve verore ėshtė akoma mė i madh edhe pėr faktin se ka filluar sė shfrytėzuari autostrada e re moderne qė ka shkurtuar distancėn mes Kosovės dhe bregdetit shqiptar.
Vetėm gjatė javės qė shkoi, nė vendkalimin kufitar tė Vėrnicės, nga Kosova pėr nė Shqipėri kanė kaluar 12 mijė e 352 vetura, 147 kamionė dhe 322 autobusė me gjithsejtė 53 mijė e 388 pasagjerė, theksoi Malaj i bindur se me masat e marra pritjet do tė jenė tejet tė vogla.
Kemi ndėrmarrė tė gjitha masat qė gjithė qytetarėve tiu mundėsohet kalimi i lehtė dhe pa pritje, si hyrja ashtu edhe dalja nė tė gjitha pikat kufitare nė tėrė regjionin e Perėndimit pėrfundoi komandanti i Policisė kufitare pėr zonėn perėndim, Azem Malaj.(KLive)
Gazeta expres