Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-09, 18:18   #14
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Fillimi autostradės - s’ka gjasa sivjet

Edhe pse qeveria ka deklaruar se ndėrtimi i autostradės do tė fillojė sivjet, ekspertėt thonė se ka pak gjasa pėr t`u realizuar ky premtim. Sipas tyre, ende nuk ėshtė caktuar forma e financimit tė projektit, shpronėsimi s’ka nis dhe kompania qė do t`i kryejė punėt nuk ėshtė zgjedhur. Tė gjitha kėto marrin kohė deri nė fillimin e punimeve.


Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka deklaruar se ndėrtimi i autostradės Vėrmicė - Mėrdare do tė fillojė sivjet.

Tashmė janė ndarė paratė pėr shpronėsimin e pronave andej kah do tė kalojė traseja e autostradės dhe ėshtė hartuar projekti detal. Megjithatė, ekspertėt e ekonomisė thonė se kanė mbetur ende shumė punė pėr t`u bėrė para se buldozerėt tė fillojnė gėrmimin.

Ende nuk ėshtė caktuar forma e financimit tė projektit, shpronėsimi s’ka filluar dhe kompania qė do t’i kryejė punėt nuk ėshtė zgjedhur. Tė gjitha kėto, sipas ekonomistėve, marrin kohė dhe gjasat pėr tė filluar punimet kėtė vit janė tė vogla.

Nė mbledhjen e fundit tė qeverisė, kryeministri Thaēi ka thėnė se janė nė procesin e marrjes sė vendimit pėr fillimin e punimeve pėr autostradėn Vėrmicė - Prizren – Prishtinė - Merdare.

“Ky projekt do tė fillojė sivjet. Qeveria i ka mundėsitė, i ka potencialet. Nė kėtė drejtim, pėr Qeverinė e Kosovė nuk do tė ketė asnjė dilemė”, pati thėnė Thaēi.

Pėr ekspertėt krejt varet se ēka nėnkuptohet qė projekti do tė fillojė kėtė vit, sepse edhe vetė blerja e tokave nėnkupton fillimin e projektit pėr autostradėn.

Drejtori i institutit pėr studime tė avancuara GAP, Shpend Ahmeti, thotė se nuk ėshtė larg mendjes qė projekti mund tė fillojė sivjet, por vetėm me letra, ndėrsa ndėrtimi i ēfarėdo pjese tė autostradės, sipas tij, do tė jetė shumė vėshtirė.

Edhe caktimi i vlerės sė pronave ai thotė se do tė marrė kohė, ashtu sikur edhe procedurat e tenderimit qė nė rastet mė tė mira nuk kryhen mė shpejt se dy muaj. Mandej ėshtė edhe periudha e ankesave qė duhet tė respektohet.

“Ne pėrgjithėsi ka edhe shumė punė tė tjera para se tė fillohet me ndėrtimin e autostradės”, pohon Ahmeti.

Edhe drejtori i institutit pėr hulumtime zhvillimore, “Riinvest”, Muhamet Mustafa thotė se kėtė vit mund tė fillohen vetėm punimet pėrgatitore, eventualisht edhe punėt e dheut nė pjesėn qė deri nė fund tė vitit do tė shpronėsohet dhe qė do tė financohet me para tė buxhetit.

“Mund tė fillojė tė punohet ajo pjesė qė do tė financohet nga buxheti i Kosovės”, thekson Mustafa, duke shtuar se financimi nga burime tjera merr kohė.

Financimi nga Banka Botėrore dhe dhėnia me koncesion janė dy opsionet qė janė pėrfolur mė sė shumti nga qeveria, si mėnyrė e realizimit tė projektit pėr autostradėn, por ende nuk ėshtė pėrcaktuar cila formė do tė zgjidhet.

Ministri i Transportit dhe Postė Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka pohuar ditė mė parė se ndėrtimi i autostradės Vėrmicė-Merdare nuk mund tė realizohet me para tė buxhetit tė Kosovės, prandaj po shikohen modalitetet tjera tė financimit.

“Njė gjė ėshtė e sigurt se buxheti i Kosovės nuk ka fuqi dhe mundėsi qė ta realizojė kėtė projekt madhor, sepse ėshtė projekt tepėr i madh pėr mundėsitė buxhetore, por po besoj shumė se jemi nė rrugė tė drejtė pėr tė gjetur forma tė tjera tė financimit”, ka thėnė Limaj.

Por, ende nuk dihet sa do tė jetė kostoja pėr ndėrtimin e kėsaj arterie qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė. Sipas njė vlerėsimi tė vitit 2003, kostoja e ndėrtimit tė autostradės Morinė –Merdare ka qenė 649 milionė euro, mirėpo pėr zyrtarėt e qeverisė kjo kosto tashmė mund tė jetė edhe mė e lartė.

Me anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore, shancat pėr financim tė kėtij projekti janė rritur. Kėtė e pranon edhe kryetarja e Komisionit pėr Ekonomi, Tregti, Transport..., Myzejene Selmani, megjithėse thotė se deputetėt ende nuk e dinė ka do t’i bie autostrada.

“Nuk munden me u ba qysh mendon kryeministri. Duhet tė dihet sė pari ka do tė kalon autostrada, pasi nuk ėshtė rrugė lokale qė po ndėrtohen do si do”, thotė Selmani.

Sipas saj, vullneti i qeverisė dhe i gjithė qytetarėve tė Kosovės ėshtė shumė i madh pėr kėtė autostradė, por nuk mund tė thuhet se ajo mund tė fillojė tė ndėrtohet sivjet, pasi qė procedurat marrin kohė.

Edhe pse nė Ministrinė e Transportit dhe Postė Telekomunikacionit tė Kosovės ekzistojnė dosje mė skica, urat e tunelet e projektit, zyrtarė tė kėsaj ministrie ende nuk e dinė saktėsisht nga do tė kalojė
traseja e autostradės, pasi qė ende ka nevojė pėr disa intervenime.

Sipas projektit tė hartuar, ajo duhet tė kalojė nėpėr tetė komuna dhe 66 zona kadastrale, nė gjatėsi prej 118 kilometra dhe me asfalt do tė mbulohen 1062 hektarė tokė.

Pėr segmentin prej Vėrmicės deri nė Prizren qeveria ka ndarė 13 milionė euro pėr shpronėsim dhe po pėrgatiten listat me emrat e pronarėve qė kanė toka nė zonat qė janė shpallur me interesit nacional.

Por, ende nuk ėshtė bėrė asnjė hap pėr fillimin e punimeve.
Gazeta expres

Ēdo vit mė keq

Nga 71 mijė hektarė grurė dhe elb tė mbjella kėtė vit, vėshtirė se do tė mbulohen as 70 pėr qind e nevojave tė kosovarėve me miell tė prodhuar nė Kosovė. Reshjet e fundit tė shiut, sipas ekspertėve tė bujqėsisė, kanė dėmtuar deri nė 30 pėr qind rendimentet e grurit. Ata thonė se nė total sivjet do tė ketė rreth 10 pėr qind mė pak grurė se vjet.


Sivjet, hambarėt do tė mbushen pėr mbi 10 pėr qind mė pak se vjet me drithėra pėr shkak tė motit tė lig qė ka mbretėruar gjatė pranverės. Nga 71 mijė hektarė grurė dhe elb tė mbjella kėtė vit, vėshtirė se do tė mbulohen as 70 pėr qind e nevojave tė kosovarėve me miell tė prodhuar nė Kosovė.

Megjithėse fushata e korrje-shirjeve tashmė ka filluar nė Prizren, Pejė e Gjakovė, rendimentet e grurit nuk janė si njė vit mė parė, kur rendimente pėr njė hektar kanė shkuar mbi 5000 kilogramė. Nga njė hektar grurė kėtė vit, nė sipėrfaqet qė tashmė janė korrur, prodhohen rreth 4000 kilogramė. Ekspertėt e bujqėsisė thonė se reshjet e mėdha tė shiut gjatė pranverės kanė qenė katastrofale pėr kulturat bujqėsore nė pėrgjithėsi. Mė sė shumti, sipas tyre, e ka pėsuar gruri, pėr shkak se tė reshurat e kanė goditur nė periudhėn e pjekjes dhe e kanė dobėsuar atė.

Profesor i lavėrtarisė, Imer Rusinovci, thotė se reshjet nė fazėn e pjekurisė sė grurit ndikojnė negativisht dhe shkalla e dėmit do tė jetė nga 15-30 pėr qind nė reduktim tė prodhimit pėrfundimtar. Ai thotė se mungesa e sasive tė mjaftueshme tė drithėrave do tė shtojnė nevojėn pėr tė marrė nga vendet e tjera. Megjithatė, Qeveria e Kosovės mendon se edhe sivjet do tė plotėsohen 70 pėr qind e nevojave tė tregut me prodhim vendės.

“Ky ėshtė njė sezon shumė i mbarė, toka e Kosovės ėshtė mjaft e pėlleshme dhe ne po punojmė gjithnjė mė shumė e mė mirė qė tė kemi rendimente mė tė larta”, pati thėnė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė hapjen e fushatės sė korrje-shirjeve.

Me qėllim qė ēmimi i korrje-shirjeve tė jetė mė i lirė, Qeveria ka ndarė 500 mijė euro, tė cilat do tė ndahen pėr tė mbuluar 30 pėr qind tė shpenzimeve tė naftės pėr autokombajna.

Por, Sylejman Deshishku, fermer, qė nė komunėn e Gjilanit ka tė mbjellė 350 hektarė grurė, thotė se sikur tė gjitha tokat e Kosovės tė mbillen me drithėra, nuk mund tė mbulohen mė shumė se 35 pėr qind tė nevojave tė tregut tė Kosovės.
“Nėse diku bėhet gruri nė beton, edhe nė Kosovė do tė bėhet”, thotė me ironi Deshishku, duke aluduar nė atė se toka e punės ėshtė mbushur me ndėrtime tė vrazhda.

Gjithashtu, kėtė vit ai thotė se korrja e grurit ka filluar me vonesė pėr shkak tė motit jo tė mirė dhe shirat e fundit do tė ndikojnė negativisht nė rendimente, megjithėse pret qė mesatarja tė jetė 4000 kilogramė pėr hektar.
“Ėshtė pėr t’u brengosur sepse mund tė ndikojė nė zbritjen nė peshė tė grurit”, thotė Deshishku. Kėshtu mendon edhe pronari i “Agro Kulturės” nga Klina, Tom Milici, i cili kėtė vit ka mbjellė 120 hektarė grurė. Ai ende nuk ka filluar tė korrė sipėrfaqet e tij me grurė, pasi qė moti nuk ka qenė i pėrshtatshėm.

“Pėr shkak tė kushteve klimatike ende nuk kemi filluar korrje-shirjet. Rendimentet kėtė vit duhet me qenė mė tė dobėta”, thekson Milici.
Ndėrkaq, drejtori i Shoqatės sė mullisėve tė Kosovės, Muhamet Farizi, bėn tė ditur se edhe kėtė vit, kosovarėt nuk do tė mund t’i shmangen importit.
“Tregu i Kosovės gjithnjė ka importuar deri nė 200 mijė tonė grurė nė vit”, thotė Farizi. Ndryshe nga dy vjet mė parė, kur Kosova hyri nė krizė tė miellit, pėr shkak tė shtrenjtimit tė kėtij produkti, ai premton se nuk do tė ketė njė krizė tė tillė. Sipas Farizit, kėtė vit, nė tregun ndėrkombėtar sasia e prodhuar e grurit ėshtė mė e madhe se kėrkesa dhe ēmimet nuk do tė jenė tė larta. Mullinjtė e Kosovės tashmė kanė filluar grumbullimin e drithėrave tė reja, me ēmim shumė mė tė ulėt se vjet. Njė kilogram grurė grumbullohet pėr 16 centė nga mullisėt, derisa vitin e kaluar nė fillim tė sezonit ėshtė paguar 25 centė. Farizi tregon se pjesa mė e madhe e fermerėve grurin e ruajnė pėr nevoja personale dhe pėr ushqim tė kafshėve, qė nuk mjafton pėr tė nxjerrė nė treg.

“Kosova ka sipėrfaqe tė vogėl tė mbjellė me grurė, megjithatė duhet tė jemi tė kėnaqur me atė sasi qė arrijmė ta prodhojmė”, thekson kreu i mullisėve tė Kosovės.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Bujqėsisė, Kosova aktualisht disponon 0.18 hektar tokė pėr banor, qė llogaritet tė ketė 1.50 hektarė pėr fermer me njė pėrqindje prej 50 pėr qind tė popullatės qė merren me bujqėsi. Nėse krahasohet me vendet e tjera tė botės, fermerėt kosovarė janė tė shumtė nė numėr, por kanė njė sipėrfaqe shumė tė vogėl toke bujqėsore.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė