Titulli: Lajme Aktuale....
Prostitucioni po lulėzon
KMDLNJ sugjeron legalizimin e shtėpive publike!
E martė, 14 Korrik 2009 10:16
Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janė qytetet mė aktive nė organizimin e prostitucionit. Ky ėshtė vlerėsimi i njė raporti tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) me seli nė Prishtinė.
Sipas kėtij dokumenti tė publikuar tė hėnėn, trafikimi me qenie njerėzore nė Kosovė, gjatė viteve tė fundit ka marrė pėrmasa tejet shqetėsuese.
Hulumtimet e KMDLNJ-sė tregojnė se viktimat janė kryesisht tė moshės madhore, por ka mjaft tė tjera tė moshės jomadhore. "Mosha e tyre sillet prej 14 deri nė 50 vjeē", thuhet nė kėtė raport.
Megjithėkėtė, ky kėshill sqaron se nuk kanė mundur tė sigurojnė shifra tė sakta pėr numrin e femrave qė "tregtohen". "Ne kemi kontaktuar me gjykatat e Qarkut dhe aty kemi marrė tė dhėna se gjendja ėshtė alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisė pėr hulumtimin e kėtyre rasteve", thuhet nė raportin e kėtij kėshilli.
Sipas kėtij hulumtimi, nė gjykata janė ngritur shumė padi penale dhe janė mbajtur gjykime kundėr njerėzve tė pandėrgjegjshėm qė merren me kėtė lloj krimi tė shėmtuar, por kjo nuk mjafton.
Hulumtimi i KMDLNJ-sė bėn tė ditur pėr punėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė bashkėpunim me Policinė e Kosovės, ku tregohet se kėto dy institucione, nė orė tė vona tė natės, herė pas here kanė ndėrmarrė aksione pėr kontrollimin e lokaleve tė dyshimta.
"Me kėtė rast ata kanė hasur nė shumė femra tė trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria, por edhe nga Kosova dhe Shqipėria, tė cilat kanė pretenduar se janė kameriere apo valltare, ndėrsa nė fakt kanė shėrbyer si 'mish i bardhė', thuhet nė dokument.
Raporti tregon se nė bashkėpunim me inspeksionin e tregut dhe atė sanitar, disa prej kėtyre lokaleve janė mbyllur.
Nė bazė tė hulumtimeve dhe nė bazė tė tė dhėnave tė Policisė sė Kosovės, KMDLNJ-ja tregon se janė identifikuar dhe analizuar gjithsej 16 raste tė vėzhgimit, 7 operacione tė fshehura, 21 raste tė operacioneve me njėsitė e tjera policore dhe 4 raste tė operacioneve me inspektorė komunalė.
Pas kėsaj janė mbyllur 18 lokale, ku supozohet se ėshtė ushtruar prostitucioni, ndėrsa janė arrestuar 24 persona, prej tė cilave 14 janė kosovarė, 5 ukrainase, 3 bullgare, njė nga Shqipėria, 1 moldave dhe njė nga Serbia (shqiptare).
"Janė identifikuar 6 viktima, prej tė cilave 4 janė kosovare, 1 moldave dhe njė shtetase e Shqipėrisė. Nga organet e hetuesisė janė duke u trajtuar 10 raste", shkruan mė tej nė raport.
Ky kėshill nė fund tė raportit sugjeron se masa mė efikase nė parandalimin e pėrshkallėzimit tė kėtij fenomeni, ėshtė legalizimi i shtėpive publike.
Sipas KMDLNJ-sė, praktika e legalizimit tė shtėpive publike, praktikohet edhe nė shtetet me demokraci tė zhvilluar, ku tė drejtat e njeriut respektohen nė masė tė madhe. /express/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 14-07-09 nė 15:24
|