Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-09, 19:06   #500
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kermabo thotė se Kosova ėshtė territor unik doganor

Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon, ka deklaruar sot se hapi i ardhshėm i kėtij misioni mund tė jetė vendosja e doganave nė vendkalimet nė pjesėn veriore tė Kosovės. Sipas tij nė pikat doganore 1 dhe 31 “nuk bėhet pagesa e doganės, por dogana do tė mund tė ishte hapi i ardhshėm, pasi tė gjenden zgjidhje tė caktuara politike”.


Kermabo iu tha gazetarėve tė mediave beogradase, tė cilat po e vizitojnė Kosovėn, se sipas rezolutės 1244 Kosova ėshtė territor unik doganor dhe pėr kėtė arsye EULEX-i po pėrpiqet qė, nė kėto pika, ta kthejė gjendjen qė ishte para shpalljes sė pavarėsisė. Kermabon tha se Beogradi pajtohet me kėtė gjė.
RTK

Komisioni Evropian nesėr propozon futjen e Kosovės nė listėn negative tė Schengenit

Komisioni Evropian do propozojė nesėr futjen e Kosovės nė listėn negative tė Schengenit, pasi qė me Kosovėn deri mė tani nuk ka patur dialog pėr liberalizim tė vizave. Kjo qėndron nė dokumentin qė pėrmban propozimet e Komisionit lidhur me regjimin e vizave nė rajon, i cili do zbardhet ditėn e nesėrme. Lista negative, ndryshe nėnkupton grupin e atyre shteteve qė kanė regjim tė vizave me shtetet e Evropės perėndimore.


Ky propozim i Komisionit Evropian po bėhet pavarėsisht nga fakti se jo tė gjitha vendet e BE-sė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, e as pasaportat e shtetit, andaj edhe nė dokument figuron se Kosova ėshtė nėn rezolutėn 1244 dhe nuk ka paragjykim tė statusit.

Komisioneri evropian pėr zgjerim Olli Rehn dhe ai pėr ēėshtje tė brendshme dhe drejtėsi Jaques Barrot, do e publikojnė nesėr propozimin zyrtar se cilat shtete meritojnė qė tė hyjnė nė tė ashtuquajturin “Shengen tė bardhė”.

Sipas dokumentit nė fjalė, komisioni do t’i propozojė Kėshillit tė ministrave qė tė heqė regjimin e vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė. E vetmja ėshtė Maqedonia ajo qė i ka tė gjitha kushtet e nevojshme tė pėrmbushura pėr kėtė proces, ndėrsa Mali i Zi duhet ti pėrmbushė edhe 3 kritere, ndėrsa Serbia edhe 4 nėse dėshirojnė qė Kėshilli i ministrave tė konfirmojė liberalizimin e regjimit tė vizave pėr kėto dy vende.

Mali i Zi dhe Serbia kanė afat deri nė vjeshtė nėse mėtojnė qė kjo tė konfirmohet me datėn 30 nėntor.

Regjimi i ri i vizave do duhej tė hyjė nė fuqi mė 1 janar tė vitit 2010 dhe kjo do vlejė vetėm pėr ata qytetarė qė posedojnė pasaporta biometrike tė kėtyre tri shteteve.

Banorėt e Kosovės qė posedojnė pasaportė biometrike serbe nuk do ta gėzojnė regjimin e udhėtimit pa viza dhe kjo do konfirmohet nesėr, ku dokumenti pėrfshinė edhe fusnotėn nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Nė procesin e liberalizimit tė vizave janė edhe Shqipėria dhe Bosnja e Hercegovina, por asnjėra nuk ka pėrmbushur kriteret e domosdoshme pėr tė bėrė pjesė nė valėn e parė tė liberalizimit tė vizave tė shteteve tė Ballkanit perėndimor.
RTK

Federalistėt e rinj Evropianė: Shengen, pėrēahet rajoni

• Plani i BE pėr tė liberalizuar vizat pėr Maqedoninė, Serbinė e Malin e Zi, konsiderohet si anti mysliman nga grupimi politik Federalistėt e rinj Evropianė. Ky plan ndėshkon myslimanėt e Bosnjės e Kosovės. Ndėrkohė qė diplomatėt i tremben fluksit tė emigrimeve nga shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė.


BRUKSEL- Plani i Bashkimit Europian pėr tė liberalizuar vizat pėr qytetarėt e Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi konsiderohet si anti mysliman. Sipas lėvizjes sė Federalistėve tė rinj Europian, njė grupim politik pro Europian, futja nė zonėn Shengen e kėtyre shteteve ballkanike krijon njė ndarje tė re, dhe padrejtėsisht ndėshkon qytetarėt myslimanė tė Bosnjes e Kosovės.
Komisioni Europian njofton pikėrisht me 14 korrik shtetet qė do pėrfitojnė liberalizim vizash nė fund tė 2009, ku Shqipėria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova nuk janė nė listėn e bardhė. Duke folur pėr agjencinė e lajmeve “Euroaktiov”, sekretari i pėrgjithshėm i Federalistėve tė rinj evropian Peter Matjasic, thotė se ky liberalizim vizash interpretohet nga popujt e kėtyre vendeve si anti mysliman.
I veēantė ėshtė rasti i Bosnjės, ku serbėt e Bosnjės dhe kroatėt e Bosnjės kanė shtetėsi dyfishe dhe do u jepen viza falas pasi kanė pasaporta serbe, ndėrsa myslimanėt e Bosnjes nuk pėrfitojnė. Po kėshtu nuk pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe shqiptarėt e Shqipėrisė.
Kosova ėshtė jashtė skemės pasi pesė vende anėtare tė BE-sė nuk e kanė njohur ende Kosovėn. Shumė kosovare aplikuan pėr pasaporta biometrike serbe, por Komisioni Europian nxori urdhėr tė veēantė qė shtetasit e Kosovės nuk do pėrfitojnė nga ky liberalizim.
Por pavarėsisht kėtyre analizave, lėvizja e Federalistėve tė rinj europiane deklaron se skema e liberalizimit tė vizave ndėshkon vetėm popullsinė myslimane tė Ballkanit. Arsyeja qė japin diplomatėt europiane pėr pėrjashtimin e njė pjese tė Ballkanit nga skema e vizave falas ėshtė se i tremben njė emigrimi masiv tė shqiptarėve, veēanėrisht nga Kosova e varfėr, por edhe nga Shqipėria.
Balkanweb

FMN kritika tė ashpra nė adresė tė qeverisė kosovare

Pak ditė para pranimit zyrtar, Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka pėrpiluar njė dokument pėr Kosovėn, nė tė cilėn drejton kritika tė shumta pėr mėnyrėn e menaxhimit tė parave nga ana e qeverisė kosovare. FMN thotė se buxheti i kėtij viti ėshtė parashikuar nė pritje jorealiste tė Qeverisė qė do tė kthehet huaja qė i ėshtė dhėnė KEK-ut nga buxheti i Kosovės.

Mirėpo, nisja e privatizimit tė kėsaj kompanie publike, dhe vonesat nė kėtė proces mund tė bėjnė qė edhe kthimi i kredisė tė vonohet. Nė pėrgjithėsi, FMN ka paraparė rreziqe fiskale si pasojė e rritjes sė shpenzimeve nga ana e qeverisė sė Kosovės nė masėn 39 %.

“Nė kundėrshtim me rekomandimet e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, disa ministri kanė kėrkuar para shtesė nėn Rishikimin e Buxhetit pėr mesin e vitit, dhe qeveria tash po e shqyrton mundėsinė e rritjes sė shpenzimeve pėr 1 ½ tė GDP-sė nė kėtė vit”, thuhet nė raport.

FMN thotė se asnjė rritje nuk bėn tė ndodhė, sepse do t’i vinte nė pikėpyetje politikat e pėrgjithshme tė shpenzimeve tė qeverisė dhe do tė pėrbėnte njė precedent tė rrezikshėm pėr pėrgatitjet e buxhetit pėr vitin 2010. Nė kuadėr tė rreziqeve fiskale, FMN thotė se gjendja e mjerueshme e KEK-ut mund tė rezultojė e kushtueshme, pasi qė mund tė ketė nevojė pėr mė shumė import tė energjisė elektrike.

Gjithashtu shpenzimet dhe financimi i autostardės qė do tė lidhė Kosovėn me Shqipėrinė, nuk janė vlerėsuar sa duhet, sikurse edhe rreziqet pėr pėrkushtimet e qeverisė nė projekte tė ardhshme.
Ministri i Transportit, Fatmir Limaj para do kohe e ka pranuar se qeveria nuk e ka idenė se ku do t’i sigurojė paratė pėr ndėrtimin e autostradės Vėrmicė-Merdare.

Njė tjetėr pikė e rėndėsishme e raportit, i bėn thirrje qeverisė Thaēi qė tė mos bėjė thirrje pėr rritjen e pagave para zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit. Nė disa takime me arsimtarė nė shumė komuna kosovare, kryeministri Thaēi ka folur pėr rritjen e pagave tė kėsaj shtrese tė shoqėrisė.

Njė tjetėr kritikė e organizatės ndėrkombėtare financiare ka tė bėjė me miratimin e ligjeve dhe dokumenteve tė politikave pa i marrė parasysh shpenzimet dhe konsistencėn e prioriteteve tė qeverisė pėr planin afatmesėm tė shpenzimeve. Kėtu pėrfshihen Ligji pėr tė Drejtat dhe Pėrgjegjėsitė e Deputetėve, Ligji pėr Shėrbimin Civil, Ligji pėr Pagat e Shėrbyesve Civilė, si dhe Letra e Bardhė e Politikave Sociale.

Edhe pse implementimi i kėtyre ligjeve ka gjasa tė shtyhet deri nė vitin e ardhshėm, kjo do tė bėjė qė tė rriten shpenzimet edhe pėr 1 % tė GDP-sė kombėtare. Ministri Arsim Bajrami ka tėrhequr para disa muajsh nga Kuvendi, Ligjin pėr Shėrbimin Civil dhe pėr Pagat e Shėrbyesve Civilė, duke i kthyer nė qeveri. Pėrfundimisht, FMN ka paraparė uljen e rritjes ekonomike nė Kosovė nga 5.4 % sa ishte nė vitin 2008, nė 3.4 % pėr vitin 2009.
KTV

Kosova nuk do t’i marr parasysh tė gjitha rekomandimet e FMN-sė

Vetėm dy javė pas pranimit tė bujshėm nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, aderuesja e saj mė e re, Kosova, mendon se jo tė gjitha rekomandimet e saj vlejnė. Duke reaguar ndaj kritikave tė FMN-sė pėr rritjen e shpenzimeve nga ana e qeverisė, Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, thotė se ėshtė vėrtetuar qė shpesh kjo organizatė nuk ia ka qėlluar me rekomandime.

Prandaj, qeveria do tė seleksionojė atė qė do tė marrė parasysh nga rekomandimet. Sipas tij, rritja e shpenzimeve, pėr tė cilat flet FMN-ja ka tė bėjė me investime kapitale. Por, eksperti i ekonomisė, Shpend Ahmeti, thotė se kritikat e FMN-sė duhet tė alarmojnė qeverinė e Kosovės, e cila duhet t’i marrė shumė seriozisht ato, dhe t’i kufizojė shpenzimet pa mbulim.

Ahmeti ka thėnė se qeveria e ka shkelur vetė planin afatmesėm tė shpenzimeve, menėjherė pas Konferencės sė Donatorėve. FMN-ja ia ka tėrhequr vėrjetjen kryeministrit Thaēi qė tė mos bėjė premtime pėr rritjen e pagave nė prag tė zgjedhjeve lokale tė nėntorit.

Por, ministri Shala ka thėnė se nėse arsimtarėt e pėrmirėsojnė kualitetin e punės sė tyre, ata do tė shpėrblehen me njė tjetėr ngritje tė pagės. Organizata ndėrkombėtare financiare, gjithashtu, e ka kritikuar qeverinė se inicion ligje, pa e planifikuar koston e implementimit tė tyre.
KTV

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė