Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-09, 19:12   #501
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Krasniqi ua tėrheq vėrejtjen deputetėve qė mungojnė nėpėr seanca

Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ka thėnė se do tė ketė ndėshkime pėr deputetėt qė mungojnė nė seanca, duke mos ua dhėnė shtesat financiare. Sipas tij, do tė merren masa qė prania e deputetėve tė mos bėhet nėpėrmjet kartės elektronike, por me anė tė nėnshkrimit nė fund tė seancės.

Pas mbledhjes sė kryesisė, Krasniqi ka deklaruar se opinioni i vendit ėshtė duke e parė se sa tė angazhuar janė deputetėt, tė cilėt nuk marrin pjesė gjatė mbledhjeve tė Kuvendit. Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka vendosur qė nė seancėn e 17 korrikut nė rendin e ditės tė jenė disa rekomandime tė komisioneve parlamentare dhe pyetjet parlamentare nė adresė tė ekzekutivit.

Kurse, mė 23 korrik, do tė shqyrtohen disa projektligje nė lexim tė parė dhe kėrkesa e qeverisė pėr rishqyrtimin e buxhetit pėr gjashtėmujorin e kėtij viti.
KTV

Strukturat paralele serbe humbin terren nė Shtėrpcė


Strukturat paralele serbe humbin terren nė Shtėrpcė. Komuna me ndihmėn e policisė sė Kosovės, ka arritur tė fusė nėn kontroll laurėn penguese nė zonėn turistike tė Brezovicės qė kontrollohej pėr mė tepėr se njė vit nga strukturat paralele serbe.

Nėnkryetari i Shtėrpcės, Ali Halimi, shprehet i kėnaqur me shtrirjen graduale tė pushtetit. Ai ka folur edhe pėr rikthimin e interesimit tė pushtetit qendror pėr Shtėrpcėn. Shtėrpca dhe disa fshatra pėrreth tė banuara me shqiptarė ka njė javė qė janė shkyēur kolektivisht nga energjia elektrike.

KEK-u u ka vėnė kusht serbėve pagesėn e rrymės. Qendra e shėrbimit civil e vendosur nė fshatin Grejkoc tė Shtėrpcės pret pėr ēdo ditė qindra qytetarė, prej tė cilėve shumica janė serbė. Ata po pajisen masivisht me dokumente tė Kosovės.
KTV

Solana i kėnaqur me progresin, por bėn thirrje tė mos ketė vetėkėnaqėsi

Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian, Javier Solana, nė takimin e pėrbashkėt me kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova dhe institucionet e saj kanė shėnuar progres. Mirėpo, ndonėse ka thėnė se ndihet optimist se si po rrjedhin proceset nė Kosovė, Solana ka porositur kosovarėt qė tė vazhdojnė me ritmin e punės sė tyre dhe tė mos “flenė”, nė mėnyrė qė tė zhvillohet demokracia nė Kosovė.

Ai ka premtuar se Kosova gjithnjė do ta ketė ndihmėn e Bashkimit Evropian, qoftė pėrmes misionit EULEX apo edhe institucioneve tjera ndėrkombėtare, duke thėnė se po punohet qė Kosova tė afrohet nė BE. “Procesi i liberalizimit tė vizave ka nisur shumė kohė pėrpara dhe nė atė kohė Kosova nuk ka qenė vend kandidat i kėtij procesi. Por procesi do tė vazhdojė edhe nė vendet tjera.

Ekzistojnė shumė punė qė duhet tė bėhen. Ky ėshtė proces qė pėrmban elemente teknike dhe jo elemente politike. Vendet qė kanė kontroll nga Bashkimi Evropian apo kanė prani ushtarake tė BE-sė nuk do tė thotė qė ato vėrtetė kontrollohen. Ēdo vend nė Ballkan ėshtė shtet sovran dhe Qeveritė kanė pėrgjegjėsinė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pasaportave qė i takon Ministrisė sė Brendshme. Disa vende i plotėsojnė kėrkesa dhe disa tė tjera jo.

Atėherė ėshtė normale qė tė sillemi nė mėnyrė inteligjente pėr pėrmbushjen e standardeve qė kėrkon dhe kjo aspak nuk ka tė bėjė me EULEX-in”, tha Slana.

Ai ka bėrė tė ditur se pritet qė Kosovėn ta vizitojnė disa zyrtarė tė Komisionit Evropian pėr tė njoftuar se si do tė veprohet nė kėtė proces pėr Kosovėn, derisa Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia pritet tė jenė pėrfitues tė liberalizimit tė vizave. Kurse, kryeministri Thaēi ka thėnė se ėshtė e sigurt qė Kosova do tė ketė tė ardhme evropiane, duke e pėrshkruar progresin nė Kosovė si spektakular.

KTV

Arrestime masive nė Viti - kryetari Nexhmedin Arifi po qėndron nė stacionin policor

Policia e Kosovės ka arrestuar rreth 70 zyrtarė komunalė tė Vitisė, pėrfshirė nėnkryetarin, kėshilltarė komunalė dhe administratorė tė fshatrave. Kryetari i kėsaj komune, Nexhmedin Arifi po qėndron pėr disa orė nė stacionin policor nė kėrkim tė lirimit tė njerėzve tė komunės.

Shkak pėr arrestimet masive ėshtė bėrė ekzekutimi i njė vendimi tė Gjykatės nė Viti, qė tė lėshohet objekti qė pėrdoret nga ana e Drejtorisė sė Arsimit. Gjykata ka vendosur qė kėtė objekt ta shfrytėzojė Shoqata e Gjuetarėve “Drenusha”, qė pretendon se i pėrket objekti qė dikur ishte pronė e Shoqatės sė Gjuetarėve “Jelena”.

Meqė punėtorėt komunalė kanė refuzuar tė largohen nga objekti, policia i ka arrestuar. Kryetari i Vitisė, Nexhemedin Arifi ka thėnė pėr KTV-nė se nuk do ta pranojė kurrė kėtė vendim. “Policia po zbaton njė vendim tė gjykatės qė udhėhiqet nga struktura kriminale, e qė po mbėshtetet nga tė tjera struktura kriminale nė Gjilan”, ka thėnė Arifi. Sipas policisė, tė gjithė tė arrestuarit po mbahen pėr shkak tė mosrespektimit tė urdhėresės pėr tė lėshuar objektin ku ėshtė e vendosur Drejtoria e Arsimit.

KTV

Solana: Kosova dhe Serbia s’janė tė njė niveli

Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, ka thėnė se pėrsa u pėrket vizave, Serbia dhe Kosova nuk janė nė tė njėjtin nivel.

“Kosovėn, siē e dini, nuk e kanė njohur tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian qė nė thelb ėshtė arsye pėr njė trajtim tjetėr edhe pėrsa i pėrket liberalizimit tė regjimit tė vizave”, ka thėnė Solana nė njė prononcim pėr BBC-nė, nė prag tė vizitės nė Kosovė.

“Shkurt, ky ėshtė realiteti, me tė cilin ballafaqohet Kosova nė kėtė moment”, ka shtuar ai.

Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian qėndroi dje nė Beograd, ndėrsa sot e viziton Kosovėn dhe Maqedoninė. Ai ka paralajmėruar se sė shpejti qytetarėt e Serbisė, por edhe tė Maqedonisė e Malit tė Zi, duhet tė presin lajmin e mirė nga Brukseli pėr heqjen e vizave.

Nė bisedimet me zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė, Solana ka pėrsėritur se kusht pėr integrimin plotė tė vendit nė BE mbetet bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės. Solana tha nė Beograd se nuk do tė ketė kushte shtesė pėr Serbinė nė kandidimin e saj pėr anėtarėsim nė BE.

Turneu i Solanės nė Ballkan shėnon pėrfundimin e mandatit tė tij si pėrfaqėsues i lartė i BE-sė.

Reagim nga Kosova

Zėvendėskryeminstri i Kosovės, Hajredin Kuēi, i tha BBC-sė se as juridikisht as edhe nė aspektin politik Kosova nuk pėrfshihet nė asnjė axhendė tė BE-sė sė bashku me Serbinė, por ėshtė nė axhenda tė ndara dhe ka njė subjektivitet ndėrkombėtar.

Ai tha se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėrfshirė edhe ata serbė, do tė jenė pjesė e liberalizimit tė vizave atėherė kur vetė Kosova do tė jetė pjesė e kėtij procesi.

Zoti Kuēi, e cilėsoi vendimin e Komisionit Evropian, pėr mospėrfshirje tė qytetarėve tė Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave pėr Serbinė, si njė vendim tė drejtė qė pėrcakton, siē tha, vijėzimin juridik, administrativ e politik tė Kosovės ndaras nga zhvillimet nė Serbi.

Ai shfaqi besimin e tij se nė nėntor tė vitit 2009 do tė pėrcaktohet qartė koha dhe kufizimet se si Kosova do tė hyjė nė procesin e liberalizimit tė vizave.

Solana sot nė Prishtinė

Shefi i Politikės sė Jashtme i Bashkimit Evropian, Javier Solana, viziton sot Kosovėn.

Solana do te takohet nė Prishtinė me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi si dhe pėrfaqėsues te Misionit tė Bashkimit Evropian pėr sundimin e Ligjit, EULEX.

Siē njofton zyra pėr informim e Solanės, kjo vizitė do tė shėrbejė si njė mundėsi pėr tė diskutuar rreth zhvillimeve tė fundit tė vendit dhe rajonit, si dhe marrėdhėniet me Bashkimin Evropian.

Solana vizitoi njė ditė mė parė Beogradin, ndėrsa sot do tė jetė nė Prishtinė, e me pas ne Shkup dhe Podgoricė.

Para vizitės sė tij nė Beograd Shefi i politikės sė jashtme tė BE-sė Javier Solana, u bėri thirrje tė gjithė atyre qė janė tė pėrfshirė pėr tė miratuar njė qasje pragmatike ndaj Kosovės.

Solana tha se EULEX-it "ka bėrė njė pėrparim tė madh, por ... ende ka shumė punė pėr tė bėrė".
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė