Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-09, 19:16   #15
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Qeveria do ta japė me koncension pėr 40 vjet minierėn e Sibovcit, mėson KTV-ja

Nesėr, pėrfundimisht pritet tė merret vendimi pėr projektin mė tė madh nė historinė e vendit dhe mė tė stėrzgjaturin, atė tė Termocentralit Kosova e Re. Lajmin ua ka kumtuar ministrave, i pari i qeverisė, Hashim Thaēi dhe atė nė pėrfundim tė mbledhjes sė rregullt, pa dhėnė mė shumė detaje.

Gjatė tėrė kohės asnjė nga zyrtarėt e qeverisė nuk ka dhėnė detaje, megjithėse gjatė javės qė lamė pas ėshtė mbajtur takimi i Komitetit Drejtues tė projektit, i cili ka diskutuar propozim-vendimet pėr TC “Kosova e Re”.

Burime brenda qeverisė i kanė thėnė KTV-sė nė kushte anonimiteti se Termocentrali “Kosova e Re”, do tė ndėrtohet sipas modelit 1000+1000, qė do tė thotė se pėr fillim do tė ndėrtohet vetėm 1000 megavat pėr tė vazhduar edhe me 1000 tė tjerė mė vonė.

Madje, ndaj kėtij tenderi ėshtė treguar edhe me e butė qeveria, e cila sipas burimeve tė lartpėrmendura ka vendosur qė kompanisė fituese tė tenderit t’ia japė edhe minierėn e Sibovcit me koncesion pėr 40 vjet, sa edhe parashihet jetėgjatėsia e tij. Ideja e koncesionit 40-vjeēar dhe 2000 megavatėt janė kritikuar vazhdimisht si tė dėmshme pėr Kosovėn nga shoqėria civile, parti opozitare dhe ekspertėt nė kėtė lėmi.

Nė anėn tjetėr, pak orė pas njoftimit tė qeverisė nga gara ėshtė larguar kompania RWE-AG nga Gjermania. Nė njoftimin e lėshuar pėr media thuhet: Procesi tenderues, i iniciuar nė 2006 qė ka pėr qėllim ndėrtimin dhe operimin e termocentralit “Kosova e re”, pėrfshirė edhe minierėn e Sibovcit, duke lejuar njė prodhim mė eficient tė energjisė elektrike, ėshtė ballafaquar me zhvillim mė tė ngadalshėm se plani fillestar.

Ndėrkohė, mundėsi tė reja tė rritjes janė paraqitur pėr RWE-nė. Grupi tash ka rishikuar involvimin e saj nė projekt dhe ka vendosur tė tėrhiqet. Arsyet qė kanė ndikuar nė tėrheqjen nga tenderi janė ēėshtjet e kompleksitetit si dhe nivelit tė pjekurisė sė projektit. Ky vendim, sipas tyre, nuk nėnkupton domosdo tėrheqjen nga Kosova, por thjesht tėrheqjen nga ky projekt specifik.

Tash, gara deri nesėr mbetet mes tri kompanive: Konsorciumi ĒEZ and AES corporation nga Republika Ēeke dhe SHBA-ja, konsorciumi EnBW and WGI nga Gjermania dhe SHBA-ja, konsorciumi Enel and Sencap nga Italia dhe Greqia.
KTV

Mish tė akredituar

Tenderin pėr import tė mishit, kryeministri Hashim Thaēi ka vendosur ta anulojė. Por, nė njė takim me Odėn Ekonomike, ai ka treguar se Qeveria do t`i hyjė njė rruge tjetėr pėr mishtarėt vendorė, asaj tė akreditimit – qė do tė fillojė menjėherė pas anulimit tė kėtij tenderi


Menjėherė pasi u kthye nga Dubrovniku, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, u takua me Shoqatėn e mishtarėve dhe Odėn Ekonomike pėr tė gjetur njė zgjidhje lidhur me tenderin pėr import tė mishit. Burime tė Expressit tregojnė se vendimi pėr anulimin e tenderit tashmė ėshtė marrė dhe vetėm pritet tė diskutohen modalitetet e tjera se si do tė importojnė mish vendorėt.

Njėra nga format e mundshme qė ėshtė diskutuar nė mbledhjen mes Qeverisė dhe mishtarėve, ėshtė ajo e akreditimit. Por mishtarėt s’po pranojnė as akreditimin si formė, ngase atė e shohin si njė proces taktik qė do t`i eliminojė ata nga tregu.

“Pas anulimit tė tenderit, do tė fillojė procedura e akreditimit”, tha ky burim. Prodhuesit vendorė tė mishit, me tė dėgjuar kėtė lajm, kanė reaguar, duke e konsideruar kėtė si njė taktikė tė Qeverisė pėr t`i larguar ata nga tregu.

“Sa i pėrket akreditimit, ajo ėshtė veē njė formė mė e butė pėr eliminimin tonė nga tregu”, tha Ramiz Kelmendi, pronar i Elkosit. Sipas tij, s’ka nevojė pėr asnjė lloj akreditimi, pasi Kosova ka ligje me bollėk qė rregullojnė ēėshtjen e mishit.

Edhe pse mė herėt ishin tė sigurt se do tė anulohet, Shoqata e mishtarėve tash po pret kur edhe do tė mbyllet afati pėr aplikim. Nėse deri atėherė nuk do tė ketė ndonjė ndryshim, ata kėrcėnojnė sėrish me protesta.

“E lusim Qeverinė qė ta anulojė tenderin, pasi dita e mbylljes sė tenderit ėshtė afruar dhe shihet njė tension te njerėzit qė po presin konfirmim zyrtar. Na mbetet tė presim dhe nėse s’ka diēka konkrete, prapė do tė protestojmė”, tha Burim Piraj, kryetar i Shoqatės sė mishtarėve.

Tensionet e ngritura nė radhėt e mishtarėve po pėrpiqet t’i ftohė Oda Ekonomike e Kosovės, e cila ėshtė duke pritur njė pėrgjigje nga kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, tė cilit ditė mė parė me njė letėr publike iu drejtua kryetari i OEK-sė, Besim Beqaj. Ky i fundit, pas bisedave tė vazhdueshme me AVUK-nė dhe Qeverinė, la tė kuptohet se shumė shpejt pritet tė anulohet tenderi, por pa dhėnė njė datė tė saktė. “Shpresoj se shumė shpejt do tė dalim mė njė lajm se tenderi ėshtė anuluar”, tha Beqaj.

Nė anėn tjetėr, Komisioni rregullativ i Prokurimit Publik pėrmes njė raporti pati njoftuar mė herėt se tenderi i shpallur nga AVUK-ja ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin e prokurimit, duke rekomanduar si zgjidhje akreditimin e importuesve vendorė. Shefi i KRPP-sė, Ilaz Dula, tha se tenderi nuk do tė duhej tė shpallej nė bazė tė Ligjit tė prokurimit, por mė mirė do tė ishte tė bėhet akreditimi i vendorėve.

“Askush nuk mund tė shpallė tender pėr kompanitė private duke u thirrur nė Ligjin e prokurimit. Mendoj se herėn tjetėr duhet t’i iket Ligjit tė prokurimit”, tha Dula.

Ndėrkaq, nga Qeveria askush as s’e konfirmoi, e as nuk e mohoi se tenderi ėshtė anuluar. Zėdhėnėsi i saj, Memli Krasniqi deklaroi sė bisedimet me biznesin kanė qenė tė kėnaqshme dhe shumė shpejt do tė ketė edhe konfirmim zyrtar pėr kėtė.

Megjithėkėtė, Shoqata e mishtarėve kėrcėnoi serish me protesta nėse nuk do tė ketė ndonjė ndryshim deri tė martėn, kur edhe ėshtė mbyllja zyrtare e tenderit. Qeveria menjėherė pas kėsaj procedure, do t`ia nisė asaj tė akreditimit.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė