Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-09, 18:32   #504
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Brukseli izolon Kosovėn, Shqipėrinė dhe Bosnjėn

Komisioni Evropian ka adoptuar propozimin sipas tė cilit nga BE-ja kėrkohet heqja e regjimit tė vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė. Komisioneri evropian pėr punė tė brendshme Jaques Barrot (Zhak Baro) e vlerėsoi si “moment historik” nė raportet me Ballkanin perėndimor.


Shqipėria si dhe Bosnja e Hercegovina tė cilat janė gjithashtu nė dialogun pėr liberalizim nuk ia arritėn tė hyjnė nė valėn e parė pasi qė thuhet se kėto dy shtete nuk i kanė pėrmbushur as kushtet e domosdoshme.

Ndryshe, komisioni evropian ka konfirmuar se regjimi pa viza nuk vlen pėr ata qytetarė qė kanė pasaporta biometrike serbe por qė janė rezident tė Kosovės. Kjo, sipas Jaques Barrot, vlen edhe pėr serbėt e Kosovės sepse qeveria e Serbisė do duhet tė bindė Bashkimin Evropian se ka metoda pėrkatėse sipas tė cilave evitohet qė serbėt e Kosovės me pasaportė biometrike tė pėrfitojnė nga regjimi i vizave. “Qeveria e Serbisė ėshtė e gatshme qė tė bėjė dallim nė mes tė serbėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė”, ka thėnė Barrot.

Kosova, sipas propozimit tė sotėm, hyn nė “listėn negative”, e qė nėnkupton grupin e atyre shteteve qė kanė nevojė pėr viza pėr tė udhėtuar nė Evropėn Perėndimore.

Kosova trajtohet "territor nėn rezolute 1244"

Olli Rehn ka thėnė se Kosova nuk pėrfiton nga regjimi sepse s’ka qenė fare pjesė e dialogut tė vizave. Ai ka pėrsėritur se nė studimin e fizibilitetit qė do publikohet nė vjeshte Komisioni evropian do e prek edhe ēėshtjen e vizave pėr Kosovėn. “Kosova, nėn rezolutėn 1244 nuk ka qenė pjesė e dialogut pėr viza. Pėr kėtė arsye, por edhe pėr shqetėsimet nė lidhje me sigurinė qė kanė pasaporta tė reja tė Serbisė, do kenė obligim pėr tė marrė viza. Mė duhet tė nėnvizoj se ky ėshtė vendim i pastėr teknik i bazuar nė shqetėsimet e sigurisė dhe nė respektim tė plotė tė rezolutės 1244 andaj edhe propozimi ėshtė neutral ndaj statusit”, tha Rehn.
RTK

Nė procesin gjyqėsor ndaj “Grupit tė Llapit” sot u dėgjuan pesė dėshmitarė

Sot, nė gjykatėn e qarkut nė Prishtinė nė seancėn gjyqėsore kundėr “Grupit tė Llapit” u dėgjuan pesė dėshmitarėt e prokurorisė tė cilėt nuk vėrtetuan tezat e akuzės pėr tė cilat ngarkohen Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Memhmeti. Akuzat i ngarkojnė ata pėr keqtrajtim tė tė ndaluarve nė qendrėn e paraburgimit nė Llapashticė, Koliq e Bajgorė.


Njėri nga avokatėt mbrojtės tė tė akuzuarve, Mexhid Syla, kėrkoi nga trupi gjykues qė tė lexohen deklaratat e dhėna tė dėshmitarėve gjatė vitit 2003 para gjykatėsit hetues. Dėshmitarėt Sabri Gashi, Rifat Ejupi dhe Naip Gubetini, konfirmuan deklaratat e dhėna gjatė asaj periudhe.

Dėshmitari, Kapllan Parduzi, pasi konfirmoi deklaratėn e dhėnė nė qershor tė 2003, foli pėr rrethanat tensionuese gjatė marrjes nė pyetje nga ana e gjykatėsit hetues nė atė kohė. Ai tha qė pjesėn dėrmuese tė shėrbimit tė tij si vullnetarė nė UĒK e ka bėrė nėn komandėn e Nuredin Ibishit.

Dėshmitari i pestė i prokurorisė, Nuredin Ibishi, ėshtė marrė nė pyetje nga trupi gjykues, prokuroria dhe avokatėt mbrojtės rreth tre orė. Ai i konfirmoi deklaratat e dhėna nė vitin 2003, por foli edhe pėr gjendjen e rėndė tė popullatės e cila qėndronte nė qiell tė hapur, sigurimi i ushqimit dhe sigurinė e tyre nga forcat e rregullta e paramilitare serbe.

Ndėrsa, sa i pėrket qendrės sė paraburgimit nė Llapashticė dhe Bajgorė, Ibishi tha se ka qenė vendim i Shtabit tė Pėrgjithshėm qė tė ndalurit tė mos keqtrajtohen, t’iu kushtohet vėmendje sikurse ushqimit dhe kushteve tė tyre tė jetesės.

Sa i pėrket ndalimit tė pylltarit, Millan Stankoviq, ai tha se forcat serbe pėrdornin pylltarėt qė tė zbulonin vendndodhjen e ushtarėve tė UĒK-sė apo popullatės civile e mė pas i vritnin dhe i masakronin ata.

Avokati mbrojtės, Mexhid Syla, tha se as pesė dėshmitarėt e sotėm nuk vėrtetuan tezat e akuzės.

“Tre dėshmitarėve iu lexuan dėshmitė e dhėna nė seancėn kryesore tė vitit 2003. Edhe nė ato dėshmi nuk i kanė mbrojtė tezat e akuzės, por pėrkundrazi i kanė hedhė poshtė tezat e akuzės. Ndėrsa, dėshmitari Nuredin Ibishi, i cili sot u mor nė pyetje shumė gjatė nė mėnyrė shumė bindėse dhe tė qartė i ka hedhė tezat e akuzės se ka ndodhė diēka ashtu siē pretendon akuza”, ka deklaruar avokati Syla.

Kryetari i trupit gjykues, Franēesko Florid, ka marrė vendim qė nesėr tė akuzuarve t’iu hiqen masat e mbetura nga aktakuza e kaluar. Atyre do t’iu kthehen dokumentet e udhėtimit.

Tė mėrkurėn e ardhshme trupi gjykues sė bashku me avokatėt mbrojtės do tė caktojnė listėn e dėshmitarėve.

Gjykimi pritet tė vazhdojė nė fund tė gushtit apo fillim tė shtatorit.
RTK

Dogana nė veri, hapi i ardhshėm i EULEX-it?

Shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon ka deklaruar se hapi i ardhshėm i kėtij misioni do tė mund tė ishte vendosja e doganės nė vendkalimet administrative nė veri tė Kosovės, nė Leposaviq dhe nė Zubin Potok.


Gjatė njė takimi me gazetarėt e medieve nga Serbia, tė martėn nė Prishtinė, Kermadon ka thėnė se, nė bashkėpunim me institucionet serbe nė veri tė Kosovės dhe me Beogradin, ėshtė arritur qė nė mėnyrė paqėsore tė largohet bllokada e rrugėve, ndėrsa ka shtuar se puna nuk do tė ndalet me kaq.

Kermabon ėshtė shprehur i vendosur, duke thėnė se, “nuk do t’i ndalim aktivitetet tona nė portat 1 dhe 31, nė veri tė Kosovės”.

Shefi i EULEX-it ka thėnė se doganat dhe statusi i Kosovės janė dy ēėshtje tė ndara. Megjithatė, De Kermabon ka theksuar se, edhe pse nė kėto dy pika kufitare tash pėr tash nuk funksionon dogana – ky do tė mund tė ishte hapi i radhės, pasi tė gjenden zgjidhjet e caktuara politike.

Ai po ashtu ka thėnė se, Kosova nė bazė tė Rezolutės 1244 tė OKB-sė ėshtė territor unik doganor dhe se EULEX-i po pėrpiqet ta kthejė gjendjen qė ishte nė kėto vendkalime kufitare para shpalljes sė pavarėsisė. Sipas tij, edhe Beogradi pajtohet me njė gjė tė tillė.

Sipas Kermabon, EULEX-i posedon tė gjitha mjetet teknike pėr vendosjen e doganės nė veri, mirėpo, fillimisht - ka thėnė ai - duhet tė shikohet se ēfarė tė bėhet me paratė qė do tė mblidheshin aty.
Telegrafi

Haradinaj: Beogradi sillet armiqėsisht ndaj Kosovės

Lideri opozitar nė Kosovė, Ramush Haradinaj, tha se Serbia edhe “mė tutje sillet nė mėnyrė armiqėsore ndaj Kosovės, por ėshtė e vėrtetė se tash nuk i pėrdorė armėt”.


Sipas tij, Beogradi “nuk jep kontribut pėr zhvillimin e Kosovės dhe as tė serbėve tė Kosovės, qė t’i zhvillojnė kapacitetet e tyre pėr jetė”.

Kėto komente lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės i bėri para gazetarėve tė mediave beogradase, qė po e vizitojnė Kosovėn, nė organizim tė Zyrės sė pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė BE-sė nė Kosovė.

Mė tutje, Haradinaj u shpreh edhe pėr akuzat e Beogradit ndaj tij. “Nuk mė ka ēuditur perceptimi i Beogradit nė kohėn e Millosheviqit, kur mė kanė quajtur kanibalin mė tė madh”, tha Haradinaj dhe shtoi se “pak ēuditem qė tash, pas gjithė asaj qė ka ndodhur, Beogradi e vazhdon atė politikė”.

Nė kėtė aspekt, ai theksoi se “mė shumė e ēmon mendimin e Hagės se sa tė Beogradit”. /REL/
Telegrafi

Bogdanoviq: Deklarata e Thaēit - marketing politik

Ministri pėr Kosovė nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, ka thėnė se deklarata e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, se Beogradi ka filluar tė mendojė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė marketing i thjeshtė politik dhe se Qeveria e Serbisė kurrė nuk do ta pranojė kėtė
.

"Ėshtė e pavėrtetė absolute se Qeveria e Serbisė, me ēfarėdo veprimi tė vet, me bėrje ose mos bėrje, ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė absolutisht e papranueshme", ka thėnė ai.

Ai ka thėnė se ne kurrė nuk do tė pranojmė kėtė, jo vetėm qeveria aktuale, por as qeveritė e ardhshme. Ai ka shtuar se deklarata e kryeministrit tė Kosovės ėshtė vetėm dėshmi e nervozes sė tij pėr shkak se numri i vendeve qė po e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur ėshtė shumė i vogėl.

Bogdanoviq ka thėnė edhe se procesi i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Serbisė nuk ka kurrfarė lidhje me njohjen e Kosovės. /rtv21/
Telegrafi

Bogdanoviq: Paratė e doganave t’u shkojnė serbėve

Ndaj deklaratave tė Kermabosė ka reguar menjėherė ministri pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Goradn Bogdanoviq. Ai ka thėnė se vendimi i njėanshėm pėr vendosjen e pikave doganore, edhe nėse merret nga EULEX-it do tė jetė i papranueshėm. “Ne duam qė tė ardhurat qė do tė mblidheshin nė linjat administrative t’i shkojnė komunitetit serb nė Kosovė, dhe qė paratė tė mbesin tek autoritetet vetė-qeverisėse nė veriun e Kosovės. Kjo do ta forconte ekonomikisht komunitetin serb”, ka thėnė Bogdanoviq.
KTV
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė