Gėrxhaliu largohet i pakėnaqur
Qė dy vjet nuk ka marrė asnjė cent pėr ekspertizat mjeko-ligjore qė i ka dhėnė nėpėr gjykimet mė tė rėnda. Disa prej ekspertizave tė tij janė hedhur poshtė si tė pabaza. Nuk e pėrjashton mundėsinė qė dikush tė jetė korruptuar, kur janė eliminuar raportet e tij. Pasi ka dhėnė dorėheqje prej Komisionit pėr tė Pagjetur, pėr Express flet drejtori i mjekėsisė ligjore, Arsim Gėrxhaliu
Express: Keni dhėnė dorėheqje nga pozita e kryesuesit tė Komisionit pėr Persona tė Pagjetur. Pse?
Arsim Gėrxhaliu: Shkaku i dorėheqjes ka qenė pakėnaqėsia e vazhdueshme, e mbi tė gjitha ka qenė largimi i emrit tim nga lista e doktoratės, tė cilėn e kam fituar nga Komisioni i Fakultetit tė Mjekėsisė. Kur ka shkuar lista nė Rektorat, Enver Hasani e ka hequr emrin tim nga lista. Nuk kam kėrkuar lėmoshė, por pse mė ėshtė cenuar e drejta e ime pėr doktoratė unė jam larguar nga Komisioni.
Express: Pėr dorėheqjen tuaj e keni informuar edhe kryeministrin?
Arsim Gėrxhaliu: Po, e kam njoftuar kryeministrin dhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė i ngarkuar zėvendėskryeministri Ramė Manaj, i cili mė sugjeroi tė mos ngutem me dorėheqje, pasi unė duhet tė shkoj jashtė shtetit pėr ta kryer doktoratėn. Atėherė i tregova pėr padrejtėsitė qė mė janė bėrė, por nuk kam marrė asnjė pėrgjigje pėr dy muaj dhe vendosa t`ia paraqes dorėheqjen kryeministrit. Unė jam i vetmi njeri qė ka punuar me ndėrkombėtarė dhe i vetmi shqiptar qė punon nė mjekėsinė ligjore. E tash edhe me EULEX.
Express: Pse thoni se ta ka bėrė Enver Hasani kėtė?
Arsim Gėrxhaliu: Nuk e di. Unė i kam pasur poenėt, e kam dhėnė provimin e anglishtes. Emri im ka shkuar si kandidat qė i ka plotėsuar kushtet. Edhe pse nuk kam pas konkurrencė, edhe emri im ka shkuar me prioritet, Enver Hasani e ka larguar emrin tim.
Express: Pse atėherė nuk e keni paditur Z. Hasani?
Arsim Gėrxhaliu: Pse, ēka i bėn nėse e padit? Ai i ka disa padi dhe ėshtė zgjedhur gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese. Le tė mbetet nė moralin e tij si njeri i cili ka stopuar shqiptarėt me ec pėrpara. Me krejt ato padi dhe njė njeri i tillė pas gjithė kėtyre skandaleve ėshtė nė Gjykatėn Kushtetuese.
Express: Dorėheqja juaj po del se ėshtė bėrė pėr shkaqe personale?
Arsim Gėrxhaliu: Ashtu ma kanė kualifikuar, jo vetėm ju, por tė gjithė. E kanė marrė si shkak personal, por prapė po them se nuk ėshtė personal.
Express: Pse nuk ėshtė personale?
Arsim Gėrxhaliu: Qė dhjetė vite vinė familjarėt, komisionet qeveritare dhe tė gjithė. Qė dhjetė vite ndėrrohen ministrat dhe kryeministrat, flasin se do tė shkollojnė njerėz. E na dhjetė vite pas luftės ne nuk kemi antropologė.
Express: Edhe pse nė Kosovė nuk ka antropologė, ju keni kryer punėn e antropologut?
Arsim Gėrxhaliu: Unė jam mjek ligjor, por qė mė ėshtė dashtė me u lėshua nė punėt e antropologjisė pėr hir tė popullit. Sot e kėsaj dite nuk ka antropologė edhe dhjetė vjet pas luftės.
Express: T`i kthehemi punės qė bėni nė mjekėsinė ligjore. Jeni qė dhjetė vjet nė krye tė Institutit ku bėhet identifikimi i personave tė zhdukur?
Arsim Gėrxhaliu: Ne kemi filluar nė ditėn e dytė ku ka hyrė KFOR`i pas luftės. Kemi startu me 5500 tė zhdukur dhe sot jemi me 1900 ende tė zhdukur. Pra, kemi mė shumė se 3500 tė identifikuar.
Express: E pse gjykatat vazhdimisht ankohen se ju vonohen raportet e ekspertizave?
Arsim Gėrxhaliu: I kam tė gjitha faturat e papaguara tė gjykatave tė qarkut, duke filluar prej asaj tė Prishtinės, Gjilanit, Prizrenit, Pejės. Asnjėra prej kėtyre gjykatave nuk ka paguar qė dy vite pėr punėn qė e bėjmė.
Express: Vonesa e raporteve tė obduksionit po del se ėshtė si pasojė e vonesave nė pagesėn e ekspertėve mjeko-ligjorė?
Arsim Gėrxhaliu: Pse me shku unė me dhanė ekspertiza, ku mua nuk mė paguajnė qė dy vite? Gjykatat Komunale paguajnė me rregull.
Express: A keni kėrkuar prej institucioneve mė tė larta qė kėto mjete t`ju paguhen?
Arsim Gėrxhaliu: Vazhdimisht kemi kėrkuar. Kam folur edhe me kryeprokurorin e Qarkut nė Prishtinė, Osman Kryeziun. Veē na kanė premtuar se do tė na i paguajnė dhe asgjė mė shumė.
Express: Por, z. Gėrxhaliu prej vonesave tė ekspertizave janė duke pėsuar mė sė shumti qytetarėt qė janė nė procese gjyqėsore?
Arsim Gėrxhaliu: Po, ėshtė e vėrtetė. Por, dy vjet shkuarje nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, Pejė, Prishtinė. Ato janė dy vjet. Ne kemi treguar anėn tonė. Aty janė me mijėra euro.
Express: Disa nga raportet e ekspertizave qė i bėni hidhen poshtė. Pse ka ndodhur kjo?
Arsim Gėrxhaliu: Fakt ėshtė.
Express: Pse ka ndodhur hedhja e ekspertizės qė e bėni ju?
Arsim Gėrxhaliu: Shko pyeteni nė gjykatė.
Express: A ka dhėnė pėrgjegjėsi ndokush pėr eliminimin e kėtyre ekspertizave?
Arsim Gėrxhaliu: Jo, askush. Ka edhe ekspertiza qesharake qė janė dhėnė mbi ekspertizėn time.
Express: Me hedhjen e kėtyre ekspertizave e kanė vėnė nė sprovė profesionalizmin tuaj?
Arsim Gėrxhaliu: Nė shumicėn e rasteve ata besojnė nė profesionalizmin tim. Rastet mė tė vėshtira i kam zgjedhur unė. Pėr shembull, rasti i Elona Krasniqit, vrasėsi i tė cilės i ka marrė 40 vjet burgim...
Express: Pse pra hidhen ekspertizat tuaja dhe kryhen superekspertiza?
Arsim Gėrxhaliu: Kjo ndodh sepse nuk i konvenon dikujt.
Express: A ka korrupsion aty?
Arsim Gėrxhaliu: Kah ana ime jo, e nalt nuk e di.
Express: Nuk po e pėrjashton mundėsinė qė ka korrupsion kur vendoset tė hidhen poshtė raportet e juaja?
Arsim Gėrxhaliu: E ēka po i vjen kėsaj era, normal qė korrupsion.
Express: A keni kėrkuar sqarime pse ndodhin kėto?
Arsim Gėrxhaliu: EULEX`i ėshtė duke punuar dhe rishqyrtuar shumė raste. EULEX`i ėshtė duke punuar nė secilin rast dhe shume njerėz qė kanė bėrė shkelje do tė japin llogari. Me kohė do tė dalin tė gjitha nė shesh.
Gazeta expres
Preshevė: Bastisen tri shtėpi
Sipas agjencisė INA, tė mėrkurėn, me pretekst tė kėrkimit tė armėve, janė bastisur shtėpitė e dy ish-komandantėve tė UĒPMB, Lulzim Ibishit dhe Sadat Nuhiut, nė mungesė tė tė cilėve nė biseda informative janė marrė anėtarėt e familjeve tė tyre, nėna 70-vjeēare e Lulzim Ibishit, dhe disa familjarė tė Sadat Nuhiut.
Njoftohet se ėshtė bastisur edhe familja e Gafurr Dalipit, nė fshatin Geraj, ndėrsa nė tė tri bastisjet kanė marrė pjesė mbi 300 xhandarė.
Organizata e Veteranėve tė Luftės e UĒPMB i apeloi OKB, OSBE, Kėshillit tė Sigurimit dhe partive politike shqiptare nė Luginė, nė Kosovė, Maqedoni dhe Shqipėri, qė tė jenė mė aktivė ndaj situatės nė Luginėn e Preshevės.
Aksionet u ndėrmorėn pas shpėrthimit tė njė bombe njė ditė mė parė nė Preshevė, nė ndėrtesėn ku kryesisht banojnė pjesėtarė tė policisė serbe dhe ku u plagosė njė grua me njė fėmijė.
Gazeta expres
Mustafa, sulmi nė Preshevė montim i policisė serbe
Brenda pak ditės regjistrohet incidenti i dytė nė luginėn e Preshevės. Gjysėm ore pas mesnate njė shpėrthim i fuqishėm ka tronditur banorėt e kėsaj komune. Nė shpėrthimin i cili ka ndodhur pėrballė ndėrtesės ku banojnė anėtarėt e forcave tė policisė sė Serbisė dhe xhandarmerise kanė mbetur tė plagosur dy kalimtar rasti tė pėrkatėsisė etnike shqiptare.
Mjeti shpėrthyes sipas informative paraprake ka qene i vendosur nė njė makinė tė parkuar pėrballė ndėrtesės sė banuar me policė dhe pjestarė tė xhandarmerisė serbe. Ministri i brendshėm Ivica Daēiq i cili gjatė ditės ka vizituar qytetin e Preshevės, sulmin e ka cilsuar si akt terrorist.
"Ky ėshtė njė akt klasik terrorist, ku ėshtė rrezikuar jeta e civilėve. Dy nga tė plagosurit janė shqiptarė. Policia ėshtė kėtu pėr tė mbrojtur rendin publik dhe tė mbrojė qytetarėt nga terroristėt dhe do tė ndėrmarė tė gjitha masat pėr tė ruajtur stabilitetin e vendit dhe pėr tė mbrojtur tė gjithė qytetarėt, serbėt, shqiptarėt, muslimanėt dhe tė gjithė atyrė qė jetojnė kėtu", tha Ivica Daēiq, minister i Brendshem i Serbisė.
Autoritet e Komunės sė Preshevės shpėrthimin e mbrėmshėm e kanė cilėsuar si proces tė montuar nga autoritet serbe, tė cilėt vazhdojnė politikat e Millosheviqit qė kanė pėr qėllim pastrimin etnik tė Luginės sė Preshevės. Janė bastisur katėr familje shqiptare nė kėtė Komunė me ē'rast ėshtė arrestuar nje person. Kryetari i Komunės Ragmi Mustafa i ka bėrė thirrje popullatės qė tė ruaj gjakftohėsinė dhe tė mos bie pre e provokimeve tė kėtilla tė autoriteteve serbe.
Ky ėshtė incidenti i dytė i tillė nė pesė ditėt e fundit nė Luginėn e Preshevės. Nė incidentin, qė ndodhi tė enjen e kaluar, ishin plagosur dy pjestarė tė xhandarmerisė nė fshatin Lucanė tė komunės sė Bujanocit. Xhandarėt janė plagosur nga njė predhė e shkrehur me mortajė dore dhe nė momentin e sulmit ndodheshin nė njė makinė. Ministri serb i policisė Ivica Daēiq edhe kėtė sulm e cilėsoi si "terrorist".
ALSAT M