Rama: Maskarada e Berishės nė KRRTRSH si ajo e KQZ
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama akuzon kryeministrin Berisha se paralelisht me shkatėrrimin e procesit zgjedhor po shkatėrron dhe vendin duke miratuar projekte tė dėmshme pėr Shqipėrinė.
TIRANE-Me gjuhė tė ashpėr, Kryetari i Partisė Socialiste akuzoi sot, nga selia roze, kryeministrin Berisha se paralelisht me shkatėrrimin e procesit zgjedhor po shkatėrron dhe vendin duke miratuar projekte tė dėmshme pėr Shqipėrinė.
Lideri i PS-sė Edi Rama duke iu referuar projekteve tė miratuara dje nė KRRTRSH, nė krye tė sė cilės ėshtė kryeministri
Berisha, i cilesoi si tejet tė rrezikshme dhe shkatėrruese pėr vendin.
"Ndėrkohė qė Partia Socialiste kėrkon me tė drejtėn qė i jep, pa asnjė farė dyshimi, ligji zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė, tė bėjė transparencėn e 28 qershorit nė Berat, Tiranė e Shkodėr, Sali Berisha vazhdon, nė shkelje tė plotė tė cdo tė drejtė demokratike e ligjore, tė shkatėrrojė procesin zgjedhor dhe, njėkohėsisht, tė marshojė nė rrugėn e vendimeve shkatėrruese pėr tė ardhmen, pėr ekonominė kombėtare e pėr mjedisin tonė tė pėrbashkėt."
Rama shkoi mė tej duke e akuzuar kryeministrin pėr pėrfitime materiale personale nga projekti i parkut energjetik nė Durrės dhe nė favor tė biznesmenit boshnjak Damir Fazlic. Ky projekt i miratua dje KRRTRSH.
" I ashtuquajturi Park Energjitik nė Durrės ėshtė nė fakt i shumė herė denoncuari favor pėr sekserin serb tė oborrit kryeministror, mbi njė tokė qė zien nga konfliktet e pronėsisė dhe ku shtohet edhe projekti pėr TEC-in famėkeq me qymyr, tė cilin me tė drejtėn e Zotit populli i Durrėsit nuk e dėshiron e qė ne do ta kundėrshtojmė me tė gjitha mjetet demokratike, duke u bėrė zėdhėnės tė vendosur tė kundėrshtisė legjitime tė qytetarėve durrsakė."
Kryesocialisti tha se PS do tė kundėrshtonte me tė gjithė mjetet ligjore projektet tė tilla si parku energjetik nė Porto Romano, tė cilėn Rama e etiketoi si pėrbindėsh qė nuk sjell asnjė tė mirė . Gjithashtu tha se do tė kundėrshtonte dhe projekte si ajo e fabrikės sė ēimentos nė Lezhė dhe Shkodėr. "qe do i jepnin fund cdo ėndrre pėr turizėm tė standarteve tė shekullit tė ri"
"Pėrrallėn e respektimit tė standarteve europiane gjatė ndėrtimit e funksionimit tė kėtij pėrbindėshi qė nuk sjell asgjė tė mirė pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė vendit, Sali Berisha mund tia tregojė kukullave tė tryezave tė vendimmarrjeve tė tij skandaloze, po askujt tjetėr, sepse tė gjithė e dimė fare mirė se kėsisoj pėrbindshash nuk ndėrtohen mė nė Europė pikėrisht sepse bien ndesh me standartet e zhvillimit tė qėndrueshėm. Dhe nėse pėr kryeministrin pa mandat pėr ta qeverisur Shqipėrinė, mushkėritė e qytetarėve tė Durrėsit e tė tė gjithė vendit janė mė pak tė cmuara sesa mushkėritė e qytetarėve tė Bashkimit Europian, pėr ne ato janė po njėsoj tė cmuara dhe asgjė qė nė Europėn e Bashkuar nuk lejohet mė tė ndėrtohet, nuk ka pse lejohet tė ndėrtohet nė Shqipėrinė qė po shkon drejt Europės"- tha Rama nė prononcimin pėr shtyp nga selia rozė.
Rama theksoi se pervec mosnjohes se zgjedhjeve te 28 qershorit, derisa nuk do tė njihet e drejta pėr tė gjitha kontestimet,
e pa mohueshme sic i cilėsoi ai, PS nuk do tė njohė as vendimet e djeshme tė KRRTRSH-sė.
Qytetarėt e zonave tė prekura drejtėpėrdrejtė nga kjo maskaradė klienteliste e korruptive e KRRTRSH-sė, e cila zhvillohet paralelisht maskaradėn e KQZ-sė, duhet tė jenė tė sigurtė nė vendosmėrinė tonė pėr ta ndalur, me cdo mjet demokratik, dorėn qė shkatėrron tė ardhmen e njė atdheu tė tėrė pėr tė pasuruar njė familje tė vetme, duke i bėrė pasuritė e pėrbashkėta tė shqiptarėve, copa e cika pėr klientėt e pushtetit tė kėsaj familjeje."
BalkanWeb
PD: Rama po fsheh pėrgjegjėsinė e humbjes
PD reagon pas deklaratės sė kreut socialist Edi Rama duke i cilėsuar fjalėt e tij mashtrime e trillime elektorale. Pėrmes zėdhėnėses, Mėhilli PD thekson se Rama po maskon pėrgjegjėsinė tij pėr humbjen e zgjedhjeve.
TIRANE- Partia Demokratike reagon pas deklaratės sė kreut socialist Edi Rama duke i cilėsuar fjalėt e tij mashtrime e trillime elektorale. Pėrmes njė deklarate pėr mediat, zėdhėnėsja e PD-sė theksoi se deklaratat e kreut socialist janė pėrpjekje pėr tė mbrojtur veten nga dorėheqja.
Sot Edi Rama ju serviri Shqiptarėve edhe njė herė torbėn e tij tė turpshme tė shpifjeve mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, tė gjitha kėto vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur veten nga dorėheqja u shpreh Mėhilli.
Ndėrsa thekson se Rama po maskon pėrgjegjėsinė tij pėr humbjen e zgjedhjeve, PD deklaron se tashmė ka ardhur koha e atyre qė votuan Shqipėrinė europiane.
I themi zotit Rama se koha ėshtė e shqiptarėve e atyre qė votuan pėr projektin e Shqipėrisė europiane dhe e atyre qė votuan projekte tė tjera nė kėto zgjedhje theksoi zėdhėnėsja e PD-sė.
BalkanWeb
Ushtarėt izraelitė flasin pėr Gazėn
Njė grup ushtarėsh izraelitė thonė se ka pasur abuzime tė shumta tė civilėve gjatė luftės nė Gaza.
Njė grup ushtarėsh izraelitė tė cilėt morėn pjesė nė operacionin kundėr Hamasit nė Rripin e Gazės nė janar tė kėtij viti, thonė se gjatė kėtij operacioni ka pasur abuzime tė shumta tė civilėve, disa prej tė cilave mund tė konsiderohen si krime lufte.
Mė shumė se 25 ushtarė izraelitė, nė njė dėshmi para organizatės vendase Thyerja e Heshtjes, qė ka pėr qėllim tė zbulojė shkeljet nė ushtrinė izraelite, thonė se rregullat e ushtrisė nuk bėnin pėrjashtim mes banorėve civilė dhe militantėve tė armatosur.
Ushtarėt izraelitė thonė se civilė palestinezė u pėrdorėn si mburoja njerėzore.
Kjo akuzė e veēantė po hetohet nga policia ushtarake izraelite, thotė korrespondenti i BBC-sė, Paul Wood.
Akuza tė ngjashme kanė bėrė mbi 25 ushtarė qė morėn pjesė nė operacionin e janarit nė Rripin e Gazės.
Njėri prej tyre tha se pėrpara fillimit tė kėtij operacioni, trupave izralite iu thanė se nė kėtė betejė tė gjithė qė dilnin pėrpara ishin armiq dhe nuk kishte njerėz tė pafajshėm.
Ndėrsa njė ushtar tjetėr tha se disa pjesėtarė tė njėsisė sė tij meritonin tė pėrfundonin nė burg pėr shkeljet qė kishin bėrė.
Ushtria izraelite thotė se bėri ēmos pėr tė shmangur viktimat nė radhėt e civilėve palestinezė.
Edhe dėshmitė e kėtyre ushtarėve japin hollėsi sesi ushtria izraelite shpėrndante fletushka nė zona tė ndryshme, para fillimit tė ofensivės, ku civilėt paralajmėroheshin qė tė largoheshin pėr shkak tė luftimeve.
Por organizata Thyerja e Heshtjes thotė se hetimet duhet tė zhvillohen pėr atė qė ndodhi mė pas, qė hedh dyshim mbi moralitetin e veprimeve tė ushtrisė izraelite nė Gazė. /bbc/
Mesazhi.com