Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-07-09, 21:05   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ish ushtaret e UCK-se sulmojne seline e Qeverise se Kosoves

Dėmtimi i imazhit


Nga Besiana Xharra & Faton Ismajli mė 16.07.2009 nė ora 13:18

Ndėrtesa e Qeverisė sė Kosovės ka qenė cak i sulmit tė organizuar nga njė pjesė e veteranėve tė UĒK-sė, tė cilėt kanė pėrdorur edhe dy bomba dore pėr t`i bindur zyrtarėt e ekzekutivit se duhet t`iu plotėsohen kėrkesat e tyre.

Bombat e vendosura nė oborr tė Qeverisė janė larguar nga pjesėtarėt e KFOR-it, derisa Policia e Kosovės ka filluar hetimet pėr t`i identifikuar autorėt hedhjes sė mjeteve ekspozuese.

Por, puna e Policisė do tė jetė shumė e lehtė sa i pėrket zbulimit tė tė dyshuarve, sepse pėrfaqėsuesit e veteranėve janė deklaruar hapur se ata i kanė hedhur bombat.

Ndėrkohė, ndėrtesa e Qeverisė ėshtė nėn vėzhgim tė kamerave 24 orė dhe kjo u ka mundėsuar Policisė sė Kosovės qė ta kenė mė tė lehtė identifikimin e tė dyshuarve dhe mundėsinė e arrestimit tė tyre. Por, gjatė ditės sė enjte, policia nuk ka marrė asnjė urdhėr, as nga prokurorėt vendorė, e as nga ata ndėrkombėtarė pėr arrestimin e shkelėsve tė ligjit, derisa burime tė Expressit kanė treguar se autorėt tashmė janė identifikuar, por se pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė situatės, tė dyshuarit ende nuk janė arrestuar.

Zėdhėnėsi i Policisė, Besim Hoti ka thėnė pėr Express se hetimet janė duke vazhduar nė drejtim tė identifikimit tė autorėve tė sulmit.

“Ne do t'i shfrytėzojmė tė gjitha xhirimet dhe dėshmitė pėr tė gjetur tė dyshuarit pėr hedhjen e mjeteve eksplozive nė oborrin e Qeverisė. Nė konsultim me prokurorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė, ne do tė veprojmė”, ka thėnė zėdhėnėsi Hoti.

Derisa policia zyrtarisht thotė se ėshtė duke hetuar rastin, pėrfaqėsuesi i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, Vesel Aruqi e pranon se kanė hedhur mjete eksplozive nė oborrin e Qeverisė, pasi qė Qeveria nuk u ėshtė pėrgjigjur kėrkesave tė tyre.

“Ajo ka qenė mėnyrė e revoltės tonė, pasi qė nuk na janė pėrgjigjur nė kėrkesat tona. Menjėherė pas gjuajtjes sė mjeteve shpėrthyese kanė filluar lėvizjet e qeveritarėve, kėshtu ne do tė vazhdojmė deri nė pėrmbushjen e kėrkesave”, ka thėnė Aruqi pėr Express.

Sipas tij, ky grup protestuesish prej tė enjtes kanė vendosur qė tė mos dalin mė nė rrugė pėr tė protestuar, por tė pėrdorin forma tė tjera, tė cilat pėr momentin nuk do t’i zbulojnė.

“Nuk do shtrihemi mė nė rrugė pėr tė protestuar, por do t’i pėrdorim format tona, tė cilat janė sekrete pėr momentin”, tha ai, duke shtuar se edhe vendndodhja e kėtij grupi mbetet sekret.

Sipas tij, nė qoftė nevoja, edhe do tė vdesin, e kėsaj radhe nuk do lėshojnė pe.

“Ne nuk i frikohemi as burgut, e as vdekjes. I kemi hy kėsaj pune dhe i pranojmė tė gjitha pasojat”, ėshtė zotuar ai.

E tėra qė Aruqi dėshiron bashkė me protestuesit e tjerė, ėshtė zbatimi i ligjit, i cili ėshtė i nėnshkruar nga vetė zyrtarėt qeveritarė.

“Ne e kemi ligjin, i cili ėshtė nėnshkruar nga Kryeministria, por kurrė nuk ėshtė zbatuar. Aty janė nenet, tė cilat ne duam qė tė praktikohen nė realitet, e jo tė mbesin veē nė letėr”, thotė pėr Express, Aruqi.

Njėra prej kėrkesave kryesore qė parashihet nė kėtė ligj, ėshtė rritja e pagave pėr invalidėt e luftės nė 500 euro.

Pėrderisa njė deputet i Kosovės merr rrogė 1500 euro, e njė invalid 100, e i cili ndoshta kėmbėn e ka humbė pėr kėtė vend, ėshtė tmerr. Kėtė nuk e kishte bėrė as armiku”, tha Aruqi.

Kėshilli nuk e ka pėrkrahjen e shoqatave tė dala nga lufta, si ajo e Dėshmorėve, Invalidėve dhe e Veteranėve.

Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės (OVL) i ka kundėrshtuar format e dhunshme tė protestės sė disa veteranėve dhe nuk i ka pėrkrahur ata. Ai ka thėnė se protestuesit e dhunshėm nuk i pėrfaqėsojnė vlerat e UĒK-sė, por vetėm ato personale.

“Nuk i pėrkrahim veprimet e dhunshme. Ata njerėz qė kanė protestuar sot, nuk e pėrfaqėsojnė askėnd, pėrpos vetveten”, ka thėnė Xhemajli.

“Nuk kemi bėrė luftė pėr t`i shkatėrruar objektet shtetėrore, por pėr rimėkėmbjen e tyre”,

Ai ka shkuar edhe mė larg nė akuzat e tij drejtuar ish-bashkėluftėtarėve tė tij.

“Janė njė grup i manipuluar prej njerėzve qė nuk ia donė tė mirėn Kosovės“, ka thėnė ai, pa dashur tė pėrmendė emra konkretė. “Do tė vjen koha kur do tė dalim edhe me emra”.

Por, edhe protestuesit kanė hedhur akuza nė drejtim tė organizatave tė dala nga lufta se ato nuk po i mbrojnė interesat e veteranėve dhe invalidėve dhe se janė tė manipuluar nga Qeveria.

Pas protestės sė dhunshme, Qeveria ka reaguar duke i cilėsuar sulmet me bomba ndaj institucioneve shtetėrore nga ana e individėve tė caktuar me motive politike dhe antishtetėrore.

“Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emėr tė qytetarėve tanė, u bėjmė me dije atyre qė e kanė inspiruar, pėrgatitur dhe organizuar kėtė sulm qyqar me bomba e koktej molotovi, se pushteti nuk fitohet me kėrcėnime e dhunė, por me vullnetin demokratik tė qytetarėve tanė”, thuhet nė deklaratėn e Qeverisė.

Nė reagimin e Qeverisė thuhet se ėshtė e drejtė e garantuar e ēdo individi dhe grupi qytetar qė tė protestojė pėr ēėshtje tė ndryshme, por askush nuk mund tė jetė mbi ligjin.
Qeveria potencoi se askush nuk ka tė drejtė dhe nuk do t’i lejohet qė t’i sulmojė institucionet e Republikės sė Kosovės, tė ndėrtuara me gjak, djersė dhe mund tė tė gjithė qytetarėve tė vendit tonė.

“Nė shtetin tonė tė ri nuk ka vend pėr veprime tė tilla tė dhunshme, sepse ato janė nė kundėrshtim me traditėn dhe moralin e popullit tonė liridashės”, thuhet nė reagimin e Qeverisė.

Analisti politik, Ramush Tahiri thotė se pas protestave tė dhunshme tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, duhet tė ulen dhe t’i zgjidhin problemet e grumbulluara tė ish-luftėtarėve.

“Qeveria dhe shoqatat duhet tė ulen dhe tė gjejnė zgjidhje nė tė mirė tė veteranėve”, ka thėnė Tahiri.

Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės paralajmėron se do tė vazhdojnė me protesta edhe nė ditėt nė vazhdim, duke mos pėrjashtuar edhe pėrdorimin e dhunės nė arritjet e qėllimeve tė tyre.



Eshte per tu komentuar pjesa e nenvizuar ne te cilen ky legjendari (medet per ne po shume e legjendari na u bo) sikur akoma beson se nen armiku do te ishin me mire.

Haruqi, e e ju hardhucet e tjere, ata qe vertete kane luftuar per kete toke, ose jane te vdekur, ose nuk kerkojne asgje nga Kosova, per ate qe kane bere.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 16-07-09 nė 21:06
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė