Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: A ishit sot me e fale Namazin e Xhumas?
ue selam alejkum ue rahmetull-llah,
Prej miresive qe me dha Zoti ime , ishte edhe mundesia qe ta kryej obligimin time ndaj Ti, Diten e Xhuma.Per te cilen miresi vetem All-llahut subhanhu we teAla i takon Falenderimi, sepse shume e njeriut nuk iu eshte dhene kjo mundesi , e shume tjereve iu eshte mbyllur zemra dhe ngritur urrejtja ndaj kesaj Feje ,dhunti e Ati qe e don kete urryes me shume se nana femijun e tij, keshtu transmetohet ne nje nga hadithet e Pejgamberit tone te dashur, alejhiselam.
Hoxha, All-llahu e ruajt dhe e befte me te mire se sa mendojne tjeret per te.Amin, kishte nje teme shume te mire, dhe ajo ishte,:
Qellimi i besimtarit ne jeten e kesaj Dunjaje!
Po cek ca gjera nga ajo ligjerat(te duhura per ca ketu) ne menyre qe te marrin mesime vellezerit dhe motrat e mija ketu ne forume.
Prej qellimeve qe ka besimtari , eshte Xheneti i cili i pret ata, por ai ,Xheneti nuk arrihet me para, por arrihet me nje valut me te larte se ajo , e qe Zoti e cek ne Kuran kur thote: Ine ledhine Amenu we amilu Sahilaht( Ata qe besuan dhe ben vepra te mira).
Pra xheneti arrihet me besime te paster se pari dhe vepra te mira.
Prej veprave te mira me te cilat arrihet xheneti i ndajme ne 3 lloje:
1)Veprat e mira qe ta shtojne rriskun dhe zgjasin jeten.
2)Veprat te cilat shumefishohen ne vete,
3) Veprat qe quhen ndryshe sadakul xharije , veprat rrjedhese , qe edhe pasi te vdesesh ki hajr prej tyre.
Hoxha u ndal tek e para dhe tha se te gjitha veprat qe njeriut ia shtojne rriskun dhe zgjasin jeten jane te lidhur me nje veper madheshtore e qe eshte :Miresjellja me tjeret.
Thote Pejgamberi alejhiselam nga Ebu Hurejra se:Ai qe eshte i knaqur dhe deshiron qeti shtohet furnizimi dhe ti shtohet jeta, atehere le ti lidhe lidhjet farefisnore.
Transmeton Aisha radiaAllahu anhu se ka thene Pejgamberi alejhiselam: Lidhjet farefisnore, morali dhe sjellja jote e mire me tjeret edhe respektimi i fqinjit e ndertojne kete Dunja dhe ndikojne ne shtimin e jetes(zgjatjen e saj).
Dhe ai e ndajti temen e ti ne tri nentituj:
1)Lidhja farefisnore
2)Morali
3)Sjellja e mire me Komshin
Une nuk dua te ndalen per secilen veq e veq ketu se nuk kame edhe aq kohe , por po marre ca shembuj se si Pejgamberi alejhiselam dhe dijetaret jane sjelle me njerezit qe edhe nuk jane konen besimtare , jane konen pabesimtare , i kane luftuar ata dhe me qfare morali eshte sjelle Pegamberi alejhiselam dhe dijetaret ndaj tyre.
Transmetohet se armiku me i madhe qe e ka pasur Pejgamberi alejhiselam ne jeten e tij Abdullah ibn Seluli ne medine , ku diten dhe naten eshte mundu ta mbys Pejgamberin alejhiselam, kur ka vdekur ai , pejgamberi alejhiselam , ka zhveshur xhyben e tij te paster edh me te e ka vorrosur.
Transmetohet se Pejgamberi alejhiselam mbi 70 here ka shkuar tek Ebu Lehebi edhe e ka vizitu , mandej e ka keshilluar qe te besoj All-llahun subhanhu we teAla , derisa All-llahu e mallkon ate ne kuran kur e zbret suren: Tebet Jede ebi lehebin we teb...
Transmetohet se Pejgamberi alejhiselam ne lufte me mushriket , kur ka vdekur babai i Alit si mushrike , i ka thene atij , ik e shko fute varrose babain tend.
Transmetohet se Pejgamberi alejhiselam ishte me Ebu Hurejren (kur ky pranoj fene) dhe nena e Ebu Hurejres ishte mushrike , kur i pa ata bashke , shkoje te ata dhe e mallkoj Pejgamberin alejhiselam , dhe e Pshtyu ne fetyren e paster te tij (alejhiselam), e Pejgamberi alejhiselam uli koke dhe nuk foli asgje , Ebu hurejra u kuq nga turpi, dhe pasi shkuan tutje , Pejgamberi alejhiselam beri Dua tek All-llahu subhanhu we teAla qe ta udhezoj All-llahu ate grua, keshtu qe kur Ebu hurejra iku ne shtepi , e pa nenen e tij te mbuluar dhe qe kishte pranuar islamin.
Dhe Thote All-llahu subhanehu we teala ne Kuran me nje Sure:... keshtu qe edhe ju jeni konen(o besimtare)sikur ata(pabesimtaret), por deshti All-llahu suhanhu we teAla e ju udhezoj,meshiroj.
Pse ti vella i dashur sillesh si me konen i Eger me vellaun tend musliman , nuk ndal gojen tende duke e felliqur dhe qujatur ate pabesimtare , idiot, i keq etj etj e kurr se ke pa dhe nuk i din mundesit e tij . A mos te ka pshtyre ne fetyre ai ndojhere , a e pave qe ishte pabesimtare , pse te pakten nuk sillesh si Pejgamberi alejhiselam me mushriket , ti me vellaun tend musliman?
A ishte edhe ti deri dje sikur shume tjere qe sot nuk besojne , pse sjellesh me ta sikur te ishin ata ebu bekri e omeri , e aliu, kur ata bejne gabime pse nuk ia arsyeton , ndersa kur ben vet gabime , fillon te arsyetohesh: Vallah ke puna qashtu , smujta ndryshe... e demagogji tjera.
A ke ndegjuar Pejgamberin e Zotit qe thote me nje hadithe Kudesi se ka thene All-llahu: Ai qe meshiron nje njeri ne toke , All-llahu do e meshiroj tek Ai, ai qe ia hek nje gajle vellaut te vet , Allahu do ia largon nje nga gajlet me te medha diten e gjykimit , ai qe ia shlyn ndoj borgj vellaut te vet , Allahu do i shlyej nga gjynehet e tij.
-Nese sillesh butesisht me roberit e Allahut,do te te perfshij lutja e Muhammedit sal-Allahu alejhi we sel-lem:
O Allahu im,kush sillet butesisht me umetin tim,sillu butesisht me te!Kush sillet ashpersisht me ta,sillu ashpersisht me te![Ahmedi,hadith autentik]
Po ti qe sillesh ashper me vellezerit e tu, ske frike se do te perfshij lutja e Pejgamberit alejhiselam , ku lutjet e tij gjithemon jane pranuar????
vazhdon poshte...
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|