Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
|
Titulli: A kishte gjenocid ndaj popullit shqiptarė
vijimi
Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.
Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe u burgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame".
Pėr qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurtė, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto rrethana, disa krerė tė ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943 u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorrėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Nė shkut tė vitit 1943 u krijua ēeta "ēamėria" dhe pak mė vonė batalioni "ēamėria", i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revani, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944 nė Qeramicė u formua Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it.
Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin minoritetin shqiptar nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.
Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke "qė tė bėjnė punė nė minoritete duke enė nė lidhje gjithmonė me ne". Po kėshtu do tė procedohej edhe nė ēamėri.
Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetsės midis fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.
Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e ēamėrisė me Shqipėrinė.
Kėtė lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj.
vazhdim....
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
|