8
I ndershmi Z. Profesor.
Po Ju nisi edhe faqet 83 deri nė faqen 100 tė mbėledhjes sė fjalėvet. Mbrendė keni edhe faqen 76 qi kje harrue ndė numrim tė fletvet, ashtu edhe dy faqe qortime gabimesh.
Kuerdo qi tė mundem me i shtue kėsaje mbėledhje ndonji faqe fjalėsh sė mbėledhuna ose gabimesh tė gjetuna prap kam me kenė gati me U a dėrgue. Kėtu pritet me pa-durim fjalori i Juej qi ka me kenė si gur themeli pėr nji giuhė t'arsueme.
Tui Ju dėrgue tė fala shum, mbetem:
me nderim shum
I Z. sė Juej
D. N. Gazulli
Riollė mė 21-VII-32.
9
D. Nikoll Gazulli
Famullitari i Riollit
Te Rrok Ēoba - Serreq
Shkodre - Albanien
Sehr geehrter Herr Professor!
Voriges Jahr schrieb ich Ihnen einen Brief in dem erlaubte ich mir Ihnen die Frage zu wenden, ob der Substantiv: Shkarthdhi: sei ethymologisch: Servus (Sklave), oder: Diener, Lehrling (Shegert).
Die erste Bezeichnung wird verteidigt mit den Zeitwörter: Pėrshkardhe, und, Sh......... etc, die letzte von Wört. Bashkimi.
Ich schrieb damals albanisch, weil ich jetzt deutch schriebe werden Sie vielleicht die Güte haben die ersehnte Antwort mir zu schicken. Hier habe ich noch vom Munde des Volkes gesammelte Wörter; wenn Sie wünschen werde ich die Wörter ordinieren und an Ihnen schicken. Wann wird Ihr erwartetes Wörterbuch ins Licht kommen? D. Mjedja wünscht ein Wörterbuch von seltenen Wörter drucken, und hat auch meine Zusammenarbeit ersucht; aber weil ich Ihnen meinen Wörterschatz geschickt habe, ich möchte von Ihnen die Erlaubniss dazu haben.
Einstweilen mit herzlichen Grüssen
Ihr ergebener
D. N. Gazulli
Pf. von Riolli
10
Fam. i Riollit
te Rrok Ēoba - Serreq
Plot e Ndereshemi Z. Profesor,
Letra e Juej shkrue me 30 dhetuer 1933, mė ra n'dorė me 24-I-34. Ju falem nderės shum pėr mirėsin qi keni pasun me mė gjegjun pse edhe nji letre qi Ju pata dėrgue vjet, tui pasė ajo mbete pa-gjegje (duket se nuk e keni marrė) me pat shtij do idhėnim jo pėr tjetrė por u tutshe mos t'u kishte ndollė gja e ligė, e kėshtu kishim pasė nji humbje tė keqe fort, sikuerse na ndolli me Dr. Milan Shufflayn, i cilli po t'kishte kjenė jet-gejatė, sod do tė na kishte vu ndė njė mbėshtetje tė qindrueshėme historin kombtare.
Sa pėr nji mbėledhje fjalėsh se tjera qi kam grumbullue, sa mā parė qi tė mundem kam me Ju a dėrgue, tui ēue ndreqje gabimesh ashtu edhe identifikimin e do bimvet (tė cillin muejta me e ba me ndihmėn e Dr. Bruno Schütt prej Bremen, e qi ndej kėtu tek un nja trij dit, e besoj prap ndė muej tė Korrikut ka me i a behun). Por massi kam harrue tash se cilla kje faqja ma e mbrama qi Ju dėrgova nė paēi ngaeme kjenė me ma ba me tė dijteme, kshtū qi mos tė pėrsėris sende tė njoftėme.
Pėrkėthimi i "Esclave" qi bana shqip, mjerisht kje botue teprė pėr ngut prei nji dashamirit tim, pse qėllimi i im kje me shkrue nd'oroena edhe vėshtrimin e fjalėvet, ashtu edhe u qit aty nji fjalė qi s'asht prei mejet, ka edhe gabime shtypi. Botuesi thotė ndė titull me kėtė ndryshim qi e para s'asht fjalė shqipe. fq.1. Ky skej i nji tokės sė ngonte: fjala: i ngonte (vetė shkruejta: se shueme: se shkrehtueme, asht pasunija e shtypndreqsit, jo e emja, as s'dij se kah vjen as se ku flitet. Fq.7: peng zemre: asht pėr: beng zemre (bengu i burrit, mezja, testja (Tyrq) e burrit). Fq.10: me i mbajė shtazėt: me i majė shtazėt (pse s'hyn germa B, ndė fjalėn me majė). truvesa: trevesa, o truesa. fq.II: mb'atė vend: mb'atė mend (momentum-i Malsija e Madhe); fq. 12: me lott tona: me lott tonė; fq. 15: me lott tė saja: me lott tė sajė. fq.16: ndė fund: u trushkullue: u trushullue (sikurse e keni ndė mbėledhje); fq.18: e shkalqarme: e shkėlqarme: kėtu: splendidus; fq.19: stremet e ndryshta: stremat e ndryshtė; fq.20: rases fejsh: fejtar; poshtė: sa qi shpija e tynvet jo nji shpij etr: sa qi shpija e tynvet u dukte jo etr (hangre mjerisht verbi: u dukte); fq.21: tuhtte tuhte (esalare): shatra patra (tyrqisht): tui u marakotė; fq. 22, epshet e atdhedashnisė u njehshinė ndė: ndreq: u ndezshinė ndė tė; fq. 23: kranjor i rij: krahnjor i rij (shpresė e re; fj. krahnjor-i, fjalė qi s'e ndiej ma, ndėr ma tė rrallat si: me cahe (pague) por qi janė); fq. 27: prisi i stercit (?): prisi i stremit (fjala strec: i vjen era sterc: er e keqe (ndoshta si : era sperc: er sjapit); fq. 28: me tė sqaqun: ital: schiacciato (fjalė vu pa - vend as nuk duhet faret); fq. 29: vazhdare tjera: vazhdarė tjerė; fq. 30: mundshsoj: mundshtoj; fq. 31: akulluene syt; fq 37: prei nierzvet tė drejtės: prei nierzvet tė drejtsisė: gjedhshter: gjedhestre-a); fq 38: me u e, me pengim natėn: me u e, prigejim (vigilia) natėn; poshtė: kini edhe ju ka nji nanė: keni edhe ju etr. 39: u jshue: u lėshue. 41: gopzerrt: ndė gapzerrt; 42: pishė tė ndezme: pisha tė ndezme; 47: ndė fund: manga: magna constantina etr. Kėto janė gabimet tė cillvet u don ruejtun pėr mos me marrun mbe thue; por besoj qi Z. e Juej tui pasun pėrpara mbėledhjen teme tė fjalėvet u jeni kuejtue me kohė gabimevet tė shumta.
Shtoj qi fjalėn: me pėrshkardhė: e pėrdora ndė vėshtrim: me ba rob, in die Sklaverie führen.
Tash tui u pėrgjegjun pvetjevet tė Z. sė Juej:
1) Si shprehet ndė Merditė emni i lumit Gomsiqe? Pėr sa dij vetė: Gomsiqe.
2) Si fletet ndė Shkodrė emni Bardhanjol (a Bardanjol) ? Ndėr ne, Zotnij, s'ka as Bardhanjol, as Bardanjol; kėta asht marrė prei shkrimtarėvet italjan; por ndė Shkodrė ka: Bardhanjore-t (emni vjen prei Bardhaj-t qi asht emni i katundit afre Shkodret: banorėt vetėm emnohene: Bardhanjore-t) kurrkush ndė Shkodre s'thotė: Bardhanjore, (o ma zij: Bardhanjol o Bardanjol) por me dalė n' Bardhaj, me shkue n' Bardhaj; kam kjenė te nji Bardhanjuer etr. Kodrat e Bardhanjorėve (ku u ba lufta ndė vj. 1912 - 13, tė cillėn luftė e pash me sy tė mij: prei kėtij emnit e prei kėsajė lufte, duel emni: Bardanjol, o, Bardhanjol, ndėr shkrimtar tė huej).
3) Emni appellativ: Kashnjet-i: āsht ndėr ne gjithkund, por jo vetėm si emėn vendi por si substantiv; e ky źmen gjindet gjithkund; vėshtrimi i tij nuk āsht: Eichenwald, o, quercetum; por castagneto, Kastanienwald.
Tash tui Ju ēokun dorėn pėr sė largu, e tui Ju dėrgue urimet e mija ma tė pėrzemėrtat, mbetem:
I Z. sė Juej
Nikollė Gazulli Meshtar
Famullitari i Riollit.
Riollė mė 29.I.34.
Mb. Sh. Kur tė keni ndonji pvetje, mundeni me ma dėrgue pa-syq (ohne Rücksicht) pse pėr sa tė dij jam gati me Ju sherbye, jo vetėm, por edhe e baj me gjith andje.
Njaj vetė.
11
D. Nikollė Gazulli
Te Rrok Ēoba - Serreq -Shkodre
I Pėrshėndritshmi Z. Profesor,
Kam nderen, me kėtė letėr me Ju dergue edhe fjalėt e rralla qi mbėlodha ndėr kėto vjetėt e mbrama.
Fletėt i pata shkrue pėr vedi, por mbassi s'po kam ngae me i pėrshkrue rishtas mė falni pse po Jua nisi shkatėrr. Nė faqen 103 keni edhe do fjalė tosknishte tė xjerrme prei nji libri Zoologije: px. Mesa (Maza) pėr: Zellplazma: por s'asht fjalė populli ndė kėtė vėshtrim vetėm nji tė pėrshtatun; ashtu: Kilivishe: pėr Zentralkörper: por vėshtrimi i fjalės i njimendet do tė jet ndonji tjetėr; nd'atė faqe shumica e fjalėvet janė tė mbėledhėme prei mejet. Faqja 111 u pėrsrit, prandaj deri tash keni atje 115 faqe qi po Ju dėrgoj gjithsejt. Keni me gjetė dy verba: m'u ēgjetė (distare) me kadyzue (binarė) qi s'janė ndė popull por i kam pėrba si pėr provė. Verbi: m'u Zdrysė (sh. germat: S, e, Z) asht: Instare. Berkini: asht: (Sorbus) Tominaria Clusi: Elsbeere. Emnat e bimve duene marrė me njatė vėshtrimin qi u dhaēė ndėr faqe tė mbrama; p.x. Dashter: Acanthus (tui shlye krejt vėshtrimet tjera).
Nuk asht ēudij pse vetė Baldacci (L'Albania, fq. 122) shkruan: Boshterr: Forsythia Europea: por dihet mirė qi boshterr: Ligustrum, e, Forsythia Hyshter, Fyzhnje shtoger (Puka: ku asht kjo bimė; fjala shtoger, ndė fillim mund tė ket shenjue mā fort: Shtog i egėr: Pimpernuss. Prap Dr. Schütt mė thonte pėr Zogėl-a: Rhamnus Carthatica por kjo bima ka ferra; un zoglėn e shoh pėr ditė e asht me sigurij matematike: Rhamnus frangula.
Kishe me dashtė me ba oroena tjera, pse sa tė mundem due me kjenė objektiv; ndoshta kam me muejtė me e botue kėtė shkrim tė vogėl edhe vetė; pa tham; ndoshta: pse jam si Damokliu ndė gostėn e famshėme tė Djonizit... Si so qi ta bajė Perėndija, jam faret i kėnaqun qi fjalėt e mbėledhuna ranė n'dorė tė nji auktoritetit botnuer sikuerse jeni Ju, i Pėrshdritshmi Z. Profesor.
Tui Ju urue jetė e shėndet, tė bindun sa nuk dijmė m'u ēmue sa meritoni, me shpresė tė plotė se miqėsia e jonė s'ka m'u kputė me kaq, por ka me vazhdue ndė kėtė jetė e nd'atė tjetrėn, pse tui kjenė Zoti Dija vetė, ne qi kėrkojmė Dijėn kjo natyrisht te Perėndija do tė na ēojė, po ndenshkruhem:
Me Bindje tė Plotė
I Z. sė Juej
D. Nikollė Gazulli
Famullitari i Riollit e Administratori i Reēit - Lohės.
Lugu i Riollit mė 2-VII-34.
Phoenix 13_14 - Artikulli 05
www.dardania.com/phoenix/...art05.html
© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix