Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-08-09, 17:19   #15
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Durres: Vriten kater police, e dy qytetare

/**/ Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė

E Premte, 07 Gusht 2009 19:00 EKSKLUZIVE


Dritan Dajti

Tiranė, 7 gusht NOA – Dritan Dajti cilėsohej si njeriu mė i rrezikshėm dhe mė i kėrkuari nga Policia e Shtetit.
Duket se cilėsitė e Dajtit u treguan qartė mesditėn e sotme kur vetėm pėr t’i mbėrthyer prangat atij, u deshėn tė vriteshin katėr punonjės policie, njė civil dhe tė plagoseshin disa tė tjerė.
Po kush ishte Dritan Dajti?
Para vitit 1999 emri i tij lakohej vetėm prej atyre qė e njihnin nga afėr Dajtin, dhe pas kėtij viti emri i tij dihej edhe nga njerėz qė nuk e kishin parė kurrė fytyrėn e tij.
Kjo pasi ishte vrasja e biznesmenit Beqir Beqaj, qė ndodhi mė 17 shkurt tė vitit 1999 te “Zogu i Zi” nė Tiranė, qė ēoi policinė nė adresėn e Dritan Dajtit.
Vetėm pak kohė mė vonė Dritan Dajti u arrestua nga policia pasi akuzohej pėr vrasjen e kėtij biznesmeni.
Vrasje tė cilėn Dajti mohonte ta kishte kryer duke kėmbėngulur nė pafajėsinė e tij.
Mirėpo kjo pak rėndėsi kishte pėr akuzėn e cila kėrkoi 25 vite burgim pėr Dajtin.
Dritan Dajti ishte njė nga shumė tė pandehurit e tjerė qė akuzoheshin pėr vrasje tė ndryshme.
Por emri i tij do tė lakohej dhe madje frikshėm nga policia vetėm atėherė kur Dajti arriti tė kryente arratisjen mė spektakolare jo vetėm nė sy tė policisė por edhe tė prokurorisė gjykatėsve dhe civilėve.
Ka qenė data 17 nėntor i vitit 2003, kur Dajti u transportua nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė pėr tu paraqitur nė seancėn e radhės gjyqėsore nė ngarkim tė tij.
Askush nuk dyshonte se pikėrisht nė kėtė moment Dajti do tė arratisej megjithėse ndodhej nėn masa tė rrepta sigurie, madje diēka tė tillė ai do e realizonte edhe i lidhur me pranga.
I ndihmuar nga persona tė tjerė Dajti ėshtė futur nė banjėn e gjykatės ku atje ka gjetur njė pistoletė, e lėnė kjo nga tė njohur tė tij, dhe pasi ka kėrcėnuar policėt dhe prokurorin ka hipur nė njė motor qė e priste pak metra larg dhe sa hap e mbyll sytė Dajti u zhduk.
Qysh atėherė emri i Dritan Dajtit u rendit i pari nė listėn e personave tė kėrkuan nga policia e Shtetit.
Mė parė Dajti nuk njihej madje thuhej se ai ishte njė student i Juridikut i devotshėm dhe kurrė nuk provokonte i pari konflikte.
Por tashmė i bindur brenda vetes se ishte i pafajshėm ai donte t’i mbushte mendjen edhe drejtėsisė por ajo sidoqoftė e dėnoi.
Madje policėt kishin siguruar disa fjalė tė Dajtit se nuk do tė binte mė i gjallė nė duart e policisė duke shtuar rrezikun pėr kapjen e tij.
Prej mė se gjashtė vjetėsh policia organizoi me dhjetėra operacione pėr kapjen e Dritan Dajtit pas informacioneve pėr vendndodhjen e tij, por asnjėherė nuk mundi ta mbėrthente atė.
Ata e dinin qė ai ishte i zgjuar kur bėhej fjalė pėr t’i shpėtuar mobilizimit tė policisė ndaj dhe oficerėt e kishin quajtur atė “dhelpra”.
Shumė herė policėt ishin tė sigurt se ai ndodhej jashtė shtetit, ndėrsa kohėt e fundit kishin mundur tė lokalizonin vendndodhjen e tij.
Ndėrkohė qė gjatė kėtyre gjashtė viteve qė ai ndodhej nė kėrkim, policia ishte lajmėruar disa herė pėr sasi tritoli tė vendosura sa nė banesėn e Dajtit dhe sa nė banesėn e familjes sė biznesmenit Beqir Beqja.
Por sėrish Dajti ishte i lirė.
I lirė deri nė mesditėn e sotme kur liria e tij do tė merrte fund falė njė plumbi qė e goditi atė nė gjymtyrė.
Por mė parė kishin vdekur katėr policė dhe miku i Dajtit.
Tashmė Dritan Dajti ndodhet nė duart e mjekėve tė cilėt po e mjekojnė pėr ta shpėtuar nga vdekja.
k.k/NOA
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Tomori : 09-08-09 nė 17:21
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė