Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Arabia Saudite e 58-ta ne radhe.
Dy mashtrues ballkanas dhe rezoluta pėr Kosovėn
Nga Mero Baze
Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha, dhe ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiē, janė vėnė nė garė kush tė lavdėrohet mė shumė me rezolutėn e Konferencės Islamike pėr Kosovėn. Ministri ynė, talenti i vetėm i tė cilit deri mė sot ėshtė patetizmi, gati sa na hutoi si magjistari Nadir, duke na thėnė se vendet islamike votuan njė rezolutė pėr njohjen e menjėhershme tė Kosovės. Pas kėsaj mendova se nė Beograd do tė kishte rėnė vėrtet zija. Po, ndėrsa po lexoja lajmet e B92, agjencisė mė serioze properėndimore serbe, pashė se njėsoj si Lulzim Basha, ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiē, e quante rezolutėn njė tjetėr fitore historike pėr Serbinė. (Arabia Saudite dėshton nė propozimin pėr pavarėsinė e Kosovės:
Source: B92.http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2009&mm=05&dd=24&nav_id=59349)
Sigurisht qė tė dy gėnjejnė, edhe Lulzim Basha, dhe Vuk Jeremiē. Konferenca Islamike natyrisht qė ka lėvizur nga pozicioni gati armiqėsor qė kishte ndaj njohjes sė shtetit tė Kosovės, por ėshtė ende shumė larg njohjes sė saj dhe ndoshta sdo arrihet kurrė njohja nė bllok. Ėshtė i dhimbshėm fakti qė Shqipėria ka paguar njė taksė tė rėndė duke qenė anėtare e kėsaj organizate, me arsyetimin se do tė na ndihmojė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nė tė vėrtetė ajo po bėhet pengesa e fundit pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Dhe Lulzim Basha me suksesin e Konferencės Islamike gėnjeu si zakonisht, jo vetėm shqiptarėt, por dhe Behxhet Pacollin, i cili, sa herė merr vesh ndonjė lajm se ndonjė vend do ta njohė Kosovėn, hap fjalė se ka punuar mė parė pėr kėtė njohje. Dhe nė kėtė rast Azerbajxhani, tek i cili ai kishte shumė besim, ishte sėrish kundėr dhe pengesė kryesore e rezolutės sė paraqitur.
Pak a shumė kėshtu i ndodhi dhe Lulzim Bashės. Pasi rezoluta nuk ishte ajo qė u nis, dhe pasi thelbi inkurajues i saj u zbeh, ministri ynė doli para kamerave shend e verė dhe dha lajmin se pritet njė valė e fortė njohjesh pėr Kosovėn. Shpresa e tij e vetme ėshtė qė ne ti llogarisim si bilanc tė tij shtetet myslimane qė mund ta njohin nė tė ardhmen Kosovėn. Ky banalitet i tij mė kujtoi natėn para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, rreth orės 1 tė natės duke u gdhirė 17 shkurti, kur Basha iu dėrgonte sms gazetarėve tė Tiranės nė Prishtinė duke u thėnė: Po i jap dorėn e fundit.
Ky protagonizėm qesharak me njė ēėshtje shumė serioze, siē ėshtė pavarėsia e Kosovės dhe njohja e saj nga Perėndimi dhe gjithė vendet e tjera, ėshtė thelbi i vėrtetė i kėtij manekini. Ata qė kanė njohur Kosovėn dhe ata qė do ta njohin, do ti marrin vendimet, jo duke pasur parasysh Lulzim Bashėn, por Kosovėn. Unė nuk di me ēfarė modeli e inkurajon Lulzim Basha njohjen e Kosovės nė botė, por deri mė sot ai thjesht shpresojmė mos tė ketė prishur punė me historitė e tij tė korrupsionit dhe vesin pėr tė gėnjyer pėr ēdo gjė.
I njėjtė si Basha dhe ministri serb, Jeremiē, mburret se ka arritur njė fitore nė Damask duke frenuar njohjen e Kosovės nga Konferenca Islamike. Njėsoj si Basha dhe ky delirant mendon se Kosova mund tė pengohet nga lobimi i tij personal. Pėr njė koincidencė shumė private, tė dy kėta njerėz, si Lulzim Basha, dhe Vuk Jeremiē, kanė njė shok tė pėrbashkėt serbo-boshnjak, Damir Fazlliēin. Jeremiē ka ndenjur me tė nė Londėr nė njė dhomė, ndėrsa Basha ka pasur deri biznese pėrmes kunatit tė tij. Sdi pse kėta dy mashtrues mė kujtojnė gjithmonė Fazlliēin, sidomos kur krekosen si gjelat mbi pleh.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|