Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Arabia Saudite e 58-ta ne radhe.
Konferenca Islamike aprovon nje rezolute per Kosoven qe, ne fakt, le akoma vend per shume pikepyetje. Ndryshe nga sa u paralajmerua , rezoluta e aprovuar nuk u ben apel vendeve te organizates per te njohur pamvaresine e Kosoves, nuk ka nje karakter detyrues, dhe nuk mund te cilesohet si nje hap drejt njohjes se Kosoves si shtet, per kete kjo rezolute perfaqeson nje dokument qe limitohet te promovoje bashkepunimin ekonomik per zhvillimin e zones. Sigurisht , ka pasur shume tentativa instrumentalizimi per rezoluten, duke i dhene mundesi te gjitheve te therrasin per fitore.
Dizinformimi dhe propaganda elektorale kane qene elementet karakterizues te mbledhjes se 36-te nderministrore te Puneve te Jashtme te vendeve te Organizates se Konferences Islamike (OIC), e dedikuar diskutimit dhe aprovimit te projektit te rezolutes mbi Kosoven . Ndryshe nga sa u paralajmerua , rezoluta nuk u ben apel vendeve anetare te njohin pamvaresine e Kosoves. Nje test fillestar i rezolutes eshte aprovuar rreth dates 12 maj 2009 nga ana e Komitetit te Larte te Konferences Islamike ne Jeddah te Arabise Saudite, ne te cilen pershendetej progresi i bere ne Kosove ne vitin e pare te pamvaresise, zgjerimi i funksiomit te EULEX ne te gjithe Kosoven, rikonfigurimi i UNMIK-ut , duke u bere nder te tjera apel vendeve anetare per njohjen e Kosoves, madje dhe zhvillimin e bashkepunimit shume-sektoresh per ekonomine kosovare.
Kjo leter e dokumentit ishte e perpunuar nga Shqiperia dhe e sponsorizuar pastaj nga Arabia Saudite , por nuk arriti te fitoje konsensusin prane komitetit te punes te perbera nga diplomatet qe perfaqesonin shtete te ndryshme. Pak ora nga mbarimi i konsultimeve me ministrin e jashtem serb ,Vuk Jeremic, ka deklaruar se projekti i rezolutes nuk eshte aprovuar nga Siria, Egjipti, Azerbaigian dhe disa shtete te tjera anetare te Konferences. "Arritem qe , per mes amendamenteve te propozuara nga shtetet alleate te Serbise brenda Organizates se Konferences Islamike , te hiqeshin nga rezoluta e OIC disa pika, sikurse riferimi ndaj njohjes se pamvaresise se Kosoves dhe perdorimi i emmrit shtet per Kosoven",ka deklaruar Jeremic. Nga fjalet e shefit te diplomacise serbe, duke cituar bisedat telefonike qe kishte pasur me vende alleate brenda vete Organizates, del qe, ne fak, rezoluta eshte ēnatyruar nga elementet e saja me te rendesishme, aq sa per tu percaktuar si e "refuzuar".
Kundershtimi ndaj nje riperpunimi te mundshem vijne nga deklararar e Ministrit te Jashtem Shqiptar, Lulzim Basha qe - ne fushate elektorale dhe ne mbrojtje te vetes - pergenjeshtron se rezoluta te kishte pesuar ndryshime sikurse pretendonin serbet, sipas ti arritem te eleminohej kerkesa per njohjen e Pamvaresise , duke afirmuar "aprovimin ne unanimitet te rezolutes" dhe qe "ishte bere nje hap i rendesishem perpara ne procesin e njohjes nderkombetare te Kosoves". Ne te vertete , sikurse deshmon dhe vete teksti i vete rezolutes te publikuar nga mediat kosovare , ne perfundim te mbledhjes se ministrave te jashtem eshte aprovuar nje dokument ne te cilin nenvizohej qe nga shpallja e pamvaresise me 17 shkurt 2008, Kosova ka bere progrese te dukshme per krijimin e institucioneve demokratike, duke krijuar kuadro ligjore dhe institucionale njehohesisht , duke kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe stabillitetit te rajonit . Konferenca Islamike, sidoqofte, permes "njohjes se progreseve te bera permes forcimit te demokracise ne Kosove", dhe "njohjes se rikonfigurimit te shpejte te misionit te Kombeve te Bashkuara dhe zgjerimit te EULEX-it". Nder te tjera "mirepret bashkepunimin e Kosoves me institucionet ekonomike dhe financiare te OIC, dhe fton komunitetin nderkombetar, te vazhdoje te kontribuoje ne promovimin e ekonomise se Kosoves". Ne fund rezoluta ka ngarkuar Sekretarin e Pergjithshem te OIC qe gjate mbledhjeve te ardhshme te ministrave te jashtem te Organizates te informoje ata mbi zhvillimet ne Kosove, duke bere qe Kosova te jete ne menyre te perhershme pjese e axhendes se diskutimeve.
Eshte e qarte qe ne asnje pjese te rezolutes nuk ka nje referim te Kosoves si Shtet, pamvaresisht nga propaganda dhe dizinformimi qe eshte bere , duke arritur te thuhet se rezoluta, konkretisht, nuk u pergjigjet atyre obiektivave per te cilat eshte perpunuar. E vetmja qe shpresonte ka qene Shqiperia, e perfaqesuar nga ministri i puneve te jashtme Lulzim Basha, prezenca e te cilit ka patur si "mision" qe te aprovohej nje rezolute per mbeshtetjen e Kosoves dhe te dialogut politik per te pershpejtuar procesin e njohjes se Shtetit te Pamvarur te Kosoves. Ne takimet e ndryshme me drejtuesit e OIC - nje nga keto me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Konferences Islamike , Ekmeleddin Ihsanoglu, dhee perfaqesuesit e delegacioneve te Turqise, Bahrain, Jemen, Marokut, Sirise, Filipineve, Libanit, Bangladeshit, Kazakhstanit, Egjiptit, Azerbaigianit, Burkino Faso e Irakut - Ministro Basha ka nenvijezuar vullnetin e pjeses shqiptare per te intensifikuar bashkepunimin ne te gjitha fushat me interesa reciproke, duke i dhene perparesi atij ekonomik dhe komercial. Basha, gjate nderhyrjes se tij, ka afirmuar qe Kosova eshte bere deshmitare e zhvillimeve thelbesore drejt progresit". "Ajo tashme eshte e lire dhe e pamvarur. Liria e saj ka krijuar nje klime te re qe rezaton paqe dhe stabilitet ne kete siguri, ne ekonomi, ne raportet nderetnike ne Kosove, por dhe ne te gjithe rajonin , ka thene Ministri i Jashtem Lulzim Basha. Nder te tjera, duke falenderuar Shtetet anetare te OIC qe tashme kane njohur Kosoven si nje shtet te pamvarur, Basha u ka bere thirrje Shteteve te tjera qe te marrin kete hap, sepse perveē qenies si akt solidariteti per popullin shqiptar , do te ishte nje kontribut per te forcuar paqen dhe stabilitetin ne rajon,qe do tu ofroje gjithe shteteve te Ballkanit prospektiva reale per zhvillimin dhe nje mireqenje te metejshme".
Fjale qe kane rene ne vesh te shurdhet , duke konsideruar se perveē nje apeli bashkepunimi, sidoqofte nuk eshte detyruese dhe per vendet anetare te Konferences, nuk ka ndodhur gje tjeter, gje qe njohjet e reja te Kosoves vazhdojne te jene akoma te ngrire prej shume kohesh. Prishtina, nga ana e saja , ka tentuar qe me ēdo menyre te merrte pjese ne Konferencen Islamike, por Siria nuk ka dashur te ftoje delegacionin Kosovar , sikur konfirmojne disa burime per Radion e Kosoves. Te njejtat burime thojne qe ministri i jashtem i Kosoves kishte bere nje kerkese per te qene pjese e delegacionin te Shqiperise , por dhe ne kete rast kane marre nje pergjigje negative, sikurse dhe perfundimi i konsultimeve.Ne fakt, ndersa Arabia Saudite ka hapur mbledhjen duke afermuar qe "ne emer te gjithe vellezerve myslyman ne bote ,Kosova duhet te njohet si Shtet", sapo kishin shprehur kondershtine e tyre Siria, Egjipti, Azerbaigiani, Indonezia dhe Irani. Ne ēdo menyre , perfundimi i arritur duket te kete qene "nje fitore"per te dyja palet:serbet kane konfirmuar qe diplomacia serbe ka triumfuar, fale aleateve te saj duke mos qene Serbia nje vend anetar i kesaj organizate, ndersa ne shqiptaret kemi treguar se ēeshtja kosovare na perket edhe neve , duke pare rezoluten si nje hap drejt mbydhjes se kundershtive nderkombetare per njohjen e Kosoves, e arritur falee "nderhyrjes vendimtare te Tiranes".
Ne vazhdim , ja tek eshte dhe teksti i plote i rezolutes N. 14/36-POL mbi gjenden ne Kosove.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|