Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-08-09, 16:55   #559
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Auditori gjen shkelje nė zyrėn e kryeministrit – qeveria i quan lėshime tė vogla

Nė zyrėn e kryeministrit pagat dhe mėditjet nė vitin 2008 nė krahasim me njė vit mė herėt ishin rritur 13,5 pėr qind. Arsyeja pėr kėtė mund tė jetė se nga 256 njerėz tė angazhuar nė zyrėn e kryeministrit nė vitin 2007, ishin punėsuar rreth 40 njerėz mė shumė nė 2008-ėn.

Kurse tė paktėn tri raste tė udhėtimeve zyrtare jashtė shtetit nga zyra e kryeministrit figurojnė si gjetje nė zyrėn e auditorit tė pėrgjithshėm qė nuk i kanė arsyetuar mjetet e shpenzuara. Sipas gjetjeve tė auditorit, mungojnė faturat e hotelit, tė aeroplanit dhe shumica e kėtyre shpenzimeve janė tė paqarta dhe me plot gabime. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me udhėzimet e Thesarit pėr shpenzimet e parave publike.

Por, tė gjitha kėto pėr zėdhėnėsin e qeverisė, Memli Krasniqi, janė lėshime tė vogla. Sipas tij, ky ėshtė njė raport pozitiv i vlerėsimit tė ZAGJ-it. Gjetje tė tjera nė kėtė raport janė se shpenzimet nė emėr tė reprezentacionit nga zyra e kryeministrit janė nėnshkruar nga shefi i kabinetit tė kryeministrit, i cili nuk ėshtė i autorizuar pėr kėtė punė.

Zyra e kryeministrit gjatė vitit 2008 nuk kishte mbajtur njė regjistėr tė qartė tė pasurive. Dhe, pasuritė e blera nuk janė regjistruar nė kontablin pėrkatės. Mjetet e parapara pėr subvencione dhe transfere nuk ishin shpenzuar mė shumė se 82 pėr qind e tyre.

Nga mė shumė se 1 milion e 400 mijė, janė shpenzuar pak mė shumė se 200 mijė euro. Zyra e kryeministrit ėshtė rekomanduar qė ta pėrvetėsojė sistemin e saj pėr menaxhimin e parave.
KTV

Zhduket dokumenti origjinal i Marrėveshjes sė Ohrit

Eshtė zhdukur dokumenti origjinal i nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit .Ekzistimi i tij ėshtė mohuar nga Arkivi shtetėror dhe nga kabineti i presidentit tė Maqedonisė.


Arkivi Shtetėror i Maqedonisė ka njoftuar se nuk i ėshtė dorėzuar dokumenti origjinal i Marrėveshjes, qė kishte qenė nė gjuhėn angleze. Sipas ligjeve pėr arkivim, Arkivi Shtetėror ėshtė kompetentė pėr t`u kujdesur pėr materiale shtetėrore.

Nė dokumentin original tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit ,e cila i dha fund konfliktit tė armatosur tė vitit 2001 nė Maqedoni, kanė qenė tė vendosura edhe nėnshkrimet origjinale tė ish kryetarit tė Maqedonisė, Boris Trajkovski, ish- liderit tė VMRO-DPMNE-sė dhe kryeministėr I mėparshėm , Lubēo Georgievski, dhe tė kryetarėve tė atėhershėm tė LSDM-sė Branko Cėrvenkovski, tė PPD-sė Imer Imeri dhe PDSH-sė Arbėn Xhaferi. Nė dokument, nėnshkrime si dėshmitarė zyrtar kishin vendosur edhe ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtar Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.
RTK

Ceremonia pėr 8-vjetorin e Marrėveshjes sė Ohrit. Nuk marrin pjesė krerėt e shtetit

Me rastin e tetė vjetorit tė firmosjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, nė Mavrovė Sekretariati pėr zbatimin e kėtij dokumenti organizoi njė pritje solemne, ku morėn pjesė njė numėr i madh tė ftuarish nga pushteti qendror dhe lokal, pėrfaqsues tė partive politike si dhe pėrfaqsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė vend. Por nė mesin e 600 tė ftuarve, munguan Presidenti i Maqedonisė, Gjorgje Ivanov, Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski. Ndėrkohė nga nėnshkruesit e kėtij dokumenti historik, mori pjesė vetėm lideri i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski. Nė kėtė pritje morėn pjesė edhe ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Filip Riker dhe ai i Bashkimit Evropian Ervan Fuere.

Tetė vjet mė parė me firmosjen e Marrėveshjes sė Ohrit, iu dha fund konfliktit tė armatosur tė vitit 2001 nė Maqedoni. Marrėveshja synonte tė ruante integritetin territorial tė vendit, tė pėrmbushte kėrkesat e shqiptarėve pėr vetėqeverisje vendore, si dhe tė kryente ndryshime kushtetuese dhe ligjore qė pėrcaktonin qartė tė drejtat e popujve qė jetojnė nė Maqedoni. Marrėveshja Kornizė pėr zgjidhjen e situatės politike dhe asaj tė sigurisė, u firmos nga ish Presidenti Boris Trajkovski, ish kryetari i VMRO-DPMNE-sė dhe ish Kryeministri Lubēo Georgievski, kryetari i LSDM-sė Branko Cėrvenkovski, kryetari i PPD-sė Imer Imeri dhe ai i PDSH-sė Arbėn Xhaferi. Dokumenti u nėnshkrua nga dėshmitarė zyrtarė si dhe nga pėrfaqsuesit e komunitetit ndėrkombėtar, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.
ALSAT
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė