Koha Ditore: Marrėveshje mes EULEX-it dhe Beogradit, pa Prishtinėn ? 
Misioni i EULEX-it dhe Ministria e Punėve tė Brendshme (MUP) tė Serbisė janė nė prag tė nėnshkrimit tė marrėveshjes lidhur me bashkėpunimin policor, nė tė cilėn nuk janė tė pėrfshira institucionet e Kosovės, shkruan sot e pėrditshmja Koha Ditore. Gazeta shkruan se protokolli, i cili vetėm sa pret tė nėnshkruhet, pėrmban rregullat rreth bashkėpunimit policor dhe kėmbimit tė informatave mė qėllim tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe atij ndėrkufitarė, si dhe aktiviteteve tjera ilegale.
Gazeta nė shkrimin e saj thekson se ky protokoll do ta rregullojė bashkėpunimin me EULEX-it dhe MPB tė Serbisė, nė harmoni me rezolutėn e 1244 dhe vendimin e Kėshillit tė ministrave tė Bashkimit Evropian, nga i cili buron edhe mandati i misionit EULEX.
Si dokument relevant pėr kėtė bashkėpunim nė protokoll pėrmendet edhe raporti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, i 24 nėntorit tė viti 2008, i cili evidenton dialogun me Beogradin nė gjashtė lėmenj: polici, dogana, drejtėsi, komunikacion dhe infrastrukturė, kufij dhe trashėgiminė serbe, shkruan Koha Ditore.
Pėrfaqėsuesit e EULEX-it nuk e kanė pėrjashtuar mundėsinė e nėnshkrimit, dhe, sipas theksimeve tė sė pėrditshmes Koha Ditore, kanė pėrkujtuar se EULEX ka disa autorizime tė caktuara pėr tė cilat nė fillim tė misionit ėshtė arritur ujdia.
Protokolli pėr bashkėpunimin e policor me Serbinė, sikundėr edhe ata qeė do tė nėnshkruhen me vendet tjera, kanė pėr qėllim lehtėsimin e kėmbimit tė informatave nė nivelin policor, ka deklaruar zėdhėnėsi i EULEX-it Kristofer Lamfalusi.
Ai ka shtuar se bashkėpunimi i tillė ėshtė i domosdoshėm sepse do ta lehtėsojė kėmbimin e informatave mes policive tė Kosovės dhe Serbisė, me tė cilin do tė pengohej qė kriminelėt dhe kryesit tjerė tė vrasjeve tė kalojnė nga njėri nė territorin tjetėr, duke iu shmangur kėshtu daljes pėrpara drejtėsisė.
Ndėrkohė, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka deklaruar se EULEX-i nuk ka mandat pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe se nuk ėshtė informuar lidhur me nėnshkrimin e marrėveshjes me MPB tė Serbisė.
RTK
Analistėt: EULEX nuk ka tė drejtė tė nėnshkruajė marrėveshje me shtete tjera
Pas shkrimeve se EULEX-i pritet tė nėnshkruajė marrėveshje bashkėpunimi policor me Serbinė, pa institucionet e Kosovės, Analisti Ramush Tahiri thotė se EULEX -i ėshtė mision monitorues dhe nuk ka tė drejtė tė nėnshkruajė marrėveshje tė tilla. Ndėrkaq, juristi Muhamet Kelmendi, thotė se nėnshkrimi i njė marrėveshje tė tillė do tė thotė shkelje e sovranitetit tė Kosovės.
EULEX -i nuk ka tė drejtė tė nėnshkruajė kurrfarė marrėveshje me shtete tė tjera nė emėr tė Kosovės. Kėshtu shprehet pėr Radion Blue Sky (RTK) analisti Ramush Tahiri pas paralajmėrimeve se EULEX do tė nėnshkruajė me Serbinė marrėveshje pėr bashkėpunim policor.
EULEX ėshtė mision monitorues dhe nuk ka tė drejtė tė nėnshkruajė marrėveshje me shtete tė tjera, thekson Ramush Tahiri. Sipas tij EULEX- i nuk duhet tė marrė rolin e UNMIK-ut, sepse ėshtė mision i cili ka ardhur me dėshirėn e institucioneve tė Kosovės.
Pala kosovare duhet tė jetė nėnshkruese gjithmonė. Jo ta zėvendėsojė UNMIK-un, sepse ėshtė mision i cili ka ardhur me dėshirėn e Kosovės", thotė Tahiri.
Juristi Muhamet Kelmendi, thotė se nėnshkrimi i njė marrėveshje tė tillė do tė thotė shkelje e sovranitetit tė Kosovės dhe sipas tij EULEX- i dhe asnjė mekanizėm tjetėr ndėrkombėtar nuk ka tė drejtė tė lidhė asnjė marrėveshje me shtete tjera.
Sipas profesor Kelmendit Qeveria e Kosovės duhet tė intervenojė nė mėnyrė urgjente qė marrėveshja mos tė nėnshkruhet.
Marrėveshje tė tilla ka bėrė edhe UNMIK-u, por skanė qenė tė suksesshme, sepse bėhet pa palėn kosovare. Pa marrė parasysh suksesin apo jo, Qeveria nuk duhet tė lejojė nėnshkrimin e njė marrėveshje, aq mė pak me Serbinė, e cila ėshtė pėrgjegjės pėr enklava dhe institucione paralele, thotė juristi Kelmendi.
Marrėveshja tė cilėn pritet ta nėnshkruajė EULEX-i, ka tė bėjė me bashkėpunimin policor me Serbinė. Protokolli nė fjalė synon bashkėpunimin policor dhe shkėmbimin e informatave me qėllim luftimin e krimit tė organizuar dhe krimit kufitar.
Ndėrkohė, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka deklaruar se EULEX-i nuk ka mandat pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe se nuk ėshtė informuar lidhur me nėnshkrimin e marrėveshjes me MPB tė Serbisė
RTK
Banorėt thonė se zona kufitare, ku shtrihet fshati Debellde, mbetet ende e pa shėnuar
Shėnimi i vijės kufitare mes Kosovės dhe Maqedonisė vazhdon tė mbetet proces i papėrfunduar, pėrkundėr deklarimeve javėn e kaluar tė zyrtarėve maqedonas se ėshtė zyrtarizuar vija e re e kufirit. Banorėt e Debelldesė sė Vitisė, shprehin shqetėsimet e tyre pas kėtyre deklarimeve, duke pohuar se nė kėtė zonė nuk figurojnė shtyllat qė pėrcaktojnė vijėn kufitare.
Procesi i demarkacionit tė kufirit, respektivisht shėnimi i vijės kufitare mes Kosovės dhe Maqedonisė, ėshtė dashur tė pėrfundojė mė sė largu deri nė muajin maj tė kėtij viti, por as 3 muaj pas kėtij afati, pėrfundimi i kėtij procesi nuk ėshtė definitiv, pėrkundėr deklarimeve tė zyrtarėve maqedonas se vija kufitare mes kėtyre dy vendeve ėshtė zyrtarizuar.
Zona kufitare e komunės sė Vitisė, ku shtrihet fshati Debellde, mbetet e pa shėnuar, pasi qė nuk figurojnė shtyllat qė pėrcaktojnė vijėn kufitare.
Pėrfaqėsuesi i fshatit Debellde, Zymri Ilazi, i cili ėshtė edhe anėtarė i komisionit pėr kufirin - nė cilėsinė e vėzhguesit - hedhė poshtė deklarimet e palės maqedonase se ka pėrfunduar shėnimi i kufirit nė tėrėsi.
Ndėrkohė, banorėt e kėtij fshati kufitar, shprehin shqetėsimet e tyre nė lidhje me zhvillimet e fundit. Pronat tė cilat iu cenohen atyre pėr 9 vite, vazhdojnė tė mbesin tė pashfrytėzuara.
Sali Abdullahu, banor i Debelldesė, thotė se ai personalisht ka qenė i bindur se sivjet banorėt do tė kenė mundėsinė qė ti punojnė tokat e tyre, mirėpo kjo gjė edhe kėtė vit nuk ndodhi. Kurse lidhur me deklarimet pėr pėrfundimin e kėtij procesi, ai shprehet se ėshtė njoftuar vetėm pėrmes mediave.
Si do qė tė jetė, anėtarėt e komisionit pėr kufirin tė Qeverisė sė Kosovės, kanė garantuar banorėt e Debelldesė se nuk do tė cenohen pronat e tyre dhe nė njė mėnyrė kanė mohuar tė ketė pėrfunduar shėnimi i vijės kufitare, pasi qė zyrtarizimi do tė aprovohej nė Parlamentin e Kosovės.
RTK
Jep dorėheqje drejtori i TKK, Arian Krasniqi reagon MKRS
Pėrmes njė komunikate pėr media Drejtori i Pėrgjithshėm i Teatrit Kombėtar tė Kosovės, Arian Krasniqi, ka njoftuar se jep dorėheqje tė parevokueshme pėr shkak tė, siē thuhet, ngushtimit tė hapėsirės pėr veprim tė mėtutjeshėm konform kompetencave qė jep Ligji pėr Teatėr dhe fillimit tė ndėrhyrjeve politike nė punėt e menaxhmentit tė TKK-sė. Ndėrkohė MKRS konsideron se akti i dorėheqjes sė Arian Krasniqi nga pozita e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės ėshtė njė veprim i nxituar.
Me anė tė kėsaj shkrese Ju njoftojmė se: pėr shkak tė ngushtimit tė hapėsirės pėr veprim tė mėtutjeshėm konform kompetencave qė jep Ligji pėr Teatėr, pėr shkak tė fillimit tė ndėrhyrjeve politike nė punėt e menaxhmentit tė TKK-sė, si dhe pėr shkak tė shtimit tė presionit burokratik tė zyrtarėve tė MKRS-sė, jap dorėheqje tė parevokueshme nga detyra e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė TKK-sė. Kjo dorėheqje hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit, thuhet nė shkresėn dėrguar opinionit, tė nėnshkruar nga Arian Krasniqi.
Ndėrkohė pėrmes njė komunikate pėr opinion, rreth kėsaj dorėheqjeje, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit thekson se ēmon dhe e vlerėson punėn, angazhimin dhe veprimin e deritashėm profesional tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės, z. Arian Krasniqi dhe, njėkohėsisht, shpreh keqardhje pėr aktin e dorėheqjes sė Tij. Nė kėtė kontekst, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit konsideron se akti i dorėheqjes sė z. Arian Krasniqi nga pozita e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės ėshtė njė veprim i nxituar dhe nė shpėrputhje me veprimet dhe pėrpjekjet e pėrbashkėta tė Ministrisė dhe tė menaxhmentit tė Teatrit pėr tė krijuar rend dhe rregull profesional nė institucionin e Teatrit Kombėtar tė Kosovės.
Nė komunikatė pasi theksohen njė varg hapash nė pėrkrahje materiale dhe morale ndaj Teatrit Kombėtar tė Kosovės (rritja e buxhetit 100 %, etj.), kjo ministri deklaron publikisht se me asnjė nga veprimet e veta nuk ka ndėrhyrė politikisht nė politikat e repertorit e as nė politikat menaxhuese tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Diskursi i komunikimit tė zyrtarėve tė Ministrisė me drejtuesit e Teatrit Kombėtar tė Kosovės ka qenė dhe do tė vazhdojė tė jetė diskurs i komunikimit zyrtar nė funksion tė mbėshtetjes sė punės, tė projekteve dhe tė ideve artistike. Qėndrimet burokratike nuk janė pjesė pėrbėrėse e komunikimit tė pėrgjithshėm zyrtar dhe, si tė tilla, nėse ekzistojnė individualisht, ato nuk mund tė identifikohen me qėndrimet, me veprimet e as me politikat e pėrgjithshme kulturore tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit.
Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit do ta shqyrtojė me seriozitet dorėheqjen e z. Arian Krasniqi dhe, nė pėrputhje me ligjin, nė njė afat kohor tė pėrshpejtuar, do tė ndėrmarrė veprimet dhe masat e nevojshme konkrete pėr tė mos lejuar vakum institucional nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, thuhet mes tjerash nė komunikatėn e MKRS.
RTK