Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-08-09, 23:56   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Marrėveshja e Ceno beg Kryeziut me Qeverinė jugosllave

Disa tė dhėna jo sa duhet tė njohura pėr opinionin tonė lexues, lidhur me studimin e historianit, Zhivko Avramovski tė titulluar: “Aksioni i Qeverisė jugosllave kundėr regjimit tė Zogut nė Shqipėri pėrmes Ceno Beg Kryeziut (1926/1927)”. Ky studimi i historianit Zhivko Avramovski ėshtė botuar pėr herė tė parė nė “Gjurmime Albanologjike II”, nė Prishtinė, nė vitin 1965.

Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit
Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur nė Gjakovė nga familja feudale e kryezinjve, qė i pėrkisnin fisit tė Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer nė Turqi, ndėrsa me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhėve tė Esat Pashė Toptanit, i cili pėr veprėn e tij tradhtare nė shėrbim tė Jugosllavisė vritet nė Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.
Nė kohėn derisa Esad Pashė Toptani kishte ndarė pėr vete Shqipėrinė e mesme, ndėrsa veriun ia premtonte Jugosllavisė, e jugun Greqisė, Ceno begu ishte kryetar i rrethit nė Krumė. Nė vitin 1918 emėrohet kryetar komune nė Gjakovė, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi qė serbėve iu kishte kryer shėrbime edhe gjatė kohės sė fundit tė sundimit turk. Me qėllim pėr tė pėrfituar favore politike, martohet me motrėn e Ahmet Zogut.
Nė kohėn e Revolucionit Demokratik tė Fan Nolit, nė qershor tė vitit 1924, Ceno begu sė bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerė si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafė Kaziu e tė tjerė, ikin nė Jugosllavi, ku kėrkojnė azil politik pėr njė kohė tė caktuar dhe ndihmė ushtarake, pėr t’u rikthyer sėrish nė Shqipėri.
Marrėveshja e Pashiqit me Zogun nė Beograd
Duke qenė nė pozitė inferiore, Ahmet Zogu gjatė qėndrimit nė Beograd, lidh njė marrėveshje me Nikolla Pashiqin. Tė gjitha pikat e kėsaj marrėveshjeje, tė lidhur nė gusht tė vitit 1924, ishin poshtėruese, fyese dhe diskredituese pėr kombin dhe shtetin shqiptar. Nė pikėn e parė tė marrėveshjes thuhet: Shqipėria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do ta njohė dinastinė e Karagjorgjeviqėve. Nė radhėt e xhandarmėrisė sė Shqipėrisė tė ketė edhe njė xhandarmėri serbe, ku do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė e tė tjerė. Qeveria jugosllave do ta mbante atė xhandarmėri me armė dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndėr tė tjera obligohet qė tė mos interesohej pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė vetė. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė