Titulli: Qeveria Hashimiane i zgjedh "Fotelet" , kurse EULEX-SERBI marveshjet..
Haradinaj: Prishtina tė vendosė juridiksionin e vet nė veri
Kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinė e Kosovės pėr mungesė plani pėr integrimin e veriut, duke thėnė se paralajmėrimi pėr nėnshkrimin e protokollit tė bashkėpunimit ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė ndodh pėr shkak tė mos vendosjes sė juridiksionit nė gjithė territorin e Kosovės nga ana e Prishtinės zyrtare.
"Pse ndodh marrėveshja, sepse Prishtina zyrtare nuk ka arritur me qenė prezente nė veri edhe gjithsesi pėr kėtė ka marrėveshje EULEX -Ministri e Brendshme e Serbisė. A duhet tė ndodhė kjo marrėveshje? Natyrisht qė jo. Nė Kosovė ėshtė e nevojshme qė Prishtina zyrtare tė vendosė juridiksionin e vet nė veri, nė mėnyrė qė tė mos ketė askush tjetėr, jo vetėm nevojė, por as argumente qė tė shkoj me marrėveshje tė tilla", ka thėnė Haradinaj.
Sipas kreut tė AAK-sė, paralajmėrimi i nėnshkrimit tė marrėveshjes ndėrmjet EULEX-it dhe Ministrisė sė Brendshme sė Serbisė ndodhė pėr shkak se Qeveria e Kosovės nuk ka plan pėr integrimin e veriut.
"Shpallja e pavarėsisė pa njė plan pėr veriun, mos harroni 17 shkurti 2008 nuk ka pasur njė plan pėr veriun, mė shumė ka pasur njė plan dekorativ, Kush sa do tė flas e ēka do tė thotė edhe prej asaj ditė pasojat janė tė njėpasnjėshme. Kam thėnė nė vazhdimėsi mė 4 prill po nė kėtė vend, qe kjo qeveri po i shkakton dėme vendit nė integritetin territorial dhe nė sovranitetin e vet ka thėnė ai.
Sa i pėrket mundėsisė qė institucionet tė mos lejojė nėnshkrimin e marrėveshjes pa pėlqimin e tyre, Haradinaj tha se udhėheqėsit e shtetit tė Kosovės do tė bėjnė folklorin e zakonshėm, si me rastin e 6 pikėshit. /rtv21
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|