Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-09, 18:36   #568
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kramer: BE-ja dėrgon burokratė nė Kosovė

Eksperti pėr Ballkanin nė Universitetin e Vjenės, Helmut Kramer, ka sugjeruar njė ribėrje tė strategjisė sė pėrgjithshme tė BE’sė pėr Kosovėn, pėrfshirė atė tė EULEX”it. Ai ka thėnė pėr Europėn e Lirė se strategjia e BE’sė pėr momentin ėshtė shumė kontradiktore.

REL: Zoti Kramer, bazuar nė njohjen tuaj, a mund t’i bėni njė pėrshkrim pėrmbledhės gjendjes aktuale nė Kosovė?

HELMUT KRAMER: Gjendja nė Kosovė vazhdon tė jetė e paqėndrueshme dhe kritike. Kjo vihet re mė sė shumti nė fushėn ekonomike e sociale, por edhe nė problemet me kriminalitetin. Pėrveē kėtyre, ka njė pakėnaqėsi tė thellė tė Qeverisė nė Prishtinė ndaj politikave tė fundit tė EULEX-it.

REL: Le tė mbetemi tek raportet Qeveri - EULEX. EULEX-i po pėrpiqet tė arrijė marrėveshje me Beogradin rreth bashkėpunimit policor, ēfarė ėshtė kundėrshtuar nga Qeveria, pasi nuk ėshtė pėrfshirė nė proces. A besoni se prania evropiane dhe BE-ja nė pėrgjithėsi kanė strategji tė qartė ndaj Kosovės?

HELMUT KRAMER: Jo, nuk mendoj se kanė. Politika e Bashkimit Evropian nė Kosovė ėshtė politikė reaguese ndaj atyre qė ndodhin dhe qė dominohet nga parimi i stabilitetit. Kjo do tė thotė qė BE-ja ėshtė e butė me Serbinė, ēfarė ėshtė shumė negative pėr Qeverinė nė Prishtinė.

REL: Nė kėto kushte, ēfarė duhet tė bėjė Qeveria e Kosovės dhe BE-ja qė tė ndryshojnė gjendjen?

HELMUT KRAMER: Prishtina zyrtare nuk ėshtė shumė aktive. Aty vazhdon tė sundojė politika bazuar nė idenė se kanė mbėshtetjen e plotė tė Shteteve tė Bashkuara. Klasa politike nė Kosovė ėshtė mė shumė e shqetėsuar pėr tė siguruar e forcuar zonat e pushtetit dhe ndikimit personal, sesa tė ndėrmarrė nisma aktive e konstruktive.

REL: Mbetemi tek mėnyra e qeverisjes nė Kosovė. Nė raportin tuaj tė pak kohėve mė parė thoni se korrupsioni ėshtė ndėr problemet kyēe. Sipas jush, nė ēfarė shkalle ėshtė i pėrhapur korrupsioni dhe ēfarė kėrcėnimi paraqet pėr demokracinė nė Kosovė?

HELMUT KRAMER: Korrupsioni ėshtė problem thuajse nė ēdo vend, pėrfshirė dhe vendet e zhvilluara. Do tė kujtoja kėtu rastin e Italisė. Nė Kosovė, korrupsioni po pengon klasėn drejtuese qė tė orientohet drejt qėllimeve tė pėrbashkėta tė shoqėrisė dhe tė vendit.
Ekzistojnė kėtu dhe disa ndikime nga tradita. Tek korrupsioni ndikon dhe mėnyra klanore e tė menduarit apo e zonave tė ndikimit. Ėshtė njė gjendje vėrtet katastrofike.

REL: Pėrcaktimi katastrofik ėshtė njė pėrcaktim i rėndė. A mund ta elaboroni mė konkretisht mendimin tuaj?

HELMUT KRAMER: Po. Tė zhvillosh njė vend si Kosova, qė cilėsohet si shtet i papėrfunduar, ku njė pjesė e territorit kontrollohet nga Serbia, ėshtė njė punė shumė e vėshtirė. Nėse shtojmė kėtu nivelin shumė tė ulėt tė zhvillimit ekonomik dhe perspektivėn po ashtu tė dobėt tė kėtij zhvillimi, situata bėhet mė e qartė. Ekziston nevoja pėr njė politikė realiste nga Qeveria, ēfarė nuk po ndodh nė realitet.

REL: A shihni ndonjė shpresė nė mesin e klasės politike nė Kosovė? A ka tė tillė qė do tė sillnin qasje tė re nė qeverisje dhe nė zhvillimin e vendit?

HELMUT KRAMER: Pėr fat tė keq, jam pesimist. Kėtu ndikon sė tepėrmi dhe strategjia e Bashkimit Evropian, e cila pėr momentin ėshtė shumė kontradiktore. Misioni i EULEX-it po pėrpiqet tė zhvillojė rendin dhe ligjin pa pranuar pavarėsinė e vendit. Ka dhe shumė elemente tė tjera qė e bėjnė pamjen tė zymtė.

REL: Sipas jush, a ka dėmtuar nė ndonjė mėnyrė prania ndėrkombėtare mėnyrėn se si ėshtė zhvilluar demokracia nė Kosovė pas vitit 1999?

HELMUT KRAMER: Nga njė anė kemi tė bėjmė me njė rast tė suksesshėm nė kuptimin qė janė ngritur institucionet politike tė pranuara nga popullsia dhe zgjedhjet janė mbajtur rregullisht. Megjithatė, mungon njė kulturė politike demokratike dhe aktive.

REL: Pėrmendėt se Kosova ėshtė shtet i papėrfunduar dhe i ndarė. Cilat janė gjasat qė Kosova tė shndėrrohet nė shtet unik?

HELMUT KRAMER: Mendoj se shpresat qė tė ndodhė njė gjė e tillė janė nė afat tė mesėm apo tė gjatė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė Qeveria serbe tė pranojė procesin nė Kosovė. Bashkimi Evropian ka mundėsi qė tė ushtrojė presion mbi Beogradin, pasi Serbia ėshtė shumė e interesuar tė anėtarėsohet nė BE. Kemi tė bėjmė me njė situatė tė vėshtirė, ku nga njė anė kemi pavarėsinė e Kosovės dhe nga ana tjetėr kemi humbjen e krenarisė serbe. Kėtu duhet thėnė se Beogradi ka pasur disa suksese nė raport me Kosovėn. Mbetet tė shpresojmė se Beogradi do tė zhvillojė njė politikė mė realiste dhe pragmatike nė raport me Kosovėn.

REL: A shihni ndonjė sinjal qė BE-ja po zhvillon politikė kushtėzuese ndaj Serbisė nė raport me qasjen e Beogradit ndaj Kosovės?

HELMUT KRAMER: Jo, nuk e kemi njė politikė tė tillė. Kjo nuk e ndihmon as Qeverinė nė Prishtinė, e cila sheh se ka marrėveshje sekrete mes Beogradit dhe BE-sė. Sė fundi, kemi pėrpjekje pėr marrėveshje nė fushėn e policisė, ēfarė ka rritur shqetėsimin e Prishtinės, pasi nuk janė informuar apo kėshilluar pėr njė gjė tė tillė. Nė raportin tonė tė para pak javėve themi se duhet tė ketė njė ribėrje tė strategjisė evropiane nė Kosovė, si ajo e EULEX-it, por dhe strategjia e pėrgjithshme e BE-sė.

REL: Pėrse nuk po ndodh njė gjė e tillė? A ėshtė shumė naive politika evropiane, me gjithė faktin qė prej dy dekadash ėshtė e pėrfshirė nė terren? A nuk ka nxjerrė BE-ja mėsime nga pėrvojat e shkuara, pėrfshirė dhe atė nė Bosnje?

HELMUT KRAMER: Besoj se ėshtė e trishtueshme. Kėtu do tė kujtoja shprehjen se me sa pak menēuri qeveris buldozeri. Diplomatėt dhe politikanėt pėrgjegjės janė shumė tė shkėputur nga realiteti nė Kosovė. Ata, madje, ende besojnė se po e sjellin Ballkanin Perėndimor drejt lirisė dhe demokracisė. Problemi ėshtė se ata nuk kanė njohuri pėr kulturat vendore apo historinė e rajonit. BE-ja po dėrgon nė terren njė klasė burokratėsh, qė janė nė pozitė tė privilegjuar atje, por qė nuk e kuptojnė pse janė atje dhe nuk e dinė se ēfarė po bėjnė.
Gazeta expres

Sulmohet mjeku nė QKUK, MSH dėnon sulmin

Ministria e Shėndetėsisė dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovės e kanė dėnuar ashpėr sulmin qė ka ndodhur tė mėrkurėn nė Klinikėn Interne tė QKUK-sė, ku internisti dr. Ibrahim Rrudhani, ėshtė sulmuar nė orar tė punės nga dy individė civilė, tė cilėt dyshohet se janė pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės.


Rasti ka ndodhur tė mėrkurėn nė mėngjes dhe nė kohėn kur mjeku i sulmuar ka qenė nė orar tė punės, ndėrsa QKUK i ka njoftuar pėr kėtė sulm organet e rendit, tė cilave u ėshtė kaluar rasti.

“Pėr Ministrinė e Shėndetėsisė, janė tė papranueshme rastet e kėrcėnimeve dhe sulmeve fizike ndaj personelit tė QKUK-sė dhe institucioneve tė tjera shėndetėsore nė vend”, thuhet nė reagim.

Ministria e Shėndetėsisė ka kėrkuar nga organet e rendit qė tė zbardhin kėtė rast dhe rastet e tjera, tė sulmeve ndaj mantelbardhėve, duke sjellė para drejtėsisė sulmuesit, ndėrkohė qė nga qytetarėt kėrkohet qė tė kenė mirėkuptim dhe respekt pėr punėn dhe dinjitetin e punėtorėve shėndetėsor, tė cilėt brenda kushteve dhe mundėsive qė kanė po ofrojnė shėrbime shėndetėsore pėr tė gjithė qytetarėt e vendit pa dallim.
Telegrafi

Izraeli i tėrbuar nga artikulli i gazetės Suedeze

Zyrtarė Izraelit dhe Suedez u pėrgjigjen me tėrbim tė mėrkurėn ndaj artikullit tė gazetės Suedeze Aftonbladet ku thuhej se Izraelitėt vrisnin Palestinezėt dhe merrnin organet e tyre pėr trafikim.


Ky artikull i publikuar nė tė pėrditshmen mė tė shitur nė Suedi paraqet lidhjen nė mes tė kėtyre tė akuzuarve dhe arrestimet e kohės sė fundit nė SHBA tė rabinjėve ēifut amerikan pėr trafikim ilegal tė organeve.

Me titullin "Djemtė na u morėn pėr organet e tyre," lajmi bėri bujė nė Izrael, ku disa komentues krahasonin kėto vrasje me ato pėr tė cilat akuzohen ēifutėt e Mesjetės nga tė Krishterėt pėr vrasjen e fėmijėve tė tyre nga ana e ēifutėve pėr gjak.

Shkrimtari i kėtij artikulli Donald Bostrom, u bazua nė dėshminė e Palestinezėve nė Bregun Pėrendimor dhe nė Gazė tė cilėt i identifikonte vetėm me emrat e tyre tė parė. Po ashtu citohet njė zėdhėnės ushtarak Izraelit i cili mohon akuzat duke thėnė se Palestinezėt e vrarė nga forcat Izraelite kalojnė nėpėr autopsi tė rregullta.

Bosrtom gjithashtu shkruan pėr mungesėn e organeve pėr transplantim nė Izrael dhe cekė fushatėn e vitit 1992 nga qeveria pėr rekrutimin e donorėve tė rinj.

"Dhe nė tė njėjtėn kohė sa zgjaste kjo fushatė djem tė rinj Palestinez zhdukeshin dhe ktheheshin pas disa ditėve nė fshatrat e tyre tė vdekur me trupat e tyre tė prerė e tė hapur," shkruan ai.

Zyra e jashtme Izraelite e quajti kėtė artikull racist dhe se mund tė nxiste krime urrejtjeje dhe se autoritetet duhej tė kujdeseshin pėr kėtė gjė.

Ndėrsa ambasada Suedeze e quajti artikullin si shokues dhe tė tmerrshėm si pėr Suedezėt ashtu edhe pėr qytetarėt izraelit." /forbes.com/
Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė